Amnistia që ofron Rama për emigrantët…

0
640
Edi Rama - kongres, PS

Kryesore29/02/20

Kryeministri Rama prezantoi sot dy nisma të reja që do të ndërmerren nga viti në vazhdim duke bërë kështu në njëfarë mënyrë premtimet e para elektorale të PS.

Nga Kongresi, Rama tha se nga viti 2021 paga minimale në Shqipëri do të jetë 300 mijë lekë të vjetra. Por nisma tjetër që ai prezantoi ishte edhe më ambicioze.

Kryeministri paralajmëroi një amnisti për të gjithë Shqiptarët sa i përket pasurisë së tyre në mënyrë që ata ta deklarojnë të gjithë atë pa patur frikën se do të dënohen. Për këtë ai tha se nuk do të pranonte kundërshti nga asnjë, madje dhe nga ndërkombëtaret megjithëse nuk parashtroi asnjë mekanizëm se si kjo do të funksiononte.

Shqipëria do të duhet tju thotë të gjithëve tregoni xhepat, por ka një ndryshim shumë të madh midis parasë kriminale dhe parasë së vënë me punë. Në punë të zezë kanë punuar të gjithë shqiptarët në emigracion se nuk i priti njeri me krahë hapur hajeni t’ju japim punë të bardhë, skllevër kanë qenë. Produktet e asaj pune nuk janë kriminale prandaj prandaj ne do të lançojmë një amnisti të përgjithshme për të gjithë shqiptarët brenda dhe jashtë vendit me afat të kufizuar që të gjitha paratë ti deklarojnë, paratë ti fusin nëpër banka, asetet ti deklarojnë dhe jo 1 apo 2 organizata po bota mbarë le të ngrihet e të thotë kjo nuk bëhet kjo do bëhet se ne këtu jemi për të punuar për ata që na kanë sjellë këtu. Emigrantët shqiptarë nuk mund të rrinë të mbajnë para nëpër banka andej me 1001 vështirësi as të torturohen këtu për të çuar 5 mijë euro se i fillon pastrimi i parave jo ku i gjete jo ku si gjete, jo të tmerrohen për të blerë një shtëpi këtu”, tha Rama

Por kreu i qeverisë shtoi se nga kjo amnisti do të përjashtohen të gjithë ata që i kanë vënë këto pasuri me vepra kriminale që parashikohen në ligjin special “anti-KÇK” dhe të gjithë subjektet e deklarimit të pasurive duke nisur nga ai vetë.

Të gjithë ata që nuk i kanë paratë me drogë, terrorizëm, prostitucion me gjithë ato krime në ligjin special. Ose të gjithë ata që janë politikanë, gjykatës, prokuror, subjekt i deklarimit të pasurive, këta nuk mund të amnistohen këta do të japin llogari nga unë i pari herët ose vonë. Kurse të tjetër duhet të kenë mundësi me një afat kohor ti sjellin paratë të gjitha në Shqipëri komplet”. /Opinion.al