ARBANA XHARRA SI PRIFTËRESHË…

0
412
Arbana Xharra

(Edhe pse dy djemtë i ka bërë synet)

Arben Çokaj
Arben Çokaj

Arben Çokaj

Tragjedia më e madhe shqiptare ishte pushtimi osman dhe islamizimi. Pa asnjë dyshim kjo. Por sot jetojmë në një kohë tjetër. Ajo që ka ndodhur, sado urrejtje të na ngjallë, nuk zhbëhet më!

Komunizmi bëri mirë që e hoqi islamin, edhe ortodoksizmin, por jo edhe fenë katolike. Pra, sipas mendimit më të avancuar intelektual shqiptar, komunizmi duhej ta kishte fenë e tij, atë katolike. Kështu do të donin katolikët dhe pro-katolikët shqiptarë. Por realisht, a ishte e mundur kjo?! JO!

Prandaj, komunizmi e hoqi fenë, edhe atë katolike. Katolikët e kundërshtuan dhe fatkeqësisht, u persekutuan.

Me ardhjen e demokracisë në Shqipëri, feja u la e lirë si e drejtë themelore, Giorgo nuk mundet me ndejtë pa kishën e tij, dhe një ndjenjë e brendshme e tij narciste, i thotë se feja katolike është kombi. Jo, nuk është. Kombi shqiptar sot ka minimalisht 3 fe kryesore ku dominon islami. Edhe diplomacia amerikane e izraelite shpesh na quajnë ne “komb musliman”, mu për këtë. Kjo na ka futur keq në komplekse ne shqiptarët, aq sa nuk e duam lëkurën tonë. Se shumica e shqiptarëve është muslimane. Por a duhet të ndryshojë kjo me kohën?! Patjetër. Ne duhet të ecim me kohën…

Zhvillimi i shoqërisë sonë, afrimi dhe integrimi Europian do të ndikojë gradualisht edhe në perceptimin e shqiptarëve për fetë e ndryshme. Do të largohemi nga fetë gradualisht, ashtu siç kanë bërë edhe kombet europiane. Ajo që shqiptarët nuk kuptojnë ende, e më e keqja edhe disa që mbahen për intelektualë është se europianët u mërzitën me fenë e tyre, katolike e protestante, jo edhe aq me islamin, siç jemi të mërzitur ne me të drejtë. Europianët pra, u mërzitën me fenë e Giorgos, ndërsa Giorgo e disa katolikë të tjerë e unisojnë fenë e tyre me kombin. Kjo nuk dmth. se europianët u mërzitën me fenë e krishterë, e po duan islamin. Jo. Ata u mërzitën me dominimin fetar, që i la në prapambetje!

Feja nuk ka qenë kurrë kombi shqiptar. Por ajo që i bën shqiptarët të besojnë dhe këtu kemi një gabim të madh, është se ngaqë feja katolike e ruajti gjuhën dhe etninë më mirë gjatë pushtimit osman, këta e ngatërrojnë fenë me kombin. Por edhe ngaqë sot vendet e krishtera janë mē të zhvilluara se vendet muslimane, disa shqiptarë, shpesh edhe intelektualë kujtojnë se ky zhvillim i dedikohet fesë. Gabim. Nisur nga kjo, disa katolikë bëjnë thirrje, t’i kthehemi fesë së të parëve… Nga të dhënat historike, sipas historianes patriote Elena Kocaqi, del në pah se shqiptarët para pushtimit osman, ishin më shumë ortodoksë, se katolikë… Atëherë ne, si t’ia bëjmë?!

Largimi i vendeve Europiane nga feja e tyre, largimi i fesë nga shteti e pushteti, solli zhvillim në vendet e Perëndimit, e jo feja. Feja ua kishte sjellë more në majë të hundës këtyre vendeve dhe e mbajti Europën nē prapambetje e diktaturë për 15 shekuj të paktën. Dhe europianët u persekutuan prej fesë së tyre, katolikë e protestantë, e jo prej islamit. Prandaj u ngritën dhe e larguan, e distancuan nga shteti e pushteti. Nëse i referohemi histiorisë “Fantazmnat e Gojës“, e shohim se si pushteti fetar i masakroi dhe i rrënoi njerëzit në Spanjë, më keq se komunizmi në Shqipëri:

Kurse ne shqiptarët e shohim ndryshe këtë punë. Disa mendojnë se vendet e perëndimit u zhvilluan se ishin të krishtera. Kjo nuk është plotësisht e vërtetë. Vendet e Perëndimit u zhvilluan kryesisht sepse e larguan fenë dhe u dhanë më shumë pas shkollimit e dijes. Këtë duhet të bëjmë edhe ne.

Në kushtet e sotme, kur feja është e lirë e për rrjedhojë edhe islami i lirë tek ne e më gjerë, ne si shoqëri nuk duhet të futemi në një spirale të padobishme të diskutimit fetar: cila fe është më e mira për ne, se për Ejllon e Giorgon del katolicizmi, por duhet të përpiqemi ta shmangim diskursin fetar, se do të harxhojmë shumë energji, e në fund do bējmë një vrimë, vërrë në ujë. Këtë e kuptuan mjaft mirë në kohën e tyre Rilindasit tanë…

Një besimtari fetar nuk mundesh t’ia mbushësh mendjen lehtë, se feja e tij është më e keqe se feja e tjetrit. Sepse besimtari është i verbër. Edhe pse gjatë pushtimit osman, feja katolike pati një rol më të madh në ruajtjen e gjuhës dhe tradhëgimisë kulturore shqiptare.

Por nëse ne dikur kishim disa prifta, që mbrojtën vlerat tona kombëtare, kjo ishte për shkak të kërcënimit shfarosës të pushtimit osman. Sot mund të thuhet se ato ishin mundësitë në atë kohë dhe nderim e respekt për ata prifta e patriota të tjerë, që sakrifikuan dhe i mbajtën e ruajtën vlerat tona. Por sot mund të thuhet, sa keq që kishim vetëm ato prifta, e jo një plejadë intelektualësh të tjerë, ashtu si kombet e tjera. Nuk sheh askund në vendet e Europës një referencë kaq tëē madhe për priftat, si burra të kombit, sa tek ne. Pasi dihet se priftat bëjnë kisha, por jo shtet.

Kishim ato prifta se nuk kishim të tjerë! Sepse turku nuk na lejoi të kishim shkollën shqipe, pse thua vallë? Nuk na e njohu etninë shqipe, pse thua vallë? Na ndau territorialisht në 4 vilajete, pse thua vallë? Dhe më pas, na ndau edhe sipas fesë, pse thua vallë?! Për të na shkatërruar dhe na shkatërroi, e priftat nuk mundën të bënin më shumë. Prandaj ne nuk duhet ta shkatërrojmë veten me diskutime fetare!

Këtë duhet ta kuptojë edhe Arbana Xharra e gazetarë dhe intelektualë të tjerë! Se në atë kohë na mbajtën priftat, dhe nderim e respekt për ta! Por kjo nuk mjaftoi dhe ne humbëm shumë si komb. Por ne nuk duhet të vazhdojmë të humbim se. Duhet të ecim me kohën dhe të mos mbesim te priftat gjithë jetën. Duhet të avancojmë! Shkollim e dije! Kjo duhet të jetë motoja jonë, jo feja e diskursi fetar, se na çon në një drejtim të gabuar, në drejtim irracional, jo produktiv dhe jo koherent.

Universiteti i Harvardit në kohën kur ne ishim të pushtuar nga turku dhe identitetin tonë e mbrojtën priftat katolikë më shumë se tjerët, u krijua si universitet fetar, biblen e kishte në themel të tij. Por ashtu ishte koha. Dhe më pas koha ndryshoi. Harvardi u bë universitet publik laik, jo fetar, ku studiohet shkenca aty, më shumë se feja. Sot është universitet liberal, e jo konservativ. Edhe ne kështu duhet të ecim me hapin e kohës dhe të mos mbesim si mushka në llaç.

Duhet të shkëputemi psikologjikisht dhe intelektualisht prej fesë. Dhe kjo kërkon njohje e dije, ndryshe nuk mund ta bëjmë këtë. Sepse kur një gazetare e nderuar dhe e avancuar si Arbana Xharra ka mbetur e kapur pas neurozave fetare, kjo pra është tregues i prapambatjes sonë. Se nuk është vetëm Arbana. Ka edhe gazetarë të tjerë të shquar, që llokoçiten në ato baltëra të fesë gjithë kohën, pa mundur të dalin në sipërfaqe!

Arbana sillet si priftëreshë, në një përpjekje të pavetëdijshme fetare. Nga njëra anë kritikon islamin, gjë që e ngre lart figurën e intelektin e saj, por nga ana tjetër, duket se këtë nuk e bën për llogari të shkollimit e dijes, por për llogari të favorizimit të fesë tjetër, krishtërimit. E në anën tjetër, u pret rrushat dy djemve të saj?! Pra, një sjellje komplet irracionale.

Nga pikëpamja fetare si filozofi, krishtërimi është feja më e mirë ndër 3 fetë monoteiste. Këtë e thotë edhe Dr. Freud (Frojdi) në librin e tij “Moisiu dhe feja monoteiste”. Por më lart si koncept intelektual, duke filluar me Frojdin e duke ardhur në ditët tona, është largimi komplet nga feja! Pra, lënia e fesë në mjerimin e vet.

Ne mund të kemi referenca historike se ashtu ishte koha, por nuk duhet t’i masaktojmë me fe fëmijët e sotëm si Arbana, e cila u detyrua nga presione të ndryshme, t’ua priste rrushat dy djemve të saj, dhe vazhdon ende të merret me kritikat fetare, pa qenë në gjendje të dalë nga ky diskurs fetar dhe ta shohë fenë si një fenomen historik, që ka edhe sot ndikimin e vet, por që terreni fetar është duke pësuar humbje të vazhdueshme, me rritjen e intelektit dhe vetëdijes.

Ta lëmë fenë të shkojë në rënie të lirë edhe ne shqiptarët, do të ishte më mirë për ne si shoqëri. Edhe pse kjo do të marrë kohën e vet! Sepse jemi një shoqëri e prapambetur dhe në zhvillim, ku besimi i njerëzve te feja është ende i madh. Të mbjellim dritë!

Shkrimi u shkrua si reagim për këtë shkrim të gazetares Arbana Xharra:
https://revistadrini.info/arbana-xharra-ci-mbetet-tjeter-zojes-se-shkodres/