Ana Brnabiq nga Beogradi i thotë Tiranës që të tërheqë njohjen ndaj Republikës së Kosovës(!)

0
442

Në vend të lajmit

Ana Brnabiq, kryeministre e Serbisë, sajon lajme antishqiptare dhe, u muar vesh në propagandën e njohur kundër shqiptarve dhe Kosovës, thuaja se ne jemi nga Afrika, apo nga Kraleva dhe Nishi…(sic!).

Po ne jemi një popull (shqiptar) në hapësirën e Shqipërisë Etnike, këtë e di fare mirë Ana B., në Beograd dhe, si nuk ka turp e skandal diplomatik i paparë nga popujt tjerë në Evropë dhe botë,kur e kur një kryeminsitre e një vendi të huaj nis “mesazhin e turpit” në Tiranë dhe për kryeministrin shqiptar Edi Rama, që ai të “tërheqë” njohjen e Republikës së Kosovës, shtet i lirë dhe sovran(sic!).

Ana B., duhet të dijë se ne jemi një popull(shqiptar), që padrejtësitë historike dhe pazaret e fuqive të mëdha e ndanë Kosovën prej trupit të Shqipërisë Etnike dhe, sipas letrës nga Beogradi, kjo shpalon mendimin tonë të prerë, se po e heqim vetë “njohjen” e Tiranës zyrtare për shtetin e Kosovës dhe do të bashkohemi me Shqipërinë.

Një komb shqiptar, një shtet i përbashkët nuk do të “mërzitë” më Ana B., në Beograd dhe nuk do të ketë nevojë për “letra” qeveritare nga Serbia për çështjen e kombit shqiptar në hapësirën e vet etnike.

Ana B., në Beograd letra jote është “mesazh”, se ne jemi shqiptarë, nuk jemi serbë as qytetarë të Serbisë. Në vitin 1999 jemi ndarë njëherë e përgjithmonë, mbase e di këtë apo jo…?!?

Çikago, 26 dhjetor 2018


Skënder Karaçica
Executive Director

Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists

Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: [email protected]