Në anën tjetër të ekranit
Në të gjitha studio e TV-ve në Prishtinë, më analistë të njëjtë,sikur nuk kemi tjerë njerëz e kuadro (akademike, universitare, shoqëria civile dhe të fushave tjera) dhe, i shohim përditë dhe të njëjtit, kur e kur, flasin për aktulitetin politik të zgjedhjeve parlamentare ata i shohim në siklet: Zhurmë, marrja e fjalës, dhe me zhargon që më shumë ka të bëjë me jetën përtej bulevardit në Prishtinë dhe, sikur janë duke e ndarë “tokën e babës”(sic!).
Kur do të shohim debate më tone të kulturuar, të matura, profesionale dhe me një fjalor ashtu siç i ka hije kohës dhe shetit të Kosovës…!
Kur do të shohim debate pa e ndarë “tokën e babës”…?
Çikago, shkurt të motit 2021
Skënder Karaçica
Executive Director
Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists
Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: [email protected]