“Do e themi të vërtetën siç është, pa apologji: Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë më të drejtat dhe më të veçantat mbi Tokë. Duan të na bëjnë të heshtim. Por ne nuk do të heshtim kurrë! Një prej armëve politike të së majtës është shantazhi dhe gjykimi. Ky sulm, që po i bëhet lirisë sonë, duhet të ndalet dhe do të ndalet! Në shkollat tona, në media dhe në kompanitë, ku, punojmë është injektuar një fashizëm i majtë, që kërkon nënshtrim të plotë prej gjithkujt. Nëse nuk bindesh dhe nuk nënshtrohesh, përndiqesh dhe ndërshkohesh. Kjo nuk do të ndodh kurrë më. Nuk shantazhohemi nga njerëz të këqinj. Nuk do t’a tradhëtojmë kurrë frymën dhe guximin, si dhe arsyen e 4 korrikut të vitit 1776. Qëndrojmë shtatlart, krenarë e i përulemi vetëm Perëndisë së plotfuqisëm, të cilit i besojnë. Këta jemi, këto besojmë!” – Donald J. Trump, President i SHBA (Mount Rushmore, 4 korrik 2020)
Klajd Kapinova
Covid – 19 një mundsi e madhe anarkie në Amerikë
Amerikanët sot, janë shumë të indinjuar për atë se çfarë po shohin çdo ditë para kanaleve televizive dhe në rrjetet sociale, që japin më shumë pamje të trishtuara.
Analistët bashkohorë këtu, mendojnë se nuk është Covid-19 ajo që e ka pushtuar Amerikën, por anarkia dhe grupet ekstremiste marksiste leniniste, që po vazhdojnë prej disa javësh dhunën ndaj policisë dhe monumenteve të historisë së lavdishme kombëtare amerikane.
Protestat absurde, që bëjnë sot në ShBA grupet radikale marksiste e anarkiste të BLM, etj., me arsyen pa arsye, gjoja të ish skllavërisë dhe racizmit, janë shkak për trillime apo genjeshtra pa bazë historike.
Demostruesit trushërlarë naiv, ku, 70% janë adolishentë të paformuar, nuk dijnë se çfarë duan, por shkojnë si robot të komanduar mbas turmës.
Ata duke qenë nën nivelin kulturorë, akuzojnë për skllavëri, kur dihet historikisht se ato si skllevër me ngjyrë u importuan nga Afrika dhe nuk u bënë skllevër në SHBA.
Të pasurit dhe mbretërit e shtetëve, të parët e tribuve, fiseve dhe komuniteteve primitive afrikane e kishin si kulturë të tyre skllavërinë e trashiguar ndër breza dhe shekuj.
Ajo ishte dhe është edhe sot në shekullin XXI e përhapur në shumë shtete të kontinentit me ngjyrë.
Sundimi i njëri-tjetrin, në formën poshtëruese të skllavërisë, ka qenë një kulturë dominante në Afrikë. Ajo vijon si traditë edhe sot në shumë shtete afrikane.
Nga ana e tjetër, për 8 vjet me radhë, gjatë kohës së presidencës të deshtuar të afrikano amerikanit Barok Hysen Obama me Sleepy Joe Biden, në vitet 2008-2016, BLM, nuk foli apo shkroi asnjëherë dhe për më tepër nuk doli në sheshe në 50 shtetet amerikane, me protesta të dhunshme anarkiste e marksiste si sot, në emër të kartës së djegur të racizmit dhe ish skllavërisë së ish të parëve të tyre 500 vjet më parë, skllavëri e cila zanafillën e saj të parë e ka në kontinentin me ngjyrë të Afrikës.
Sikurse shihet kjartë historikisht, të gjithë pronarët e skllevërve janë afrikanë dhe asnjë i kombësive apo racave të tjera të globit. Ata i shisnin skllevërit me ngjyrë afrikanë në të gjithë botën, në panairet nderkombëtare tregtare të mallrave jo frymorë.
Shqiptarët si skllevër shumë shekullor të Parandorisë Islame Otomane
Shqiptarët e bardhë europianë ose arbërorët para-ardhësit tanë, ishin viktimë e mirëfilltë si skllevër të Perandorise Islame Otomane, të cilët, ishin vendosur në shtetet e sundimeve koloniale perandorike otomane në pjesën e Afrikës Veriore, ku, punonin në meditje pa asnjë liri.
Askush sot, në Shqipëri dhe Kosovë, për hir “vëlllazërisë” me fenë islame otomane (e cila u përhap me dhunë në trojet e Arbërisë), sikurse afrikano amerikanët, nuk e akzuojnë periudhën e skllavërisë së të parëve tanë të bardhë arbërorë, nga vëllezërit turq.
Deri më sot, nuk kemi parë apo dëgjuar të ketë patur protesta të dhunshme në rrugë apo sheshe, rrëzime apo vandalizma të objekteve ish pushtuese fetare otomane, që mbajnë emrat e sulltanëve, jenicerëve, pashave, vezirave, valive, mullave etj., të mirëfilltë otomanë…, për të dënuar moralisht ish Perandorinë Xhihadiste Islame Otomane, sot e sundon si sulltan diktatori radikal islamik Erdogani, i cili, e quan viktimën e vet (pa pikë turpi e marre) si popull vëlla!!!
E kjo skllavëri macabre, në formën më të lartë të Genocide, ka vazhduar për 700 vjet dhe vijon edhe sot në forma më moderne, duke përkujtuar ish pushtuesit sulltanë dhe vendosur memorial në Kodrat Kombëtare të Liqenit Artificial të Tiranës (Albania), për perkujtimin e turqve të vrarë mes vetes, për ambicie fetare e pushtet të islamit politik në Turqi, gjatë vitit 2017!!!!
Pra, ne tolerantët europianë të bardhë e kemi toleruar dhe nderuar skllavërinë historike otomane ndaj nesh për shumë shekuj deri më 28 nëntor 1912, kurse afrikano amerikanët që skllavërinë e kishin trashëgim nga vendet e tyre të origjinës në Afrikë, nuk janë tolerant.
Sipas fakteve historike, Amerika e Kristofor Kolombit, nuk i bëri ata skllevër, por ata u shiten si skllevër nga bashkombasit e tyre të pasur afrikanë, kurse të parët tanë arbëror u bënë skllevër nga Perandoria Islame Otomane, e cila si shpërblim u mësoj shqiptarëve ti nderojnë dhe respektojnë pushtuesit e tyre, duke u mësuar atyre që edhe sot në Gjendjen Civile Shqiptare t’i përjetësojnë, duke u vendosur brez mbas brezi fëmijëve emrat e të gjithë sulltanëve otomanë.
Sikur të mos mjaftojë kjo cmenduri kolektive de-shqiptarizuese, otomanët mjeshtërisht arritën suksesin e tyre largpamës, me durim shumë shekullor, sa t’i bëjnë të gjithë “shqiptarët” të trashëgojnë emrin e themeluesit të Perandorisë së tyre Osmanit, ku, shpesh sheh se burrat “shqiptarë” e mbajnë me krenari atë pushtues si emër, ndërsa gratë dhe vajzat si mbiemër…
Për ketë skllavëri të peiudhës së errët otomane, shkruajnë edhe autorët afrikano amerikanë, kurse otomanologët e “akademikët” shqipfolës të kohës dhe post Dullës fatkeqsisht edhe sot nuk duan të shkruajnë të vërtetën e idhur të paraardhësve të tyre, sepse indhnohet baba Dovleti i ditëve tona Erdogani, që de facto drejton Kosovën dhe të shkretën Shqipni…
Pra, në Afrikë otomanët aziatik, kishin skllevër të bardhë nga shtetet e krishtera, ku, gratë dhe vajzat (minorene) e bukura të tyre, të marrë peng apo zëna rob, i kthenin në skllave të seksit (për të shuar epshet seksuale perandorët manjakë otomanë etj.), në oborrin perandorak dhe në kampet e ushtarakëve të lartë jenicerë (shumica e drejtuesve për fat të keq ishin arnaut) etj… dhe asnjëherë afrikanët vendas (gjoja sensitivë sot mbas kosit), nuk protestuan për ketë…
Së fundi, Presidenti republikan Abraham Lincoln, nxori dekretin kundër skllaverisë. Sot marksistët anarkistë, që gëzojnë lirinë të BLM dhe Antifa përdhunuan me bojëra të ndryshme bustin e tij në Washington D.C., (shih foton) dhe në disa qytete të tjera, aty ku, governatorë e kryetar bashkive janë “demokratë” rrëzuan monumentet dhe bustet e disa presidenteve.
Ata rrezuan me litar në fyt edhe monumentet e lundertarit epokal të zbulimit të Botës së Re, gjeniut brilant gjenovezit dhe lundertarit Cristoforor Colombo, i cili, nuk ka asnjë lidhje me skllavërinë, sepse kur America u zbulua në vitin 1492, nuk kishte asnjë afrikan apo slkllevër aty.
“Ne, nuk duam që asnjë prej këtyre gjërave të ndodhin (heqja e 33 statujave të Kristofor Kolombit), sepse kjo do të ishte një fyerje për komunitetin tone italo amerikan, dhe ne nuk duam të fyhemi,” tha një nga drejtuesit e grupit italo amerikanë.
Atë Rothrock: “Ata janë… hajdutë dhe banditë të maskuar…”
Një prift katolik i quajtur atë Theodore Rothrock me mission ne shtetin Indiana, është pezulluar nga dioqeza e tij si meshtarë, për deklaratat e dënimin të organizatës Black Lives Matter (BLM), në mesazhin e tij gjatë meshës së përjavshme të ditës së diele. (Sipas gazetës Indianapolis Star)
Ai ndër të tjera ka thënë, se: “Ata (BLM), janë ujqër me veshje ujqërish, hajdutë dhe banditë të maskuar, duke kërkuar vetëm të gllabërojnë.“ (WND, Priest suspended for condemning Black Lives Matter Organization)
Pader Theodore Rothrock i kishës katolike të shën Elizabeth Seton-it në Carmel, i përshkroi organizatorët e organizatës BLM si marksiste, homoseksuale, etj., si “magjistarë dhe parazitë“.
Ai shtoi se kisha katolike, duhet të kundërshtoj çështjen e dhunës dhe shkatërrimit që po ndodh sot kudo në SHBA nga organizatat Black Lives Matter dhe Antifa dhe të përhapin “mesazhin e paqes”.
“Black Lives Matter, Antifa dhe organizatat e tjera të paqëndrueshme nuk janë miqtë ose aleatët, për të cilët ne jemi udhëhequr të besojmë“, shkroi rev. Rothrock.
Meshtari i prekur thëllë për atë se çfarë po shihte me pikedhim çdo ditë në television apo dëgjonte në radio lajmet mbi shkatërimin, djegien, vrasjet e policëve dhe plagosjen e mijëra të tjerëve, djegien e stacionit të policisë, dyqaneve, supërmarketeve etj., shtoi se: “Ata janë gjarpërinj në kopsht, duke kërkuar vetëm të zhdukin dhe të rimodelojnë një specie të re njerëzore, të bërë në ngjashmërinë e njeriut dhe jo në imazhin e Zotit“.
Meshtari Rothrock, i pushuar nga puna, kërkoj ndjesë, në një mesazh dërguar famullisë, që më vonë u postua në faqen e internetit të kishës, duke thënë se: “Nuk ishte qëllimi im për të ofenduar askënd, dhe më vjen keq, që fjalët e mia kanë shkaktuar ndonjë dëm për këdo. Të gjithë janë të mirëpritur në mbretërinë e Zotit dhe kisha duhet të dënojë fanatizmin. Ne gjithashtu duhet të jemi plotësisht të vetëdijshëm se ka nga ata që do të shtrembërojnë Ungjillin për qëllimet e tyre të gabuara. Njerëzit kanë frikë, siç e theksova, shumë dobët do ta pranoja, se ka nga ata që ushqehen me atë frikë për të nxitur më shumë frikë dhe përçarje.”
Urdhër ekzekutiv për krijimin e Parkut Kombëtar të Heronjve të SHBA-së
Presidenti i 45-të i SHBA Donald J. Trump, është shprehur hapur kundër marksistëve anarkistë dhe Deep State.
Tashmë kushdo e kupton në SHBA, se ajo që po ndodh në ditët tona në rrugët dhe sheshet e amerikane, është e mirëorganizuar apo programuar mjeshtërisht me laps në dorë nga Deep State.
Në shtetin e Dakotës së Jugut, në festën e Pavarësisë së SHBA-së (1776), pranë Mount Rushmore, në prag të 4 korrikut 2020, Presidenti Donald J. Trump dha mesazhin e kundërsulmit ndaj së majtës anarkiste marksiste, korrupsionit galopant të Deep State etj.
Ai hapur i kritikoi ata, duke thënë se anaskistët kurrë nuk do të bëjnë të heshtin zërat patriotikë këtu dhe në të gjithë botën perparimtare.
Në faqen shkëmbore të Malit Rushmore, ku, janë të gdhendur portretet historike të katër presidentëve lavdishëm të SHBA, që përbëjnë edhe një simbolikë të veçantë, Presidenti Trump u bëri thirrje anarkostëve komunistë të SHBA, që të mos vazhdojnë të dëmtojnë monumentet, të djegin flamurin amerikan dhe shkatërrojnë statujat e nderit dhe respektit të baballarëve nëpër Amerikë.
Presidenti Trump, nënshkruaj një urdhër ekzekutiv për krijimin e Parkut Kombëtar të Heronjve, një park, ku, do të ngrihen statujat e të gjithë heronjve dhe personaliteteve më të shquar të SHBA-së.
Trump shtoi, se janë arrestuar nga policia dhe i kanë kaluar për gjykim Departamentit të Drejtësisë (DOJ) mbi 500 demostrues të dhunshem anarkistë, antarë të Antifës terroriste, dhe disa antarë maksistë të organizatave të tjera, që me prova janë filmuar, duke shkatërruar monumentet historike dhe kanë djegur pasurite kombëtare dhe private të qytetarëve të thjeshtë.
“Mos bëni gabim, kjo politikë e majtë revolucionare është planifikuar që të rrëzojë në thelb revolucionin e vërtetë amerikan. Duan t’i zhdukin dhe t’i poshtërojnë heronjtë dhe t’u bëjnë larje trush fëmijëve tanë. Populli amerikan, është i fortë dhe krenarë, ndaj dhe nuk do të lejojmë që t’ia rrëmbejnë dhe ti zhdukin vlerat!” – tha në mbyllje të fjalimit të tij historik Presidenti Donald J. Trump.
U vandalizuan e u hoqën 183 monumenteve të historisë së SHBA
Tridhjetë e tre statuja të zbuluesit gjenovez Kristofor Kolombit, nëntë nga Etërit Themelues, tetë nga Shën Junipero Serra janë dhunuar nga BLM dhe Antifa dhe më pas janë hequr nga bazorelievi në të gjithë SHBA
Për secilën histori vandalizmi të huliganëve marksistë, që ka shkelur ciklin e lajmeve gjatë këtyre ditëve, të paktën një numër i madh i tyre dolën nga raportimet jashtë mediave lokale.
Kjo listë e detajuar regjistron çdo monument historik, që fatkeqsisht është dëmtuar apo barbarizuar, zhgarravitur me grafit apo ngjyra të ndryshme, vandalizuar ose shkatërruar me objekte të forta, djegur, qysh nga fillimi protestave këtu.
Protesuesit e dhunshëm marksistë të BLM dhe Antifa, kanë djegur publikisht, para kamerave televizive dhe celularëve të demostruesve të eksaltuar “paqësore”, me qindra flamuj amerikanë.
Të paktën 183 monumente, përkujtimore, statuja të personaliteteve të mëdhenj të historikë amerikanë, janë rrëzuar me litar, kallo metalike, buldozer ose shembur që prej fillimit të protestave në muajin maj 2020.
Ndërsa monumentet e figurave të shquara Konfederatës, kanë marrë pjesën më të madhe të mbulimit të mediave, ato në të vërtetë formojnë një pakicë të statujave të synuara për tu shkatërruar.
Deri më tani, shënjestra më e njohur ishte lundërtari i shquar italian Christopher Columbus, me 33 statuja gjithsej, që u mbrojtën apo rrëzuan.
Italo dhe shqiptaro ameirkanët të bashkuar në mbrotje të monumentëve të Kolombit
Pë fat të mirë, disa prej statujave të tij si në New York etj., kanë shpëtuar nga vandalizmi, në saj vetëmbrojtjes me burrëri, vendosmëri dhe dinjitet, që i kanë bërë atyre komuniteti i madh italo amerikanë, të cilin edhe vetë Presidenti Donald J. Trump e falënderoi publikisht nga zemra.
Fatmirësisht, ruajtjes së civilizimit dhe kulturës dhe historisë amerikane, i janë bashkuar qysh në ditët e para edhe shumë shqiptaro amerikanë, që kanë miq dhe bisnese me italo amerikanët.
Ata si një grusht i vetëm, janë bërë bashkë në mbrojtje me armë zjarri të bisneseve, pronave dhe monumenteve të Kristofor Kolombit, kundër hajdutëve të dyqaneve, marksistëve, që djeginin dhe zhgarravisnin me grafit muret e rrugëve etj.
Sipas vetë deklarimeve të anarkistëve marksistë në SHBA, në krye të së cilës është BLM, synimet e tyre të rradhës ishin Robert E. Lee (9 monumente), Serra (8 monumente) dhe presidenti Thomas Jefferson (4 monumente).
Sipas mediave të pavarura amerikane, shumica dërrmuese e vandalëve nuk u akuzuan kurrë. Kështu nga 183 raste rrëzimit dhe vandalizmit të monumenteve historisë shumë shekullore amerikane, nuk janë zbuluar 177 raste, ku, deri tani nuk ka arrestime.
Ajo që jep shpresën e madhe është se DOJ (Departamenti i Drejtesisë) dhe Departamentet e Policisë në 50 shtete, fatmirësisht, kanë siguruar me mijëra filmime, regjistrime në celularë dhe në rrjetet sociale të shumë keqbërsve, të cilat po përpunohen dhe shumë shpejt ndaj autorëve vandal, do të dërgohen urdhëra arresti, ku, ata priten që të përballen me 10 vjet burgim.
Zyrtarët “demokratë” liberal të disa qyteteve në SHBA, u gjunjëzuan para presionit ose kërcënimeve nga protestuesve anarkistë.
Sipas burimeve të sakta në vendngjarje, thuhet se shumica e monumenteve të rrënuara nuk ishin nga protestuesit, por nga zyrtarët e qytetit, që u frikësuan pas presionit ose kërcënimeve të protestuesve. Ata nuk bënë asnjë përpjekje për t’i mbrojtur ato.
Deri më tani, rruga më e zakonshme për shkatërrimin e monumenteve ishte që protestuesit ta dëmtonin atë, atëherë zyrtarët e qytetit i larguan shpejt ato si një rrezik “sigurie publike“, për të mos u kthyer më në bazorelievin e tyre.
“Për shumicën e statujave të hequra, fati i veprës së artit nuk dihet aktualisht, ndërsa një pakicë janë zhvendosur në varreza dhe muze.”, shkruan Jonah Gottschalk.
Anarkistët “amerikanë” imitojnë barbarët talebanë të momumenteve irakiane dhe siriane
Protestuesit anarkistë shkatërruan monumentin kushtuar Marcus Daly, Butte, MT, një vepër arti i një i imigranti dhe biznesmenit të suksesshëm irlandez të shekullit XIX.
Më datën 19 korrik 2020, anarkistët antiamerikanë, barbarisht shkaterruan Monumentin e Varrezave të Ushtarëve të Konfederatës në Savannah, GA, sikurse edhe një statujë tjetër kushtuar ushtarëve të Konfederatës në Betejën e Gettysburg, e vendosur sipër varreve të ushtarëve të Konfederatës.
Më 18 korrik 2020, u shkatërrua memoriali kushtuar oficerëve e policisë në Fallen Kansas City, Kansas City, MO. Gjithashtu fat të keq pati edhe një përmendore për 119 oficerët e KCPD, të cilët janë vrarë në detyrë.
Një turmë vandalësh prej 150 protestuesish, rrethojnë selinë lokale të policisë, e cila gjithashtu u vandalizua. Ata bënë mbishkrime me grafit, duke përfshirë mesazhe me “Heqjen e policisë” dhe “Jo, dhoma për fashistët”.
I menjëhershëm, ka qenë reagimi i vendosur i Kryetari të komunës, i cili, premtoi se do ta rivendoste atë dhe u bënë disa arrestime të anarkistëve marksistë të BLM dhe Antifës.
Në Chicago, IL, anarkistët marksistë rrëzuan me litar rreth qafës së monumentit të madh, të zbuluesit epokal Christopher Columbus, me moshë 87-vjeçare e krijuar nga komuniteti italo amerikanë i qytetit, ku, përfshihen edhe disa ikona të tjerë të eksploruesve dhe shkencëtarëve të tjerë italianë.
Vandalistët antiamerikanë dhe racistë, u përpoqën ta tërhiqnin atë, por u parandaluan nga policia dhe komuniteti italo amerikanë. Tetëmbëdhjetë oficerë u plagosën atë ditë gjatë konfrontimit, dhe disa njerëz u arrestuan.
Më 17 korrik 2020, ateistët dhe racistë anarkistë marksistë rrëzuan statuja e Jezu Krishtit, në Miami, Forida, me pretendimin se meqenese ai ishte i bardhe eshtë statujë raciste.
Statuja e Jezusit në një Kishë Katolike u rrëzua, më pas iu pre koka nga kriminelë të panjohur. Dioqeza po kërkon që sulmi të hetohet si një krim i urrejtjes (hate crime).
Këto ditë ka pasur sulme të mëdha në shumë kisha katolike dhe ikonat në të gjithë vendin. (shiko hartën gjeografike e shpërndajes se krimeve të urretjes vandaliste në disa shtete amerikane)
Statuja e Virgjëreshës Mari, Boston, MA
Ajo ishte e vendosur larg nga vandalët komunistë të “panjohur”, duke djegur keq fytyrën, krahët dhe pjesën e sipërme të statujës.
U rrëzua e vandalizua statuja 17-vjeçare e Robert E. Lee, Antietam, MD. Kjo statujë historike, është ngritur nga vendasit, në nderim dhe respekt të gjeneralit hero të Konfederatës në Fushën Kombëtare të Antietamit.
E gjithë statuja dhe bazorelievi është zhgarravitur me grafit me mbishkrime BLM, e cila tregon se kush janë autorët vandalistë marksistë.
Autoritetet e pushtetit lokal, kanë thënë se ne do ta rikthejmë atë sa më shpejt, sepse është historia e jonë e lavishme kombëtare e kohës së paraardhësve tanë.
Më 16 korrik 2020, anarkistët rrëzojnë dhe e tërheqin zvarrë monumentin e Veteranëve të Unionit, Saratoga, NY, e cila ishte një statujë 145-vjeçare, kushtuar veteranëve të Unionit të Regjimentit të 77-të të Vullnetarëve të Saratoga. Monumenti tërhiqet, pastaj i grisur në copa nga vandalët e panjohur.
Të njëjtën fat të keq ka edhe statuja e Presidentit të I-rë të SHBA-së George Washington, New Orleans, LA. Ai ishte themeluesi i kombit amerikan, ku, u zhgarravist me grafit me mbishkrimin BLM nga vandalë të “panjohur”.
Më 15 korrik 2020, u rrëzuar po nga anarkistët marksistë, statuja Alexander Andreyevich Baranov, Sitka, AK, e cila i kushtohet një tregtari të njohur rus. Vepra e artit e derdhur në broz, ishte me një moshë 31-vjeçare.
Emigranti rus drejtoi vendbanimet e komunitetit ruso amerikanë, që asokohe ishin vendosur në shtetin e akullt të Alaskës.
Rusi i famshëm Alexander Andreyevich Baranov, ishte i mirënjohur në disa luftëra kundër fisit Tlingit, fis i cili, masakroi disa vendbanime ruse.
Në kundërshtim me mbështetjen publike të vendasve ruso amerikanë dhe komunitetit të madh serbo amerikanë, për statujën e vandalizuar më parë, qeveria e qytetit urdhëroi që ajo të hiqet pas presionit të protestuesve të BLM.
BLM dhe Antifa, në valën e fushatës së barbarizmave Hate Crime, shkatëruan statujat dhe monumentet e njerëzve të bardhë, sikurse edhe statujat e fesë katolike, si Zojës së Bekuar, në Chatanooga, TN, statujën e Virgjërëshës Mari, në një kishë katolike të shkatërruar prej protestuesve, të cilët i prerë dhe kokën.
Historia në mënyrë negative përsëritet në shtetin më demokratik dhe përparimtar të botës. Vandalët e “panjohur”, imituan saktësisht talebanët me dinamit, litar dhe kazma, gjatë kohës që shteti radikal islamik ISIS shkatërroi monumentet, skulpturat dhe veprat e tjera të periudhës antike, të lulëzimit të kulturës së periudhës së mbretërimit të Babilonisë famshme, në Irak dhe kishat e lashta të krishtera në Siri…
Pjesë e një seri sulmesh ishin ikonat fetare dhe kishat në të gjithë vendin. Statuja të shumta fetare, Punta Gorda, FL. Disa statuja të Jezuit, Shën Mërisë dhe tre fëmijë u rrëzuan dhe u shpërndanë natën në një kishë katolike.
Pamjet e kamerave të sigurisë kapën një të dyshuar, i cili, u gjet dhe u arrestua nga policia dhe FBI.
Gjithashtu u hoq monument 89-vjeçarë, që i kushtohet periudhës së Konfederatës dhe kryesisht heronjve vendas ushtarë, në Amarillo, TX,
Në menyrë të turpshme dhe absurd Qeveria lokale e qytetit, është në fazat e para të një plani për të hequr statujën pas një peticioni nga aktivistët.
14 korrik 2020, hiqet statuja e Konfederatës, Oxford, MS. Ky monument historik i Konfederatës përkujton me nderim dhe respekt aktin heroik të ushtarëve trima, në Ole Miss. Ajo u hoq nga administrata e shkollës pas protestave antiamerikane.
Statuja e presidentit republikan Ronald Reagan, nç Dixon, IL u hoq mbas dhunës, që u ushtrua për tjetërsimin e saj. Statuja e Presidentit të 40-të të vendit, vendosur në brigjet e Rock River, ku, ai shërbeu si roje shpëtimi.
13 korrik 2020, shkatërrohet statuja e Hiawatha, La Crosse, WI, statujë me një histori artistike 60-vjeçare e udhëheqësit legjendar të Amerikës atdhetare.
Demostruesit heqin statujen e Thomas Ruffin, Raleigh, NC. Statuja e drejtësisë së shtetit të Gjykatës së Lartë, e cila u hoq nga zyrtarët e bashkisë së qytetit, për shkak të shqetësimeve për protestuesit se mund ta shkatërrojnë atë.
Më 11 korrik 2020, vandalizohet dhe hiqet monumenti i Konfederatës së Qarkut Sampson, Clinton, NC. Gjatë protestave përreth monumentit, demonstruesit u përpoqën ta rrëzojnë atë, e cila pjesërisht pati sukses dhe zyrtarët e qyteti pastaj hoqën pjesën tjetër.
10 korrik 2020, vandalizohet 9-11 Memorial (memoriali i pëkujtimit të 9 shtatorit të vitit 2001, në Kullat Binjake Tregtare, të 3500 viktimave të akteve terroriste radikale islamike në Manhattan, New York), Washingtonville, NY memoriali për zjarrfikësit që humbën jetën, gjatë sulmit terrorist islamik të 11 shtatorit në New York. Autorët vandal të “panjohur” të BLM, kur panë flamurin amerikan në vend, hoqën menjëherë shqiponjën e përkujtimit.
Vandalizmat me nënshkrimin me grafit: BLM
Organizatat marksiste dhe anarkiste BLM dhe Antifa, gjatë këtyre ditëve, kanë konsumuar dhe shkelur ligjet e Kushtetutës Amerikane, si aktin e Krimit të Urretjes (Hate Crime), ndaj simboleve dhe figurave të historise kombëtare, kulturës, bisnesit dhe fushave të tjera të jetës amerikane.
Statuja 39-vjeçare e avokatit dhe filantropistit Sophie B. Wright, New Orleans, LA dhunohet dhe hiqet. Ai ishte një kontribues i madh i arsimit të shekullit XIX, dhe një anëtar i shquar i Vajzave të Bashkuara të Konfederatës. Monumenti i tij vandalizohet me mbishkrime BLM nga vandalë të “panjohur”.
Statuja 68-vjeçare e Christopher Columbus, Buffalo, NY. Ajo u hoq për tu mbrojtur nga pronarët e saj italiano-amerikanë, pasi panë se shumë statuja të tjera të Columbus-it u vandalizuan dhe shkatërruan, gjatë protestave “paqsore” të BLM.
Statuja 82-vjeçare e John McDonough Bust, New Orleans, LA. Ky personalitet i shquar, ishte sipërmarrës dhe financues bujar i shkollës publike, i cili, asokohe zotëronte skllevër të ardhur në SHBA nga kontinenti me ngjyrë i Afrikës. Ai ishte gjithashtu avokat i madh, i kthimit të punëtorëve të skllavëruar në njerëz të lirë. Busti i tij u rrëzua me litarë dhe monumenti i mbetur u dëmtua nga vandalët.
Busti i kolonelit Charles Didier Dreux, New Orleans, LA. Ai ishte oficeri i parë i Konfederatës në terren, i vrarë në Luftën Civile. Busti i tij u vandalizua, duke u tërheq nga piedestali i saj nga vandalët e pa ”identifikuar”, pastaj u zhvendos. Mësohet fatkeqsisht, se deri tani nuk ka plane, për restaurimin e tij.
Statuja e një Ushtari të Konfederatës, Oxford, NC, e cila ndodhej pranë një biblioteke të qarkut. Ai u hoq nga komisionerët, nga një dëgjim public mediatik dhe raportimeve anonime se do të kërcënohej gjatë protestave të ardhshme.
Statuja Joseph Bryan, Richmond, VA. Kjo ështe statuja e gazetarit Richmond dhe pronarit të gazetës së qytetit, i cili, gjithashtu shërbeu në Ushtrinë e Konfederatës. Ai u hoq nga qeveria lokale e qytetit si pjesë e heqjes së monumenteve në të gjithë qytetin që lidhen me Konfederatën.
Fitzhigh Lee Cross, Richmond, VA. Statuja kishte simbolin e kryqit, i cili, i ishte përkushtuar guvernatorit të Virxhinisë, i cili shërbeu si gjeneral për Konfederatën, gjatë Luftës Civile. Ai u hoq nga qeveria e qytetit si pjesë e heqjes së monumenteve në të gjithë qytetin, që lidhen me Konfederatën.
Monumenti, që tregon çastin historik të ekzekutimit të David Dodd, Little Rock, AR. Monumenti tregonte vendin se ku një 17-vjeçar u ekzekutua si spiun nga trupat e Unionit.
Statuja e Konfederatës së Ushtarëve dhe Detarëve, Richmond, VA.
Me tej u rrënuan 100 monumente të vendosura 26-vjeçar më parë për veteranët e Konfederatës. Pasi u rrethua me bojëra dhe zhgarravina grafiti nga anarkistë marksistë të BLM, gjatë protestave të dhunshme.
Duke pare se po rrëzohen dhe vandalizohen statujat e tjera në të gjithë Amerikën, kryetari i bashkisë së qytetit përdori fuqitë e tij të urgjencës për të rrëzuar monumentin, së bashku me shumë të tjerë, si kërcënime për sigurinë publike.
Lista e statujave të tjera të shkatëruar nga BLM dhe Antifa
Kjo listë vetëm kap një pjesë të fenomenit. Siç do të tregojë një shëtitje në çdo qytet të madh, monumentet e shumta janë vandalizuar dhe dëmtuar, por nuk janë hequr. Sot, ka informacione në lidhje me monumentet e tjera, që nuk janë përfshirë në këtë listë.
Jonah Gottschalk, është praktikante, e cila studion Historinë Moderne dhe Marrëdhëniet Ndërkombëtare në Universitetin e Saint Andrews. Ajo tregon mbi monumentet e demtuara barbarisht.
Një zyrtari i administrates në Shtëpinë e Bardhë, tha se Presidenti Donald J. Trump, do të ndjekë penalisht aktet sakrilegjuese të vandalizmit kundër kishave katolike, statujave të historisë kombëtare amerikane etj.
Presidenti Trump, gjithmonë do të kërkojë zbatimin e ligjit dhe rregull në komunitetet amerikane, si dhe të siguroj që kriminelët që shkaktojnë këto akte dhune, do të ndiqen penalisht në masën më të plotë të ligjit.
Rracizmi i anarkistëve po fshin memorien e historisë amerikane
U vandalizuan: Statuja e Konfederatës së Gjykatës, Wadesboro, NC; Statuja e Christopher Columbus, Trenton, NJ; Statuja e Christopher Columbus, Bridgeport, CT; Statuja e Frederick Douglass, Rochester, NY; Konfederata Monumenti Grave Mass, Greensboro, NC; Tre Monumente të Konfederatës së Misisipit, MS; Statuja e Christopher Columbus, Waterbury, CT; Statuja e Christopher Columbus, Baltimore, MA; Statuja e Virgjëreshës Mari, Gary, IN; Statuja e Benjamin Welch Owens Private, Hampden, PA; Monumenti i Jenkins, Hampden, PA; Memoriali i Veteranëve të Konfederatës së Bashkuar, Seattle, WA; Pllakata dhe Statujat Historike të Luftës Civile, McConnellsburg, PA; Mt. Statuja e Konfederatës Metioniste të Zionit, Charlotte, NC; Matthew Fountain Maury Monument, Richmond, VA; Statuja Christopher Columbus, Philadelphia, PA; Statuja e George Whitefield, Philadelphia, PA; Elk, Portland, OSE; Statuja e Christopher Columbus, Austin, TX; Statuja e Christopher Columbus, Columbus, OH; Robert E. Lee Memorial, Roanoke, VA; Monumenti i StoNewall Jackson, Richmond, VA; Memoriali i Emancipimit, Boston, MA; Statuja San Junipero Serra, San Gabriel, CA; Konfederata Cemetery Memorial, Fayetteville, NC; Monumenti i Konfederatës, Orangeburg, SC; Monumenti i Konfederatës së Qarkut Rockdale, Conyers, GA; Monumenti i Konfederatës së Qarkut Nash, Rocky Mount, NC; Tre statuja të varrezave, Frederick, MD; Monumenti i Konfederatës Sheshi Lee, Pensacola, Florida; Ushtarët tanë të Konfederatës, Beaumont, TX; Statuja e Columbus, Hartford, CT; Kanawha Riflemen Memorial, Charleston, WV; Të Vdekurit tonë të Konfederuarve, Louisburg, NC; Statuja e Christopher Columbus, Atlantic City, NJ; Monument i Ushtarëve të Konfederatës së Rënë, Fayetteville, AR; Dhjetë Urdhërime; Statuja e Christopher Columbus; Monumenti i Konfederatës së Qarkut Loudoun, Leesburg, VA; Monumenti i Ushtarëve, Santa Fe, NM; Shatërvan Pionier, Denver, CO; Monumenti i Konfederatës së Ushtarëve, TX; Statuja e Christopher Columbus, Norwalk, CT; Monument për Konfederimin e Veteranëve dhe Statujën e George Wallace, Wilmington, NC; Statuja e Christopher Columbus, Newark, NJ; Monumenti i Luftës Civile, Denver, CO; Statuja e Christopher Columbus, Philadelphia, PA; Statuja e Christopher Columbus, New Haven, CT; Konfederata e Luftës Memorial, Dallas, TX; Busti i presidentit George Washington, Washington DC; Statuja e Hans Christian Heg, Madison WI; Statuja Përpara Statuja, Madison, WI; Amerikani që merr dhuratën e kombeve, Camden, NJ; Statuja e Juan Junipero Serra, Misionari San Louis Opiso, CA; Për të vdekurit dhe varrosurit e Konfederuar, Louisburg NC; Konfederoni Memorial Obelisk, St. Augustine, FL; Monumenti i Ushtruesve të Konfederatës së Qarkut Pitt, Greenville, NC; Statuja e Henry Lawson Wyatt, Monument i North Women Women of the Confederacy, Raleigh NC; Statuja e Juan Junipero Serra, Los Angeles, CA; Monumenti i Konfederatës së Pishës Bluff, Pine Bluff, AK; Gloria Victis, Salisbury, NC; Monumenti i Konfederatës së Shtetit të Karolinës Veriore, Raleigh, NC; Statuja e Albert Pike, Washington DC; Statuja e Francis Scott Key, San Francisco, CA; Statuja kushtuar shkrimtarit të “Banner Spangled Star”; Busti i Ulysses S. Grant, San Francisco, CA; Statuja e Juan Junipero Serra, San Francisko, CA; Statuja e Christopher Columbus, Houston, TX; Statuja e Christopher Columbus, Columbus OH; Statuja e George Preston Marshall, Washington, DC; Statuja e Juan Junipero Serra, Ventura, CA; Memoriali i Kompanisë A, Rojet e Kapitalit, Little Rock, AR; Monumenti i Konfederatës së Qarkut DeKald, Decatur, GA; Monumenti i Kapitenit William Clark, Portland; OSE Gur i Gurit të Ushtarëve të Konfederatës së Panjohur, Pranvera Argjendi, MD Fryma e Konfederatës, Houston, TX; Jefferson Davis Memorial, Broënsville, TX; Monument Vance, Asheville, NC; Monumenti i Konfederatës së Norfolkut, Norfolk, VA; Hej Reb! Las Vegas, NV; Statuja e Juan de Onate, Albuquerque, NM; Statuja e Christopher Columbus, Columbus, OH; Statuja e Christopher Columbus, St. Louis, MS; Statuja e Josephus Daniels, Raleigh, NC; Statuja e John Sutter, Sacramento, NC; Konfederata Grave Marker Marker, Clarksville, TN; Statuja e Kuajve të Juan de Onate, Alcade, NM; Busti i Christopher Columbus, Detroit, MI; Statuja e Presidentit Thomas Jefferson, Portland, OR; The Pioneer, Eugene, OR; The Pioneer Mother, Eugene, OR; Busti i John McDonough, New Orleans, LA; Christopher Columbus Monument, West Orange, NJ; Statuja e Christopher Columbus, Middleton, CT; Monumenti Waitie, Tahlequah, OK; Monumenti i Konfederatës, Portsmouth, VA; Statuja e Sam Davis, Nashville, TN; Monumenti i Konfederatës së Ushtarëve dhe Detarëve, Indianapolis, IN; Statuja e John Breckinridge Castleman, Louisville, KY; Frank Rizzo Mural, Philadelphia, PA; Universiteti i Kentucky Mural, Lexington, KY; Statuja e Orville Hubbard, Dearborn, MI; Robert E. Lee Memorial, Roanake, VA; Statuja e Raphael Semmes, Mobile, AL; Statuja e Zemrës së Shenjtë, Wasco, CA; One Riot, One Ranger, Dallas, TX; Statuja e Frank Rizzo, Philadelphia, PA; Robert E. Lee Monument, Richmond, VA; Monumenti i Konfederatës së Athinës, Athinë, GA; Statuja e Thomas Jefferson, Birmingham, AL; Monumenti i Konfederatës së Ushtarëve dhe Detarëve, Birmingham, AL; Robert E. Lee Bust, Fort Myers, FL; Statuja e Robert E .Lee, Montgomery, AL; Monumenti i Konfederatës së Bentonville, Bentonville, AR; Statuja e Charles Linn, Birmingham, ALAppomattox, Alexandria, VA; Statuja e Edward Carmack, Nashville, TN.