Ambasada gjermane bën njoftimin për ata që kanë aplikuar për vizë

0
462
Ambasada gjermane - viza

Aktualitet12/03/20

Amasada gjermane në Tiranë ka bërë sot një njoftim për të gjithë qytetarët që janë në process aplikimi ose në pritje të vizës.

Ambasada njofton se nga dita e hënë sporteli do të jetë i hapur, nëse nuk do të ketë zgjatje të gjendjes së ‘shtet-rethimit’ që u njoftua nga kryeministri Rama

Njoftimi në Facebook-un e ambasadës gjermane në Tiranë:

Për shkak të kufizimeve në qarkullimin rrugor, ditën e premte, më 13.03.2020, sektori i vizave do të jetë i mbyllur. Duke filluar nga e hëna, më 16.03.2020, në rast se nuk do të ketë ndryshime, ne do të jemi përsëri në shërbimin tuaj.

Përgjithësisht për hyrjen në sektorin e vizave duhet patur parasysh: Nisur nga rreziku i lartë i infektimit të virusit COVID-19 Ambasada sjell qartësisht në vëmendje të aplikuesve, që përpara zyrës së vizave të mbahet një distancë prejt të paktën 2 metrash nga njëri-tjetri.

Aplikuesit, që shfaqin simptoma të virusit (temperaturë e lartë, kollë) apo që në 14 ditët e fundit kanë udhëtuar në Itali apo Greqi apo në një nga zonat me risk të lartë, janë të lutur të mos paraqiten në datën e aplikimi të tyre dhe të njoftojnë për këtë Ambasadën përmes email-it [email protected] në mënyrë që takimi të mund të shtyhet. /Opinion.al