NGA KALOSH ҪELIKU
(Rrufjani im me dosje policore
kishte qenë Honxhobonxho)
Miku im, Poet. Rilindas, shqiptar
Siç, thotë: Edhe Ai vetë, në Roman:
Herët, në Komunizëm. Cenzurë
I shkruante në Libër: “Letra Lirisë”.
E përndoqën. E thyen te “Rënja e lirë”
E shanë. E vranë. E shtrinë në spital:
I shkruan pizi erotike në vënd Lirisë.
Mezi doli gjall nga “Gjëmat e Gjëmisë”
Dhe, erdhi gjysëm i vdekur, në shtëpi.
E ndiqte Zonja Vdekje. Dosja Letrare
Izolimi. E shpallën të sëmurë psiqik
Ҫmendur. Paranoik. “Armik” i shtetit.
Miku im, që i shkruante “Letra Lirisë”
Trembeshte, nga Unë: Mos jam spiun?!
Frikë, që: Unë Sot, nuk trembem nga Ai
Mos, vall është rrufjan i “Pazarit Grave”?!
Shkaku, se: Vetë “Pazari i Grave”, Dosje
E shpalli të sëmurë psiqik. Dhe, i çmendur.
Rrufjani im, kishte qenë: Honxhobonxho…
(Kalemxhiu kundër meje
doli edhe me pizi erotike)
Kalemxhiu, spiun. Moti ndaj Meje
Përveç denoncimeve, doli me pizi:
Dyluftim, si Sanço Panço shqiptar
Pas DoktorZiut, hipur mbi gomar.
Kohë, kur e nxorra Lapsin me dy tyta
Tymeflakë. Zjarr, e shkrepa në gazetë:
Kalemxhiun e futa “patriot”, në Libër…
(Shpallja e Honxhobonxhos
rrufjan edhe në gazetë)
Policia Letrare, pas disa viteve. Liri
“Demokraci”. Dhe, sallmadi shteti:
Pasi e kishte shtrydhur si limonin:
Vite e vite në Vetëshërbim. Shkup
E shpalli rrufjan Honxhobonxhon.
Metodë e vjetër policore. Sekrete
Grep peshkatarësh me një krimb.
Për t’i kapur “peshqit e mëdhenj”
“Armiqtë” e Shtetit të “përbashkët”.
Gjithë “armiqtë e rrezikshëm”, Dje:
Iknin. Trembeshin. Shtrigani Allahut!
I cili i ndiqte pas shpine. Rrugë. Hije
Tavernë. Tek “Parku i Grave”. Libra.
Policia Letrare, vetë e shpalli spiun
Honxhobonxhon. E hudhi grepin:
E martoi rrufjanin me ferexhezezën
Xhadinë. Sot, ta fsheh nga populli.
Dhe, e dini kush ishte spiuni im
Rrufjani, Sot, “Patrioti kuqezi?!…
(Imzot, Gratë e mia besnike
tek Unë kishin parë priftin)
Herët, që në rini. Katund. Kërçovë
E më vonë, edhe në Shkup. Kala:
Me flokë të gjata. Mjekër të zezë
Gunëzezën deri në fund këmbëve.
Cucat azgane, Gratë e mia besnike
Besim kishin te Unë. Rrëfeheshin
Në Altar: Njëra pas tjetrës. Radhë.
I shpëtoja nga depresioni. Vetëvrasja
Rreziku, që i ndiqte në Jetë. Rrugë.
Imzot, Gratë e mia besnike. azganet
Përçudi, te Unë kishin parë Priftin?!…
(Sonte pas politikanëve
e mora vaksinën B.)
Padashtatas, mbeta vonë në Tavernë
Me rakinë e rrushit. Dhe, Birrë Rrapi.
Papritmas, erdhën disa kalimtarë rasti
Matanë, karshi meje e shtruan me meze:
Raki rrushi. Dashuri. Biseda politike.
Mbarëprapë. Biseda dalldisi, mori fushën
Me raki rrushi. Nacionalizëm serbomadh;
Mysafiri, dikur nxori një nështetësi serbe
Ia dorëzoi mikut. Nikoqirit, “maqedonas”.
Unë, matanë tavolinës pija birrë Rrapi
Dhe, e prisja kamarieri ta bëj pagasën.
Dikur, kamrieri erdhi, dhe dola në rrugë
Borë e madhe, jashtë biente flokë – flokë.
Thashë, me vete: E mora, vaksinën B.
Sonte, kundra Koronavirusit. “Armik”…
(Dy metra larg rri Sot
me Gruan besnike)
Vështirë sot, lind: Edhe, Poezia
Më zi, se në sistemin komunist:
Ehu! Mos dil në rrugë, pa maska!
Duart laj me sapun. Dy metra, rri
Larg, dhe me Gruan tënde besnike!
Vështirë, Sot lindë: Edhe, Poezia
Porosi Qeveritare. Nateditë masa:
Mos dil në rrugë! Duart laj me sapun!
Dy metra larg, rri me Gruan besnike!…
(Arratisja ime Poetike
në Baba Tomorr)
Ika, Dje nga Shtëpia e Babait
U arratisa, në Tyrbe. Shkup.
I porosita Dy qe, ta lëroj arën
Dhe, një kalë shale pri para.
Përçydi, lindi poezia erotike
Sot, Unë i lëroj: Edhe, malet.
Dikur, edhe një birrë Rrapi
Rrëfehem para Babashehut:
Pastroj Veten, nga mëkatet.
Mal i Perëndive. Baba Tomorr:
Vera, ku pihet me Dy shtamba
Pasmesnate, Tyrbe: lindë Poezia
Dhe, bëhet dashuri me Hënën…
Shkup, 15 janar 2021