Nga Binak MAXHARRAJ
1. Kancelarja Angela Merkel, tani për tani gruaja me e fuqishme në botë, shihet në foton e parë me bashkëshortin e vet, te veshur thjeshte, modestë, bash si çdo qytetar tjeter i Gjermanisë, që jetojnë në nje apartment te vogël në një ndërtesë. Nuk kanë pasuri, sepse nuk e vjedhin shtetin, jetojnë vetem nga rroga e tyre.
2. 3. 4. Në fotot e tjera Pronto mafia, Cubat e Kosovës më gratë e tyre, të cilat po shtyhen se cili apo cila ka veshje më elegante. Para lufte kishin te veshur setra nga zhguni me opinga llastiku, u banë edhe punëtorë krahu në Perëndim.
Gjatë luftës, sidomos pas luftes u ra shi n’kollomoq dhe banë rriozginë – krejtë pasurin e Kosovës duke e vjedhë, plaçkitë dhe u pasuruan në pakufi, pa pikë farë marre. Sot ata shtyhen, në vend se te japin përgjëgjesi, se kush ka ba pasuri më te madhe. Këta cubat e Kosovës kanë pallate shumëkateshe me bazena, kanë prona të plaçkitura, kanë aparmente mbrenda dhe jashtë Kosovës, kanë automobila të blinduar…
Këtu, pra qendron dallimi midis Angela Merkel modeste e pakorruptuar, e cila punoi për shtetin e vetë, e jo për vehtën. Kurse keta Cubat tanë pesë pare si jepin për shtet, por vetem për pushtet, sepse duke e vjedhë dhe plaçkitë deri ne rranzë.
Lumtë Gjermania, qe e ka Angela Merkel për udheheqese, dhe mjerë Kosova, qe i ranë hise ta udheheqin hajnat, cubat, që Kosovën e banë si pulën cullak.