Arbana Xharra: Në kafenetë e Tiranës rrinë njerëz të kërkuar nga Interpoli

0
1079

voal.ch | 22 janar 2016

Gazetarja Arbana Xharra akuzon se në kafenetë e Tiranës rrinë njerëz që kërkohen ndërkombëtarisht nga Interpoli, por që nuk arrestohen. Me anë të një statusi në profilin e saj në Facebook, kryeredaktorja e gazetës Zëri në Kosovë, e dekoruar disa herë nga Departamenti Amerikan i Shteti, vë në dyshim artikujt e medias shqiptare, e duke mbrojtur ato të medias së huaj që shkruajnë se në Shqipëri ka ekstremizëm fetar, duke pranuar artikujt e medias së huaj.

Disa analiste në Klan të Blendi Fevziu, po ankohen ne mediat e huaja, italiane, amerikane, gjermane etj etj, se po ekzagjerojne per krimin dhe ekstremizmin fetar ne Shqiperi. Po vene ne dyshim kredibilitetin e mediave nderkombetare, se “paskan agjenda kunder shqiptare”… More zonja e zotni, raportet nderkombetare dhe shkrimet e mediave kredibile nuk perpilohen e shkruhen nen tavoline sikur se jeni mesuar ju. Kundershtoni raportin e televizionit italian Rai edhe shkrimet e BIRN per esktremizmin fetar, se Shqiperia qenka “lule e drite”.

Me emra dhe mbiemra jane grupet radikale shqiptare qe jane gjetur se i shesin arme Shtetit Islamik, me emra e mbiemra keni familjet me gra e femije qe kane shku ne Siri dhe Irak, me emra dhe mbiemra keni te rinjte qe jane pjese e Shtetit Islamik. Ne naten e sulmeve terroriste ne France, direkt ne CNN ish pjestari i FBI ngreh dyshimet se armet ishin marre ne Shqiperi. Këqyrni puneve, e leni demagogjite. Se neper kafehone te Tiranes, pijne kafe individ te kerkuar nga Interpolli. Deputet e politikane te perfshire ne krim dhe korrupsion, e fajesoni mediat e huaja se po ju prishin imazhin!”, – shkruan Arbana Xharra në Facebook.