Arka e gjyshit – poezi nga Fatmire Duraku

0
690
Fatmire Duraku

Fatmire Duraku

Trioleta

Rraqet e fëmijërisë palë në arkë
Abetarja, një kukull e një fletore
Të gjitha t`mbështjella me sharkë
Rraqet e fëmijërisë palë në arkë

Ja krejt në fund është një markë
qëndis kujdesshëm një punëdore
Rraqet e fëmijërisë palë në arkë
Abetarja, një kukull e një fletore

2
Në kapak është gdhendur një zog
Me dorën plot dej të gjyshit plak
Ajo dorë që lidhte kalin nën shtog
Në kapak është gdhendur një zog

Vura rraqet s`zbrita kurrë në log
Ia kujtoja gishtat gjyshit tërë gjak
Në kapak është gdhendur një zog
Me dorën plot dej të gjyshit plak

3
Kjo arkëz prej arre e drurit të zi
Do të jetë këtu pa mua dhe pa ty
Bija jote ta trashëgoi me dashuri
Kjo arkëz prej arre e drurit të zi

Ca lot më rrëshqitën faqes si shi
Ende ta shoh hijen nga punon aty
Kjo arkëz prej arre e drurit të zi
Do të jetë këtu pa mua dhe pa ty