Arsyet e moderimit dhe qasjes së shqiptarve ndaj feve

0
513

Bekteshi Urbano MeritaEuroEmigrant

Në Shqipëri njerezit arriten deri diku të moderojnë disa interpretime të parimeve të fesë islame me qendrime personale. Mendoj që rol të kosiderueshem në këtë pikë paten drejtuesit e shtetit shqiptar të koheve të hershme duke i dhanë perparesi problemeve kombetare dhe shtetformuese mbi ato sociale. Pas shtetareve kontribute dhanë edhe familjet e qyteteruara të qytetareve që shkolluan fëmijët e tyre jashtë shtetit. Së bashku me edukaten civile evropiane ata moren me vete në kthim edhe elemente të qyteterimit perendimor, të cilët i adaptuan me traditat e trasheguara në të, kulturen shqiptare, duke pranuar tendencen e shumices në aprovimin e modernizimit gradual të jetes në rangun ekonomiko – shoqeror. Kjo tendencë që promovohej nga njerez të studjuar, intelektuale që njihnin perendimin per motive pune, tregetie, apo dhe patriotë që kishin per zemer zhvillimin në kuadrin e forcimit e lidhjeve mes shqiptareve neper botë, kaloi gradualisht në plan të dytë ndasitë fetare.

Këto aresye moderuan edhe qasjen e shqiptareve ndaj feve.

Pushtimi turk la gjurme të forta në Shqipëri. Një nga këto gjurmë ishte feja islame. Ndersa qeveria e Erdoganit kerkon të hyjë në Evropë me teori dogmatike, që ia nenshtrojnë shtetin dhe institucionet, parimeve fetare! Pak gjë e ndan nga një republikë islamike, mjafton të shihet mënyra se si promovon shtetin Turk, nepermjet edukimit islamik edhe në Ballkan. Edukim i cili është larg qasjes së oksidentit. Evropa bashkon njerezit jo vetem në interesa ekonomike, por ajo funskionon edhe si bashkësi shpirtërore vlerash, psh altruizmi. Të kerkosh të modernizosh Kur’anin, është mision i pamundur !

Afrimi i teologeve të feve të ndryshme mund të afrojë qytetarët me anen e vlerave të perbashkëta. Pikërisht tek mesimet dhe menyra e interpretimit të librave fetare në kohen e sotme, qëndron aftësia e kontributit të perbashkët në perafrimin e banoreve të Ballkanit me Evropen oksidentale ! Kjo është vlera e papagueshme që Evropa dhe Ballkani do i transmetojnë njeri-tjetrit në bashkëjetesen social-ekonomike dhe kulturore, tekefundit njerezit nuk dalin nga librat dhe librat pa njerezit s’kanë pikë vlere! A është mision i pamundur? Nëse veprohet bashkarisht e pa brryla, është krejt i mundshem, sepse vullneti i shumicës së qytetareve është bashkëjetesa e pakomprometueshme.