Dossier – 3 Maj 2018
Autorët e këtyre veprave, megjithëse nga njëra anë vënë në dukje sulltanët dhe komandantët turq si figura që kanë luajtur rolin vendimtar në zhvillimin e ngjarjeve, nga ana tjetër duke shkruar në bazë të kujtimeve të veta ose të tregimeve të atyre që i kanë jetuar ngjarjet, zgjerojnë rrethin shoqërorë të pjesëmarrësve në këto ngjarje dhe japin njoftime shumë të sakta edhe për heroin kombëtar të shqiptarëve Skënderbeun, po edhe për masat popullore shqiptare.
Nga Ilmi VELIU
Veprat e kronistëve dhe historianëve të hershëm osmanë, ndonëse janë shkruar nga autorë që në shumicën e tyre ishin historiografë zyrtar e që mbanin një pozitë armiqësore ndaj shqiptarëve, jemi të detyruar të pranojmë se në shumë drejtime ata na japin të dhëna me një vlerë shumë të madhe sa i përket Skënderbeut, Kastriotëve dhe origjinës së tyre shqiptare, të cilat te dhëna nuk i hasim në burimet e autorëve tjerë jo osmanë.
Autorët e këtyre veprave, megjithëse nga njëra anë vënë në dukje sulltanët dhe komandantët turq si figura që kanë luajtur rolin vendimtar në zhvillimin e ngjarjeve, nga ana tjetër duke shkruar në bazë të kujtimeve të veta ose të tregimeve të atyre që i kanë jetuar ngjarjet, zgjerojnë rrethin shoqërorë të pjesëmarrësve në këto ngjarje dhe japin njoftime shumë të sakta edhe për heroin kombëtar të shqiptarëve Skënderbeun, po edhe për masat popullore shqiptare…