Anatolia pellazgjike dhe Kosova “Osmane “ (1)

0
79
Shtrirja pellazge

Një pjesë e shtrirjes së pellazgëve

Po e filloi shkrimin me një lajm të madh dhe për një lajmërim me vlerë: “An international team of archaeologists has unearthed three 2,200-year-old, well-preserved glass mosaics at the site of the ancient city of Zeugma in Turkey.” (Nov 28, 2014). Pra një ekip ndërkombëtar i arkeologëve e kanë zbuluar një mozaik qelqor të ruajtur mirë në qytetin e vjetër Zeugma në Turqi.

“Qyteti i vjetër Zeugma gjendet në provincën e sotme Gaziantep të Turqisë. Qyteti ishte ndërtuar në viti 300 pr.Kr, nga Seleucus I Nicator njëri nga gjeneralët e Aleksandërit të Madh. Në vitin 64 qyteti u pushtua nga Perandoria e Romës, nga të cilët e mori edhe emrin Zeugma. (Across the Taurus Mountains from Anatolia and across the Euphrates from Mesopotamia, the city was forever between large cultural forces, but never completely part of any one. The population of the city at its peak was about 80,000 inhabitants. )

Pra qyteti Zeugma në Taurusin e Anatolisë ishte rrugë kryq i kulturave të ndryshme dhe në kohën më të mirë të tij i kishte 80 000 banorë.

Zbulimi i mozaikëve nga qelqi i ngjyrosur, arkeologëve iu ngjanë në Shtëpinë e muzave.

Zeugma në katrorin e kuq, Turqia e sotme.

Poseidoni i qytetit Zeugma.

Sa bukur dhe e ndershme nga Turqia dhe komuniteti ndërkombëtar që derdhin miliona euro për të ruajtur një trashëgimi historike, një dokument të gjallë nga e kaluara. Sa i kulturuar gjesti i Turqisë, i cili nuk e lejon shkatërrimin e kësaj pasurie ( jo vetëm kësaj ) arkeologjike të vjetër me mijëra vjet. Po, iu kam lakmi që kanë mundësi dhe dëshirë që me ruajtjen e këtyre zbulimeve arkeologjike o tregojnë edhe botës se aty ishin civilizimet edhe para ardhjes së selxhukëve dhe osmanëve andej pari ( shek. 10-11 pas Kr.)

Nga kjo desha të bëj një krahasim të dëshirës dhe ruajtës turke të monumenteve historike në Turqinë e sotme dhe në Kosovë. Edhe këtu Turqia po i investon milionat, por qëllimi jo i njëjtë me atë të qytetit Zeugma; tek ne ri konservohen, rindërtohen dhe mundohen të mbesin të përhershme gjurmët e një të kaluare jo interesante as për ne dhe as për komunitetin ndërkombëtar.

Edhe Dardania është e vjetër në mos më shumë se Anatolia; edhe këtu kemi shumë e shumë për t`u zbuluar nga koha pellazgjike e këndej. Edhe kjo anë e mbanë aromën e kulturës së vjetër 2-3-4000 vjeçare po si ajo e Anadollit. Por qëllimet e ruajtjes së të “vjetrës” në Kosovë me anën e TIKA-s, dhe mozaikëve të Zeugmës nuk është i njëjtë.

Këtu janë qëllime tjera; përderisa “Edhe pse iu pengonte qenja shqiptare; ata na kishin si makinë prodhimi të qenjës njerëzore. Ne iu duheshim, iu duheshim për popullim të shkretëtirave, iu duheshim si mercenarë, iu duheshim si vrasës, iu duheshim … Dikur ishim vetëm furnitorë të qenjës njerëzore, por që nevojat e tyre aspak nuk përkonin me interesin tonë kombëtar.”

Po sot për çfarë na futë neve në mes të kudhrës e çekanit ? “Turqia dëshiron prezencë në Europë e cila mund të arrihet nëpërmjet religjionit, që ndihmon në mohimin e vetvetes sonë“ dhe “Synimet e Turqisë i konvenojnë Serbisë dhe Greqisë, sepse kështu, si pakicë turke, do të shpalleshim ardhacak në vendin tonë me urrejtje ndaj historisë tonë.”

Fahri Xharra
Gjakovë