ANEKDODA
(PJESA E PARË)
PËRGATITI: ARGJIRA (ARI) UKIMERI – MA.SC. PEDAGOGE
PRIZREN – QERSHOR 2021
1. KAFSHIMI I GJARPËRIT
Dikur kalonte me karrocën e tij luksose një mbret, mes për mes qytetit. Ia kishin liruar rrugën të gjithë qytetarët, duke i qëndruar në krahë dhe duke e përshëndetur mbretin. Gjatë rrugës ballë për ballë, e shikon një të sëmurë që ishte mbështjellur me peshqir. Mbreti urdhëroi që të ndalin karrocën dhe pyeti: Çfarë ka ai? Madhëria juaj, atë të sëmurin e ka ngrënë gjarpëri. Mendova që vuante nga dhëmballa tha Mbreti.
2. FESTIMI I EMRAVE
Një fshatar e kishte bërë zakon që sa herë të lindin fëmijë në fshat, të festoheshin emrat e tyre. U shkonte njerëzve derë më derë dhe kërkonte të dinte, nëse ka lindë ndonjë fëmijë aty. Një ditë fshatari u nis për në Qyrjallesh për të uruar. Një grua e pyeti: Ku po shkon kështu: Fshatari u përgjigj: Do të shkoj për në Qyrjallesh. Sot nuk është kjo festë, por është Spiridhoni. E çfarë rëndësie ka, për mua është njëjtë. Vetëm të më dalë rruga.
3. KUSH I KA MARRË
Disa vite më parë, një dervish kishte marrë borxh nga një bashkëfshatar disa para. Paratë i mori për të blerë një maqinë qepëse, pas kësaj ngjarjeje dervishi kishte prerë mjekrrën sepse ashtu ishte në modë në atë kohë. Disa ditë më vonë, huadhënësi i doli përpara ish dervishit dhe ia kërkoi borxhin që ia kishte dhënë. Ai që ti ka marrë paratë, a kishte mjekërr? e pyeti dervishi. Po – i tha huadhënësi. Atëherë, çfarë ke me mua? Shko e gjej atë person që t’i ka marrë paret.
4. FSHATARI DHE GOMARI
Një ditë, një fshatar po kthehej nga ara. I kishte hipur gomarit dhe parmendat i kishte marrë në krahë. Pse nuk e ke ngarkuar parmendën në gomar? E pyetën shokët. Po ky i shkreti e tërhoqi gjithë diën në arë, dhe më vjen keq që ta ngarkoi përsëri. Kështu që po e mbaj unë.
5. BEU KURNAC
Një bej kishte një çoban. Mirëpo çobani lodhej e vuante shumë, sepse beu nuk i jepte për të ngrënë. Pasi e pa kështu, çobani hodhi trajsen në krahë dhe iku nga beu. Gjatë udhës pa ca fshatarë të tjerë, që po e rrihnin një qen. Çobai i pyeti: Çfarë keni që po e rrihni qenin? Na bëri shumë dëme, e duam ta vrasim, që të ngordhë. Mos hyni në gjynahë, thotë çobani. E dërgoni te Beu, që të ngordhë vetë.
6. VESHË TË VEGJËL
Ali Pashë Tepelena e priti në takim poetin anglez Xhorxh Bajronin, me nderimet më të mëdha, dhe në kuvend e sipër i tha: E di që jeni fisnik dhe rrjedhni nga një derë e madhe. Poeti u habit, që Ali Pasha ia njihte prejardhjen dhe titullin SIR. Për një moment nuk duroi dhe e pyeti: Nga e dini që jam fisnik? E kuptoi, ngaqë i keni veshët e vegjël, ia kthehu Pashai i madh dhe i pashkollë.
7. TË VDEKURIT
Një prift, po kthehej nga fshati fqinjë. E kishte varrosur një të vdekur. Njëri nga bashkëfshatarët e pyeti: I ri apo i vjetër, ishte i vdekuri, o prift? Për mua nuk ka rëndësi mosha, vetëm të ketë të vdekur, u përgjigj prifti.
8. KA MË TË MADH
Dikur Ali Pashaiit, i rastisi të flinte në një fshat. Pashai tha më çoni të flej në një shtëpi, ku mos të ketë më të madh se unë. Fshatarët e dërguan në një shtëpi, tek një plakë e varfër, ku nuk kishte gjë tjetër veç nusen dhe një djalë të vogël. Natën fëmiju filloi të qante. U ngrit Ali Pasha. Ku vete e pyeti plaka. Ka më të madh nga unë këtu, u përgjigj ai?
9. BUXHETI
Një deputet, në momentin që po bisedohej në parlament për çështje buxhetore, u ngrit në këmbë dhe i tha kryetarit të Parlamentit. Shumë po flitet për Zotin Buxhet. Por unë vallahin nuk e njoh se kush është. A ka mundësi të ngrihet në këmbë pak që ta shohim të gjithë?!
10. LËKURA E QENIT
Kur e lidhën Petro Ninin dhe do ta nisnin për syrgjyn, Yzbashi Ersekës nga ballkoni i tij thirri me tallje: Eh more Petro, çfarë do të na sjellësh prej Gurbetit, kur të kthehesh?! I zemëruar, ai përgjigjet: Në vafsha atje ku ngordhshin qentë nga vapa, do të të sjellë një lëkurë që të bësh një pallto! Vafsh e mos u kthefsh – ia kthehu Yzbashi. Ardhsha e mos të gjetsha – ia ktheu Petro.