ANALIZË/ Jemi përballë rrezikut që qeveritë dhe korporatat të hakojnë trurin dhe trupin tonë

0
938
Privacy - digital - age

Mbrojtja e lirisë do të jetë edhe më urgjente pasi qeveria të përdorë teknologjinë për të vëzhguar edhe ndjenjat tona më të thella.

Nga Yuval Noah Harari*

Fjalimet gjatë ceremonive të diplomimit që janë zakonisht një rast për t’u dhënë këshilla të diplomuarve, por unë nuk do të bëj këtë, përkundrazi do të doja të kërkoja ndihmën tuaj për t’u angazhuar me një sfidë të paparë për njerëzimin.
Me siguri, keni dëgjuar shumë herë, që celulari juaj inteligjent mund të hakohet.

Por, ajo që do të bëjë vërtetë diferencën tani lidhet me faktin se koroporatat dhe qeveritë do të jenë në gjendje që të hakojnë trupin dhe trurin tuaj.

Çështja më e rendësishme e shekullit 21 është se njerëzit janë duke u bërë qënie që mund të “hakohen”. Historia ka treguar se prindërit i njohin mirë fëmijët e tyre, dhe të dashuruarit ndonjëherë mund të shikojnë në zemrat e njëri-tjetrit.

Megjithatë, informacionet e mbledhura nga priftërinjtë, tregtarët dhe tiranët kanë qenë sipërfaqësore. Aleksander Solzhenitsyn përshkruan një konferencë sovjetike, ku audienca përplasi me entuaziazëm duart për të duartrokitur Stalinin.

Pas disa minutash duke duartrokitur, të gjithë u nervozuan shumë.

Të gjithë ishin lodhur, por askush nuk donte të ishte i pari që ndalonte së duartrokituri. Më në fund, pas 11 minutash, drejtori i një fabrike letre mori rrezikun përsipër, u ndal dhe u ul.

Menjëherë, të gjithë të tjerët u ndalën dhe u ulën gjithashtu. Po atë natë, burri që ndaloi i pari së duartrokituri u arrestua dhe u dërgua në gulag.

Stalini mund t’i detyronte njerëzit të buzëqeshnin dhe të brohorisnin, por ai nuk dinte se si ndiheshin në të vërtetë.

Për të hakuar qeniet njerëzore, nevojiten më shumë njohuri biologjike, të dhëna dhe fuqi informatike – dhe Stalini nuk kishte mjaft nga këto.

Por stalinët e Shekullit 21 – dhe tashmë ka mjaft kandidatë për këtë punë – mund të kenë gjithçka që u duhet.

Ju po jetoni fiks në momentin kur biologjia po shkrihet me shkencën e kompjuterave, kur epidemiologjia njihet me celularin inteligjent dhe kur koronavirusi takohet me Zoom (platformë konferencash online sh.r).

Vitet e fundit, qeveritë dhe korporatat kanë zhvilluar teknologji mbikëqyrjeje, që u lejojnë atyre të dinë, që ju tani jeni duke e lexuar këtë artikull.
Ata mund të mësojnë përmes kësaj mbi pikëpamjet tuaja politike, shijet tuaja artistike dhe madje për personalitetin tuaj.

Por tani po hyjmë në epokën e mbikëqyrjes biometrike, e cila shkon nën lëkurë dhe brenda trupit tonë. Kjo do t’i lejojë qeveritë dhe korporatat të dinë se si ndiheni në të vërtetë kur lexoni këto rreshta.

Keni frikë? Jeni të zemëruar? Keni dyshime?

Imagjinoni që pas 10 vitesh nga tani, shefi juaj narcist paraqet me krenari para jush planin e tij të ri të biznesit, dhe të gjithë ju jeni duke buzëqeshur dhe duartrokitur me miratim.

Por byzylyku ​​biometrik në dorën tuaj i thotë shefit, që në të vërtetë ju mendoni se plani i tij është për t’u hedhur në plehra.

Kjo teknologji do të revolucionarizojë jo vetëm diktaturat brutale, por edhe demokracitë.

Me siguri juve ju është thënë shumë herë që votuesi di të bëjë zgjedhjen më të mirë, se klienti ka gjithmonë të drejtë dhe se duhet të ndiqni zemrën tuaj.

E gjithë kjo tani duhet vënë në dyshim.

Sapo një sistem i jashtëm mund të hakojë njerëzit dhe të mësojë mbi frikën dhe dëshirat e tyre më të thella, ai mund të bindë votuesit dhe klientët të blejnë gjithçka që dëshiron, qoftë produkt apo politikan.

Dhe nëse përpiqeni të ndiqni vetëm zemrën tuaj, kini kujdes. Mund të ketë diçka atje që vëzhgon zemrën tënde 24 orë në ditë dhe e njeh atë shumë më mirë sesa ti. Zemra juaj mund të jetë një agjent i dyfishtë.

Mësoni si:
T’i bëni përshtypje klientëve dhe ata të bëhen referencë për ju, ndërsa ju flini.
– Si të jetoni në një botë, ku qeniet njerëzore mund të hakohen?
– Si të mbroni demokracinë dhe vetë kuptimin e jetës njerëzore, kur një algoritëm kompjuterik mund të na njohë më mirë sesa nënat tona?

Kjo është sfida më e ndërlikuar, me të cilën përballet gjenerata juaj.

Të moshuarit ju kanë siguruar njohuritë dhe vlerat e nevojshme, për ta zgjidhur këtë problem.

Por ata nuk mund ta zgjidhin atë për ju; ata nuk dinë si. Do të duhet ta bëni për vete – dhe për tërë njerëzimin.

Të gjithë jemi duke shprehur tek ju.

  • Z. Harari është historian dhe filozof. Libri i tij më i fundit është “21 mësime për shekullin 21”. /The Wall Street Journal-Përktheu: abcnews.al

*Titulli është i abcnews.al, tituli i autorit: Rebelimi i “kafshëve” që hakohen

Marrë nga: Nacionale.Info