Analiza e informacioneve dhe qasjet e saj metodologjike si shkencë ndërdisiplinore thelbësore për institucionet e përforcimit të ligjit

0
1087

Analiza e informacioneve është fusha shkencore ndërdisiplinore që ka për qëllim përmirësimin e njohjes dhe kuptimit të realitetit (sociale ose/dhe natyrale) për bazimin e vendimeve përmes shfrytëzimit sistematik të të dhënave, informacioneve dhe njohurive.

Alban Bardhyli

Me rastin e 104-vjetorit të Krijimit të Shërbimit Sekret të Shtetit Shqiptar, festë kjo që shënohet më 17 Dhjetor 2016, kam përgatitur një material i gjerë mbi analizën e informacioneve.

Ky material, i pari i këtij lloji për publikun shqiptar, synon të përcaktojë kornizën metodologjike për analizën e informacioneve dhe të edukojë publikun.

Në epokën e globalizimit dhe të shpërtimit informacional, mbajtja e thjeshtë e informacionit nuk është më fuqi. Njohja është fuqi, dhe njohja është e lehtësuar nga analiza e informacioneve.

Duhet thenë se analiza e informacioneve nuk është një fazë e thjeshtë të ciklit të informacioneve/intelligjencë, por shoqëron çdo prej këtyre fazave, duke vërtetuar objektivat/prioritetet, duke ndikuar në mbledhjen e informacioneve, duke realizuar produktet dhe duke menaxhuar marrëdhënien me klientët.

Analiza e informacioneve është libri i vizitës së çdo organizate që punon me informacionin dhe ajo duhet të pretendojë rolin qendror, të arbitrit objektiv dhe asnjëanës në arkitekturat dhe mekanizmat e institucioneve që mbledhin, përpunojnë dhe përdorin informacionin.

Analiza e informacioneve është edhe art, edhe shkencë, arsye për të cilën të dyja faqet do të duhej të zhvilloheshin për të sjellë rezultate të dobishme për vendimmarjen e klientëve të inteligjencës.

* * *

Analiza do të thotë trajtimin e informacioneve përmes përdorimit të metodave logjike, analogjike, sistemike të analizës së komunikimit, me qëllim të përcaktimit e së vërtetës, të paqartësisë apo të fallsitetit, të identifikimit dhe karakterizimit të dobësive dhe faktorëve të rrezikut që mund të përbëjnë kërcënime.

Analiza është plotësuese me sintezën, të dyja duke qenë metoda e hulumtimit dhe studimit të fakteve dhe fenomeneve të shprehura nga informacione, që përmbajnë, nga një anë, zbërthimin e tyre në elemente përbërëse, me qëllimin e theksimit të karakteristikave të fenomeneve apo të problemeve të hulumtuara, nga ana tjetër, në ribashkimin e orientuar të të njëjtave elemente, pas lidhjeve të zbuluara dhe hulumtuara përmes analizës.

Si pjesë e ciklit informacional, procesi analitik është shumë i rëndësishëm, sepse ka të bëjë me ekstraktimin e kuptimit të informacioneve të vlefshme dhe thekson karakteristikat thelbësore.

Analiza evidenton boshllëqët në informacione, pikat e forta, pikat e dobëta dhe lidhjet, si dhe atë që duhet bërë më tutje.

Analiza:
-zbërthimi i informacionit në pjesët e saj përbërëse;
-nxjerrja dhe strukturimi i sensit apo domëthënies së pjesave përbërëse të informacionit;
-rimontimi i shpjegimit të këtyre senseve në një mënyrë që mund të kuptohet dhe vënë në praktikë.

Procesi analitik paraqet zhvillimi i informacioneve për drejtimin e orvajtjeve të forcave të ngarkuara me aplikimin e ligjit, për operacione afatshkurtra, si dhe analiza strategjike afatgjata.

Qëllimi i analizës dhe besueshmërisë së saj, përgjithësisht, janë të varura nga niveli i vërtetësisë së informacioneve, të kombinuara më aftësistë e analistit. Analiza është një proces ciklik, që mund të zhvillohet për të gjithë objektivat e institucioneve.

Pjesat e informacioni janë, pra, të organizuara në formate që lehtësojnë kuptimin dhe që ndihmojnë në përqendrimin e analistit ndaj informacioneve shtesë që mund të kërkohen pastaj.

Në etapën e integrimit të të dhënave janë kombinuar disa tipe të inforacioneve që burojnë nga burime të ndryshme për të përcaktuar zonat-probleme dhe të emetohen rekomandime për veprimet e ardhshme të forcave të ligjit.

Gjithashtu, janë të evidentuara boshllëqet në informacione dhe pikat e dobëta, duke siguruar se analisti do të vazhdojë mbledhjen e informacioneve, edhe në faza fillëstare të analizës.

Ky stad i procesit në fillim lejon analistin të fillojë të zhvillojë hipoteza mbi bazën e disa njohurive të kufizuara.

Hapi i ardhshëm në procesin analitik është interpretimi i të dhënave duke shkuar përtej fakteve dhe duke pyëtur pse nëse?.

Të dhënat interpretohen, gjë që do të thotë dhëniën e një kuptimi, duke shkuar përtej informacioneve në dispozicion. Po vihen hipotezat, që duhet t’iu përshtaten rregullave logjike.

Një hipotezë mund të sjellë një teori që mund të drejtojë mbledhjen e disa të dhënave në shtim. Çdo arsyetim logjik duhet të përgjigjet në pyetjet nga Grila e Lasëellit:

• kush? (aktoret) – organizata, struktura institucionale, grupe të interesave, persona;
• çka?(përmbajtja) – referenca e thelbit të fenomeit, aktivitetit, produktit ose edhe algoritimi;
• kur? (pyetje kohore) – koha dhe momenti i zhvillimit të fenomenit, etapat domëthënëse në evolucionin e tij;
• si? (pyetje vepruese) – jashtëshkrimi përmbajtësor-cilësor i ndërmarrjeve dhe mënyra e zhvillimit të tyre;
• pse? (pyetje determinist – arsyetueshme) – gjetja e shkakësisë reale e ngjarjes

Qëllimi ekskluziv i hipotezës është të konfirmohet ose mohohet përmes testimit.

Për konfirmimin ose mohimin e hipotezës apo zgjedhjes së një ose më shumë hipotezave konkurruese, duhet të vazhdohet me aktivitetin e mbledhjes së informacioneve. Analisti nuk duhet të provohet asgjë, ai vetëm emeton hipoteza dhe krijon modele mendimi që i transmenton agjentëve për të testuar.

Kjo qasje shkallë-shkallë deri në gjendjen faktike reale ka nevojë për një procedurë sistematike e mbledhjes së të dhënave dhe informacioneve për të:

• siguruar mbledhjen e informacioneve të domosdoshme dhe injorimi i informacioneve që s’lidhen me objektin e analizës;
• rritur efikasitetin;
• ekonomizuar kohën dhe shpenzimet;
• përmirësuar koordinimin dhe për të kuptuar më mire koneksionet, si dhe
• siguruar karakterin e plotë të informacioneve.

* * *

Analiza e informacioneve është fusha shkencore ndërdisiplinore që ka për qëllim përmirësimin e njohjes dhe kuptimit të realitetit (sociale ose/dhe natyrale) për bazimin e vendimeve përmes shfrytëzimit sistematik të të dhënave, informacioneve dhe njohurive.

Prej kësaj përcaktimi i propozuar mund të vështrohen karakteristikat e para specifike për fushën shkencore të analizës së informacioneve:

– është një shkencë me karakter ndërdisiplinor, respektivisht një shkencë që shfrytëzon dijen prej disiplina të ndryshme për të njëjtin objekt i realitetit. Analiza e informacioneve lehtëson transfertat horizontale të njohurive prej një disiplinë në tjetër në nivel metodologjik e conceptual. Metaforikisht, ndërdisiplinariteti përfshin “të shihesh e njëjtën gjë nga perspektiva të ndryshme”.

– ndjek përmirësimin e njohjes dhe kuptimit të realitetit shoqëror dhe/ose natyror, respektivisht qëllimi i saj është i ngjashëm për çdo shkencë. Shkenca është ndjekja dhe aplikimi i njohjes dhe kuptim i botës natyrore dhe sociale, sipas një metodologjie e bazuar në prova.

– është rreptësisht e lidhur nga vendimmarrje, respektivisht qëllimi i saj është të përmirësojë njohjen dhe kuptimin për të themeluar vendimet, respektivisht për të filluar veprimet konkrete pas produkteve që i krijon. Shpeshherë identifikojmë shprehjen “actionable information” e përdorur në fushë, duke qenë shprehjen e qëllimit shkencor të ndërmarrjes së analistit të informacioneve;

– objekti i studimit i analizës së informacioneve është shfrytëzimi sistematik i të dhënave, informacioneve dhe njohurive mbi realitetin. Shfrytëzimi sistematik është shprehja-kyçe që sintetizon tërë orvajtjen metodologjike që analiza e informacioneve propozon veten ta ndërtojë.

Duke nisur nga këto karakteristika-kyçe të fushës së studimit të analizës së informacioneve mund të ilustrohet strukturimin e parë të instrumenteve metodologjike në nivel të metodave, respektivisht organizimi në tri shtylla të vendimeve: strategjik, taktik dhe operacional.

Analiza e informacioneve është një fushë aktiviteti për arsyetimin e vendimeve në të gjitha shtyllat, prej vendimeve që orientojnë hetimin në një rast i ndërlikuar, i ndodhur në hetim, deri në vendimet më të ndieshme të marra nga vendimmarrësit më të mëdhenj të shtetit ose edhe të një koalicioni (unioni) shtetësh.

Problemi që duhet zgjidhur duke përdorur analizën e informacioneve dhe kontekstin në të cilin ndodhet, do të përcaktojnë drejtpërdrejt opsionin e analistit për të përdorur një metodë ose tjetrën prej atyre të theksuara më sipër.

* * *

Disa tipe të analizave që mund të bëhën janë:

1. Analiza e lidhjeve

Qëllimi i analizës së lidhjeve është të për të shikuar informacionet mbi marrëdhëniet mbi entitetet (njërëz, lokacione, organizata) dhe për të ndihmuar në zhvillimin e hupotezave. Kjo gjë mund të çojë në qartësime plotësuese të shkakut apo mund të përdoret si një instrument nga një prezantim ose metodë shikimi të tekstit të shkruar ose të një fjalimi. Gjithashtu, analiza e lidhjeve përshkruan marrëdhëniet midis njerëzve, grupeve, shoqërive ose entiteteve të tjera, në një mënyrë që të furnizojë klientit të analizës, informacione mbi grup ose mënyrën në të cilët ai ndërvepron.

2. Analiza e aktiviteteve

Analiza e aktiviteteve është një teknikë të analizës operacionale e përdorur për ilustrimin dhe analizimin e një procesi apo një rendi të aktiviteteve që bashkë çojnë në një objektiv i vetëm. Për dallim nga analiza e lidhejve, sasia e informacioneve lidhur me procesin ose objektivin përkatës është minimale. Gjithashtu, kjo teknikë analitike nuk ndjek të përgjigjet në gjashtë pyetjet themelore të analizës së informacioneve (kush, çka, si, ku, kur dhe pse), por vetëm të ilustrohen etapat e domosdoshme zhvillimit të një procesi, por edhe ndërvarësinë midis këtyre etapave.

3. Analiza e ngjarjeve

Analiza e ngjarjeve është një instrument adekuat për zhvillimin e sensit të ngjarjeve nga një seri ngjarjësh midis të cilit ekzistojnë marrëdhënie. Një hartë të ngjarjeve prezanton një sekuencë ngjarjësh, ashtu që në momenti i dukjes së tyre, si dhe marrëdhëniet midis tyre bëhen të qarta. Harta e ngjarjeve do të duhej përpiluar nga fillimi i analizës së një rasti të ndërlikuar.

4. Analiza e regjistrimeve lidhur me komunikacionet telefonike

Analiza e regjistrimeve lidhur me komunikacionet telefonike është fusha me zhvillimin më i madh nga kohët e fundit, në veçanti si burim informacionesh, për përcaktimin dhe zhvillimin e aspekteve që mund të çojnë në rrezikimin e e sigurisë kombëtare ose të kryesve të veprave penale. Përdorimi i këtij aktiviteti është bërë një burim i rëndësishëm informacionesh për aktivitetin e analizës dhe mund të përdoret në të gjitha fazat e një hetimi, por është e përdorur më shpesh në etapën fillëstare të saj, për të arsyetuar lidhjen midis entiteteve të ndryshme (shenjeshtra të analizës) dhe për të përdorur informacione mbi stilin e jetës së një personi.

5. Analiza financiare

Për të hetuar një tranzaksion finaciar eshtë e domosdoshme të kesh një imazh i brendshëm më të mirë të aktivitetit të biznesit.
Kjo mund të bëhër përmes dokumentave të realizuara nga personat fizike ose juridike ose ata të imponuara nga autoritetet e fushës, në zhvillimin e operacioneve.

Në formë dhe sfond, dokumentet që integrohen në këtë fushë janë:
– deklaratat fiskale;
– dokumentet e evidencës kontabile;
– raportet e auditit;
– dokumente të tjera kontabile.

6. Analiza SWOT

Analiza SWOT është një teknikë planifikimi strategjik, e përdorur për të shqyrtuar pikat e forta, pikat e dobëta, oportunitetet dhe kërcëimet në një project osë të një insitutucioni. Kjo teknikë përfshin përcaktimin e objektivit e institucionit ose të projektit dhe identifikimin e faktorëve të brendshëm dhe të jashtëm, që janë të favorshëm ose të disfavorshëm për të prekur këtë objektiv. Teknika u krijua nga Albert Humphrey, në vitet 1960.

Termi SWOT është akronimi britanik për
S Strengths = pika të forta
W Weaknesses = pika të dobëta
O Opportunities = oportunitete
T Threats = kërcënime

Një analizë SWOT duhet të fillojë me përcaktimin e objektivit përfundimtar të dëshiruar.
Një analizë SWOT mund të jetë pjesë integruese në modelin e planifikimit strategjik
• Pika të forta: cilësi pozitive të prekshme dhe të paprekshme, të brendshme, për një organizim dhe që krijojnë levërdi përballë të tjerëve.
• Pika të dobëta: faktorë të brendshëm që ndodhen nën kontrollin e organizatës që i prekin aftësinë për të arritur në qëllimin e dëshiruar, zona që mund të përmirësohen.

• Oportunitete: faktorë të jashtëm tërheqës që paraqesin arsyjen për të cilën një organizatë ekziston dhe zhvillohet. Çfarë oportunitete ekzistojnë në mjedisin rrethues që do të vinin në lëvizje organizatën?
• Kërcënime: faktoret e jashtëm, jashtë kontrollit të organizatës, që mund t’i rrezikojë misionin dhe funksionimin e mirë. Organizata mund të përpilojë plane të veta të emergjencës për t’i qasur, në rast në të cilën ato dalin në shesh. Është i rekomandueshëm klasifikimi i tyre sipas rrezikshmërisë dhe mundësisë së daljes.

7. Analiza PEST

Paraqet një instrument i dobishëm për të kuptuar “imazhin e asamblit” të mjedisit në të cilin institucioni zhvillon aktivitetin. Gjithashtu, ky është një instrument strategjik i dobishëm për të kuptuar evolucionin e mjedisit në të cilin zhvillohemi aktivitetin, pozitën në shoqëri, potenciali dhe drejtimi i një aksioni i ardhshëm dhe për të shqyrtuar efektin e faktorëve politikë, ekonomikë, shoqërorë dhe teknologjikë ndaj një projekti.

Analiza PEST paraqet “analizën e faktorëve Politikë, Economikë, Shoqërorë (Social) dhe Teknologjikë” dhë përshkruajnë një kornizë të faktorëve të mjedisit të përdorur në mekanizmin e skanimit të mjedisit, si pjesë të menaxhmentit strategjik.

8. Analiza e vlerës së dobishme

Analiza e vlerës së dobishme është një teknikë analitike e përdorur për të mbështetur vendimin. Adresohet personelit me përvoje, vizioni i nëpunësve të rinj dhe pa përvojë mund të jetë plotësisht e ndryshme. Kjo teknikë analitike mund të përdoret në aktivitetin e institucioneve të sigurisë kur është koha për të caktuar prioritetet e aktivitetit për vitin e ardhshëm.

9. Teknika e skenareve

Teknika e skenareve paraqet një procedurë që lejon projektimin në të ardhmën të më shumë evolucione të mndshme për disa aspekte dhe elemente nga mjedisi i analizuar.
Teknika e skenareve mund të përdoret si element baze për prognozë në aktivitetin e planifikimit, por edhe si instrument per justifikimin e prognozave.

Skenarët paraqesin përshkrime përfundimtare dhe bindëse të gjendjeve të ardhshme të mundshme. Këta përshkruajnë drejtimet e zhvillimit, por edhe mënyrën se si mund të zhvillohet gjendja duke nisur nga gjendja aktuale. Skenarët NUK paraqesin prognoza të së ardhmës.

Bibliografi

Richards J., The Art and Science of Intelligence Analysis, Oxford University Press, NewYork, 2010;
Intelligence Analysis, vdm Publishing House, 2010;
• IALEIA – Law Enforcement Analytic Standards, second edition, aprilie 2012;
• ICPO – Interpol Guidelines on Criminal Intelligence Analysis, www.interpol.int
Heuer R.J. Jr. & Pherson R.H., Structured Analytic Techniques for Intelligence Analysis, 2010;
Clark R.M., Intelligence Analysis – A Target – Centric Approach, 2009