Arroganca e Kryetarit të ekzekutivit nën duartrokitjen e një Populli

0
816

Agustin Pllumbaj

Arroganca e Krytarit të ekzekutivit nën duartrokitjen e një Populli, që ka rënë në gjendje kome dhe mbahët në jetë më premtime artificiale nga Pushteti.

Kryeministrit tonë, i intereson që të shlyej mëkatet.

E dhimbshme për ata që humben jetën me 21 Janar, sepse ishin djem nënash, por e verteta është se, aty nuk i qoj buka e gojës dhe as halli, por i çoj Partia.
Siç flitet plot 100.000-on lekë, për personat që donin të rrezonin një Qeveri, e mirë apo e keqe ajo kishte pushtetin e dhën nga sovrani.

Çfarë mesazhi jep ky gjest i Kryeministrit aktual: Neser ose pasner, ata që cenojnë Pushtetin dhe Insitucionet do të shpërblehën nga subjekti Politik që vjen në Pushtet?!
Kryeministri kavaljer, që buxhetin e shtetit e ka kthyer si portofolin personal.

E rëndë për ata/o persona që shofin fëmijët e tyre duke vuajtur, sepse nuk kan asnjë mundësi financiare të kryejn një transplant, sepse Kryeministrit ndan bonus për militantat e Partisë.

E rëndë për ato familje që u është përmbytur shtëpia dhe shteti hesht, sepse Kryeministri nuk e don Shkodren.
E rëndë për ata persona që më shum veshtersi e sigurojnë bukën e gojës dhe Shteti i injoron, sepse Qeveria përkrah vetem simpatizantet.

Dhe më e rëndë për ata persona që i paguajnë taksat këti Shteti, sepse Deputetet duan të bëhën aksioner nëpër banka.
Ky popull që sot, për fat të keq gjendet nën depresion, taksohet, gjobitet dhe varfërohet çdo ditë që të pasurohen Ministra, Deputet, Drejtora etj. etj.

Seicili Minister, Deputet apo Drejtor, postin drejtues e kanë kthyer në Monarki apsolute duke punsuar far e fisin e tyre dhe jo, sipas meritokracis.
Ky mandat i Rilindjes u bë një makth për të varfërit, sepse nuk ju la asnjë shpres për të jetuar.

Ndoshta kjo Qeverisje, do të mbahët mend si një gjobitëse e një Nëne, në tortuarin e Tiranës, sepse shiste dy patate.
Kjo Qeverisje, do të mbahët mend që futi në burg një Baba, që lidhi dritat për ti dhën djalit oksigjen.
Kjo Qeverisje, do të mbahët mend si Qeveria e teritolit ku nëpër rrugët e Qyteteve, shikojë shpërthime makinash më teritol si në Filma aksion.

Ndoshta kjo Qeverisje, do të mbahët mend si një Qeverisje, që e lulzoj Shqipërin me Kanabis dhe e bëri si Kolumbin.
Zhgënjimi bëhët edhe më i rëndë, kur në këtë Rilindje , shpresonin edhe ata persona që e votonin për herë të parë këtë subjekt Politik.
A ishte kjo Rilindja që një-milion Shqipëtar e votuan ?
Populli Shqipëtar, sot, duhet të mëndoj mirë për seicilin Politikan dhe subjekt Politik, përpara se ti japë votën.
Në këtë Botë, askush nuk është më i mir dhe i pa zevendësueshem.

Nëse Shqipëria ka pasur p.sh.b 1000-jë, familje të varfëra, kjo Qeverisja e ka trefishuar shifren.

Nuk po e shkruaj këtë status nga që unë, aderoj në një subjekt Politik, jo apsulutisht jo, sepse as nga ai subjekt nuk kam qën aspak i kenaqur në llojin e politikberjes. Koha ka treguar se, në Shqipëri nuk është punuar dhe as menduar për këtë vend nga asnjëra palë.
Jam shum i sigurt ashtu siq janë me qindra Shqipëtar, se kjo Rilindje, ka luftuar vetem peshqit dhe jo peshkaqenët që notojnë në insitucionet më të larta të Shtetit.

Shqipëtar, mos mendoni ta rrezoni Shtetin me thyrje xhamash, me prishje të rendit publik dhe as me shëmbje bunkjerash.
Kushtetuta e Shqipëris, ju ka dhënë një të drejtë ligjitime që të zgjedhni më të mirin e mundshem më anë të votës tuaj, të lir dhe demokratike, pa asnjë ndikim.

Kontriboni më votën tuaj, që Shqipëria të bëhët të paktën si Shtetet e Ballkanik, sepse si Europa dihet që jemi shumë larg.
Kontriboni me votën tuaj, që shqipëria të bëhët një vend që siguron stabilitet për një shoqëri më të drejta të barabarta.
Plot 25 vite duke besuar, por besimi i juaj, është keqpërdorur nga të gjitha subjektet Politike në Shqipëri.

Shqipëtar, ata që i provuat disa herë mos mendoni që do të ndryshojnë. Ndryshimi i tyre zgjat vetëm 6 muaj, para zgjedhjeve elektorale.
Në pefundim:

Qershori po vjen dhe ndryshimi duhët të vinë po nga ju.
Votoni më të mirin !

Dhashtë Zoti, e del një burrë Shteti që e don Shqipërin dhe Shqipëtarët !

A.P