Nga Mustafa SPAHIU
(Shtëpia e Luigj Gurakuqit)
U bëra tokë e vlagët me rè
Dhe vajta në Shkodërlocën dritë,
U futa në lumturinë e luleve
Më mjaftonte guximi dhe koha
Isha i ngarkuar me kureshtje
Ecja një rruge të kalldrëmtë
Veshur me barërash kujtimesh
Shpirti i poetit e atdhetarit
Më doli përpara i hapi kanatat
e Portës së lartë ishte bina
Ngritur në stilin shkodran, e –
kishte ruajtur madhështinë me
hatulla të dikurshme – dy palë
strehët e zgjatur krahë shqiponje
ngjitëm shkallët e shpresës të forta
zumë vend në divan shqiptarisht…
Sinqerisht dua t’i them të gjitha,
(çka më panë, çka fliste ciceroni)
dëgjoja fjalët më të vogëla, çudi
fjalët s’më mjaftonin si perlat mendja
e njeriut është e pangopshme kurrë…!
Shpirti i Luigj Gurakuqit zbriti nëpër
oborr e hapi kapakun e bunarit të thellë shtatë pash drodhi mustaqet
i shikonte trëndafilat të buzëqeshur
më vajti mendja ku nuk shkohet…
Ndoshta iu kujtua fëmijëria vijë dore,
Ndoshta Taraboshi dhe Cukali,
Buenës kur binte not me mocat;
Shkolla të dielen kur shkonte me
Nanën në Kishën e Madhe në
Meshën e madhe dilnin të
hareshëm dhe ecnin rrugës kah
Xhamia e Madhe ndanë Kafës
së Madhe nën flladin e Arrës së
Madhe në pëllëmbë e shihte
imazhin e Malësisë së madhe…
Shkodranet dhe shkodranët si ata
ahengaxhi e shakaxhi të bëjnë
mytesarif pa grada në Rozafat…
I mendja ime mos i harro gjërat më
kapitale – nxënës i De Radës, poet
e orator, ballancues Shkollës Pedagogjike të Elbasanit, krah
djathtë i Ismail bej Qemalit në
Vlorë, ku i shkruante depeshet
Rruzulit an’ e mb’ anë i njoftonte
forcat e mëdha se Flamuri kuqezi
i Skënderbet u ngrit në trollin e vet
dhe këndua Himni Kombëtar shkruar
nga Aleks Stavri Drenova…
Shqipëria pas pesëqind vjetë doli
kryezonjë e pavarme në botë…
Armiqtë e kishin zili me Bacë
Bajramin e uratën Fan Nolin
e ëndërronin Shqipërine etnike
me 110 mijë km. katrorë tokë buke
për shqiptarë që e kishin denbabaden.
Në kohën kobzezë! Mjerisht gjakatarët
kur nuk bëjnë në qytetin Bari t’Italisë
tradhëtari i shitur te tirani lucifer ia
shkrepi plumbat Luigjit atdhetar!
Miku i tij poet i këndoi:
“Syrgjyn gjallë, syrgjyn vdekur…
Ky viga liberator!…”
Shpirti i Luigjit u bë flutur dhe
fluturonte nëpër petale lulesh…
Kur dola nga Shtëpia e Luigjit,
sytë më vesonin lotë perlash…
E enjte, 4/5 qershor 2020, në
Dardaninë Ilire
(Shtëpia e MIGJENIT)
Ajo kullë e magjishme
(aty u lind poeti i mjerimit),
e purpurt dhe me smerald,
një vullkan e priste çasti
të shpërthente vrunduj,
brenda llafosnindy fashuri,
Bojka ia lexonte këngët
e “Vargjeve të lira” –
një mjegullë parakalonte
e veshur mbi çatitë
me krah të hapur lubi
si tullumbat e grisur
të Lulit të vocërr –
që rrezitej në këndin e vet!
Shtëpia veshur me trëndafila
zgjatej shtëpia me muret e veta
pa asnjë hije flladitëse…
Milloshi i brishtë dhe jetim
ecte fare ngadale, pa heturshëm
si engjël i kaltërt – nga mëlçia
i sëmurë, kollitej e motrat zemrës
i godaste ne gur…
Nëpër shtyllash tevona
ngjitej Sh’nmëria
e aureshtë
ngjante në kumri
plot epshmëri
duke bartë polen të verës
(muresh të përgjakur)
rreth brezit të vet hyjnor.
Një ëndërr e pambarim
gjithësie do ta kapërcente
mordjen enigmë të fatlumtë
në cilin kënd të kohës…
Vetëm në zemër i çerdhohet
flutura mbretëreshë që i ndalet
në mollëzën e faqes e gdhel
me shtizat e agimit
në të cilat dielli e ngreh këmbëzën
e rrezeve të kaltërsise së shkumtë
me veloret e Liqenit të Shkodrës.
Në Manastir
fshehur nga censurët popa rus
lexonte klasikët në WC,
i diplomuar kthehet
në vendlindje me vargje;
nuk don për t’i vazhduar
studimet utopi teologjike…
Me dekter emrohet mësues i ri
në Vrrakë me shqeh slkav,
pastaj në Pukë, tepër i donte
nxënësit me faqet mollë…
Vete ke të motrat në Tivar,
Ollga tretej për të vëllanë
(ngjante në lule dylli);
Merr udhëtime për studime
në Itali…
Shtrohet në sanatorium
në Tore Peliqe,
më kur nuk kthehet në Shkodër!!!
Këndonte: “Ne të birtë e shekullit
të ri…”
Në cepin e rrugës shtrydheshin
yjët që shemben nga këngët e reja,
mbi bar e guraleca rrezet e hënës
thuren gjerdan me rruspe dhe
pikojnë në degëzat e mështeknave
pas shiut…
Migjen!
Me këngët e idhëta
të lulëzuara…
Zogjët fluturojnë nga majet
e lindjes për të zbardhëruar
një çikëz Gjallëri…!
Poeti këlthet;
“U dogj
E deshti sa gjana me i diellnue
ky djalosh
ndër vargje
i ditëve tona bukurosh!”
E martë, 2/3 qershor 2020, në
Dardaninë Ilire