Arsyet pse duhet të kesh patjetër një mik Ujor, 9 tiparet pozitive

0
1462

Class, E MËRKURË, 3 SHKURT 2016

Të lindurit e Ujorit janë njerëz me personalitet të jashtëzakonshëm. Në krahasim me të gjitha shenjat e tjera të Zodiakut, Ujorët janë të bekuar me shumë tipare pozitive. Ata janë njerëz me përgjegjësi maksimale, ambiciozë, praktikë, të duruar dhe shumë më shumë se kaq.

Ujori është shenja e shpresës dhe e ëndrrave, e shoqërisë dhe e dëshirave. Të lindurit nën shenjën e Ujorit kanë tendencë të jenë humanitarë idealistë, që u interesojnë çështjet e mëdha, por ama janë të shkëputur nga marrëdhëniet e tyre personale. Sigurisht, Ujorët nuk janë perfektë, kanë edhe ata tipare negative si të gjithë njerëzit, por ato është e vështirë t’i dallosh.

Ujorët janë shumë miqësorë, por nëse thyen besimin apo i lëndon një herë, ata nuk të japin mundësi ta bësh për herë të dytë. Kokëfortësia dhe pesimizmi janë dy nga tiparet e tyre më të këqija, por, në të vërtetë, të gjithë janë nga pak kokëfortë dhe pesimistë në kohë të ndryshme, apo jo?

Këtu është një listë me cilësitë më të mira të Ujorit, që të bëjnë të kuptosh pse duhet ta kesh dhe ta mbash fort një mik të tillë.

Janë shumë ambiciozë

Ndonjëherë duket se Ujorët janë shumë të sigurt në vetvete, por kjo veçori nuk dëmton askënd, përkundrazi i ndihmon të gjithë ata që janë rrotull tyre. Ujorët kanë tendencë të arrijnë majat dhe çdo të pamundur e bëjnë të mundur për të arritur me çdo kusht qëllimin që i kanë vënë vetes. Ata përpiqen të përmirësojnë jetën e tyre dhe japin kontribute pozitive edhe për shoqërinë.

Janë punëtorë të lindur

Sa herë është fjala për një projekt të vështirë apo një problem të rëndësishëm financiar që të gjithë do t’i tmerronte, Ujorët janë gjithmonë të gatshëm për ta marrë përsipër dhe për ta arritur. Ata janë shumë punëtorë dhe nuk heqin dorë pa u përballur me çdo lloj vështirësie. Këmbëngulja e tyre e jashtëzakonshme është arma më e fortë kundër të gjitha problemeve.

Janë të matur

Ujorët kanë tendencë të gjenden shpesh në situata të pazakonta, por çdo gjë që bëjnë apo që thonë, e mendojnë dy herë. Të mendosh shumë nuk është cilësi e shëndetshme, por në këtë rast, Ujorët i ndihmon për të shmnagur situata të rrezikshme. Ujorët janë të kujdesshëm për të ruajtur stabilitetin në jetë. Marrja e vendimeve spontane nuk është për ta, sepse ata e dinë mjaft mirë se nuk shkojnë askund kështu. Ujori ka tendencë të gjendet në situata të pazakonta.

Janë të përgjegjshëm

Ujorët nuk i shmnagin kurrë përgjegjësitë dhe nuk kanë frikë të pranojnë se kanë gabuar. Ata i urrejnë premtimet boshe dhe nuk marrin përgjegjësi për diçka që nuk mund ta arrijnë. Në qoftë se të premtojnë diçka, mund të mbështetesh plotësisht në fjalën e tyre. Ujorët nuk i duan njerëzit që refuzojnë të marrin përgjegjësi. Kjo është edhe arsyeja pse ata kanë shumë pak miq rreth vetes. Por të zgjedhurit e tyre janë specialë.

Krenohen me aftësi të shkëlqyera drejtimi

Pavarësisht pesimizmit dhe drojës që kanë përgjithësisht në natyrën e tyre, Ujorët janë lider të lindur. Kur është fjala për punën, ata janë të angazhuar maksimalisht për të bërë gjithçka siç duhet dhe janë të gatshëm e këmbëngulës derisa të arrijnë qëllimin final. Ata kanë aftësi fantastike për të motivuar dhe frymëzuar të tjerët. Mos harro që Ujorët janë punëtorë të mëdhenj. A mund ta imagjinosh sa të suksesshëm janë?

Dinë të ruajnë kontrollin

Ujorët nuk janë impulsivë. Ata mund t’i kontrollojë ndjenjat dhe të respektojnë prioritetet e tyre. Ujorët kanë vullnet për të respektuar dietat, dinë të kursejë paratë dhe po ashtu i shprehin pikëpamjet e tyre në mënyrë miqësore edhe kur janë në kulmin e nervave. Për të qenë të sinqertë: sa prej nesh janë në gjendje ta kontrollojnë veten në situata të tilla?

Ndershmëria është përparësia e tyre

Gënjeshtrat e bardha nuk llogariten, apo jo? Përderisa shumica prej nesh thotë “po”, Ujorët thonë “jo”. Pa marrë parasysh sa e parëndësishme mund të jetë gënjeshtra, një Ujor nuk do të të falë kurrë për këtë. Ndonjëherë ndershmëria e tyre i kalon limitet, megjithatë prapë mbetet një nga tiparet pozitive të tyre.

Janë të duruar

Durimi është një tipar tjetër mjaft i rëndësishëm i Ujorit. Njerëzit e duruar kanë treguar se mund të arrijnë shumë gjëra në jetë. Ujorët kanë një filozofi ndryshe në lidhje me sfidat e jetës, ndaj në përgjithësi përpiqen të ndërtojnë marrëdhënie me njerëz të qetë. Paqja dhe qetësia janë dy gjërat që ata i kërkojnë gjatë gjithë kohës. Këto tipare i ndihmojnë ata për të arritur qëllimet afatgjata që i kanë vënë vetes.

Janë zemërmirë

Nuk është e lehtë për t’i zemëruar Ujorët. Ata janë zemërbutë. Mirësia është diçka që shumica e njerëzve nuk e kanë. Ujorët janë gjithmonë të gatshëm për të ndihmuar të tjerët dhe investojnë shumë nga koha e tyre e lirë edhe për shërbime vullnetare. Për fat të keq, njerëzit shpesh përfitojnë prej tyre, por kjo nuk do e ndryshon aspak mirësinë e lindur të Ujorëve.