ARSIMIMI I TË RRITURVE – KURSET KUNDËR ANALFABETIZMIT NË KOMUNËN E MEDVEGJËS, 1945-2000

0
272

Argjira Ukimeri

ARGJIRA (ARI) UKIMERI – MR.SC. PEDAGOGE
SHKURT, 2021
PRIZREN

HISTORIKU I SHKURTËR I HULUMTIMIT

1Medvegja – si pjesë e luginës shqiptare në pjesën veriore të Kosovës përfshin një territor prej 524.24 km. Në jugperëndim, Medvegja kufizohet me këto komuna: Dardana, Prishtina dhe Podujeva. Në veri me këto komuna; Prokuple dhe Bojnik. Ndërsa në lindje kufizohet me vijën ndarëse ujore mes lumit të Jabllanicës së Epërme dhe Shuman, si dhe me komunën e Lebanës. Jabllanica e Epërme, paraqet një bosht kryesor kurrizor, që në vete përmbledhe të gjitha hapësirat e kësaj komune, në të dy anët e burimit të skajshëm, duke filluar nga fshati Kikës e deri në Rukoc.

Kjo vijë hapësinore përfshin një gjatësi prej 84.5 Km/katror. Gjatë kësaj lugine, Medvegja ka lidhje rrugore dhe me këto qytete si: Leskocin (42 km), Prishtinën (63 km). Këto vija rrugore, datojnë që nga koha romake, që njihet me emrin Lissus – (Lezha – Sot qytet në Shqipëri). 2Medvegja, si komunë edhe në periudha të hershme të historisë ishte e banuar me njerëz.

Poashtu, pozita gjeografike e saj, dhe begatia natyrore e saj kishte një rëndësi të madhe ndër shekuj. 3Karakteristikë e Medvegjës ishte popullsia shumë etnike që jetonin në etapa të ndryshme kohore. Në të gjitha periudhat historike, dhe deri në luftërat serbo – turke (1877-1888), historia tregon që para-ardhësit tanë iliro-dardanët kanë jetuar në këto troje. Kjo nënkupton që shqiptarët çdo herë kanë qenë element dominues në këto pjesë.

1. Muharremi Ismail, “Shqiptarët nëpër shekuj”, fq. 9.
2. Po aty, fq 11.
3. Po aty, fq 12.

[ Shkarkoni punimin e plotë në PDF ]

[ Foto nga Komuna e Medvegjës në PDF ]