Arka prej Abanozi

0
687
A - ilustrim nga Dea Halimi

Ilustrimi Dea Halimi

Dea Halimi
Dea Halimi

Dea Halimi

Nga libri “Yjtë farfuritës” tregimi i parë, kushtuar shkronjës A.

Dea, me t’u zgjuar nga gjumi, iku në kuzhinë, ku e ëma përgatiste kafjallin.
– Mami, dua një arkë nga abanozi, – foli ende e përgjumur.
– Ti e ke një arkë, zemër, – i tha e ëma.
– Ajo nuk është nga druri i çmuar i abanozit.
– Nga e di ti se abanozi është dru i çmuar.
– Kam lexuar për drurin e abanozit. Ai është dru nga vendet e nxehta, dru i çmueshëm, i rëndë e i fortë, zakonisht me ngjyrë të zezë, i cili përdoret për orendi, për vegla muzikore e për punime artistike.
– Ka dhe abanoz të kuq, – e ndërpreu e ëma.
– Po, ka. Dhe unë dua pikërisht një arkë me ngjyrë të kuqe dhe me kapak të zi, – tha Dea.
– Mirë e dashur. Pasdite do të shkojmë në dyqanin e orendive dhe do të blejmë për ty një arkë prej abanozi.
Dea e lumtur, piu një gotë me qumësht e iku në dhomën e vet. Hapi librat dhe fletoret dhe u mor me detyrat me të cilat i kishte ngarkuar mësuesja.
Nuk vonoi dhe nga qyteti u kthye babai. Në dorë mbante arkën prej abanozi, me ngjyrë të kuqe dhe me kapak të zi. Dea doli nga dhoma e vet e buzëqeshur.
– Oh, babi, kaq mirë i lexon dëshirat e mia. Unë dhe mami pak më parë po bisedonim për një arkë të këtillë.
Babai ia afroi arkën prej abanozit dhe e mori në parzëm. Ajo e përqafoi me ngrohtësi.