Jam popull gjysh i Evropës,
popull gjysh i gjuhëve të saj;
krijues i qytetërimit të lashtë,
popull pellazgo-iliro-shqiptar.
Unë i quajtur, Dardan i IIirisë,
jam një popull me Dardanët
e Trojës. Jam shqiptar dhe, e
flas bukur gjuhën e pellazgëve.
Njerëzimit i dhashë qytetërim,
i dhashë edhe – Njëperendinë;
kam shkollën e të tëra epokave,
Babi e kam, Gjergj Kastriotin
Jam popull gjysh i Evropës
popull gjysh i gjuhëve të saj
flas e shkruaj shqip. Çamëri,
unë i mallkuar e ti e shenjtë!
Atdhe Geci – Dortmund, 2018