“AMANETIN E KEQ NUK DUHET ME E KRYE”

0
1232
Xhami - Çesme

Mulla Zekë Bërdynaj
IDRIZ ZEQIRAJ

Hoxha nacionalist, i burgosuri politik shumëvjeçarë, në Goli Otok dhe gjetkë në Jugosllavi, Mulla Zekë Bërdynaj, nga Radavci i Pejës, thoshte: “Amanetin e keq nuk duhet me e krye”. Ai i përkiste famijles së madhe dhe fisnike të Tahir Lushit, e cila zotëronte mullinj, sharrë, tokë të shumtë, bagëti dhe bjeshkë. Kjo familje shquhej për atdhetarizëm në mbrojtje të kufinjve të Kosovës, përfshi edhe Sanxhakun. Mulla Zeka ishte hoxhë përparimtar dhe jo përralltar. Ai ishte hoxhë i shkolluar, arsimdashës i madh dhe shkollimin, jo vetëm të djemve, por edhe të vajzave shqiptare, e shihte si parësi. Ai dha shembullin familjar dhe djemtë e vajzat e familjes Bërdynaj u shkolluan dhe furnizuan me kuadro arsimore e tjera profesione Pejën, Istogun dhe mëtej.

Një amanet të keq të Isa Mustafës me njerëzit që e rrethojnë, është edhe zgjedhja e Hashim Thaçit për President të Kosovës. Andaj, nuk duhet krye në asnjë mënyrë, madje në asnjë rrethanë. Së pari, ky amanet nuk është i LDK-së, por i Isa Mustafës dhe klanit të tij. Është marrë një gjysmë -po- je nga disa shelegë të Isës, vetëm për të biseduar për mundësinë e një koalicioni me PDK-në. Dhe, këtë -po- Isa e përdori, më sakt, e keqpërdori për pazare personale me Hashim dallaveren: “Unë kryeministër sot, ti president nesër. Kryesinë e partinë nuk e dhjesim fare dhe as opozitës nuk ja rrasim hiç, ata lë të lehin, ne vazhdojmë qeverisjen tonë”. Kjo është e vërteta, tashmë, e pranuar nga kuadrot e LDK-së në Qendër. Faturimi i marrëveshjes ndër partiake që i bëhet, tani, LDK-së, është fiktiv, i rrejshëm me fund.

Hashimi është i fundit në Shqiptari që do ta meritonte postin e presidentit

Arsyet pse Hashim dallaverja është i fundit, madje në tërë Shqiptarinë, që do ta meritonte karrikën e presidentit, janë numerike, të bollshme. Personalitete ndërkombëtare e vendore, gazeta e revista prestigjioze botërore, kanë thënë e shkruar se Hashim Thaçi është hajn ordinier, kontrabandist droge, duhani, prostitucioni, të organeve njerëzore dhe çkamos tjetër. Por, unë nuk shkel parimet bazë të profesionit, të gazetarit. Mësuesi im në Universitetin e Tiranës, Dritëro Agolli, duke shpjeguar lëndën “Stili dhe redaktimi në gazetë”, në mes tjerash, thoshte: “Nëse të mungon fakti, mos fillo shkrimin”. Prandaj, për akuzat e sipërcekura, nuk marrë përsipër të shkruaj, sepse me mungojnë faktet përkatëse dhe, thjesht, nuk dua të besoj.

Por, unë veçoj 4 (katër) arsye bazë, 4 (katër) arsye kryesore që Hashim Thaçi do të ishte i fundit në Shqiptari, për ta merituar postin kulmor të shefit të shtetit. Madje, nëse kjo do të ndodhte, nëse shqiptarët do ta bënin një marrëzi, një horllëk, një pisllëk të tillë, do të mbeteshin përjetësisht të turpëruar, të marruar dhe pa fije respekti nga bota demokratike e sotme dhe brezat e ardhshëm shqiptarë. Dhe, veçojmë, duke i faktuar krimet e rënda të monstrës Hashim, për të cilat asnjë popull në botë, asnjë shtet ligjor, nuk do ta falte dhe, larg qoftë, për ta bërë president të vendit:

1. – Sabotimi i luftës të Kosovës

Hashim Thaçi, me krerët halabakë të LPK-së, hafije të dyfishtë, të UDB-së dhe të Sigurimit antikombëtar shqiptar, sabotuan luftën në Kosovë. Ndarja dhe përçarja e faktorit ushtarak të Kosovës, ishte vepër direkte e social-komunistëve të Tiranës, të prirë nga presidenti Mejdani, Gjinushi, Milo dhe Klosi me kompaninë vrastare. Hashimi, me bandën e tij të LPK-së së Zvicrës, i bëri puç udhëheqjes të LPK-së të vjetër. Me urdhër të Tiranës zyrtare, UDB-së serbo-sllave dhe të sigurimit të fshehtë francezë, DGSE, themeloi organizatën ilegale vrastare, terroriste e fashizoide SHIK. Grupet e para atentatore, terroriste, i përgaditën në Shqipëri dhe Francë, të cilat, me aksionet terroriste kundër kuadrit ushtarak instituacional dhe të veprimtarëve të LDK-së të Ibrahim Rugovës, do ta sabotonin luftën dhe do ta merrnin pushtetin. Dihet, Tirana zyrtare, besnike e nostalgjike e vëllazërisë me serbo-sllavët, që nga Lufta e Dytë Borërore, ishte përcaktuar se “kryeqyteti i Kosovës është Beogradi!”

Autori i këtij shkrimi, duke qenë në Emergjencën e Luftës, në furnizimin me bazën materiale dhe armatimin për luftëtarët, që nga nisma e luftës e deri në mbarim të saj, në Malësinë e Gjakovës dhe të Prizrenit, mund të rendisim qindra shembuj e fakte, për sjelljen banditeske e sabotuese të luftës të SHIK-ut të Hashim Thaçit e Kadri Veselit dhe të SHISH-it të Fatos Klosit me bandën e tij. Vetëm me një rast, kur Firma jonë “Etniku”, me qendër në Mamurras, të Kurbinit, transportonte bazë materiale dhe armë të rënda për në Koshare, në Fierzë të Tropojës, vetëm pak kilometra nga vend-vrasja e Ilir Konushevcit, banda që ekzekutoi tribunin e demokracisë shqiptare, Azem Hajdarin, me bandën e SHIK-ut të Kosovës, ndaloi karvanin e kamionave, maltretoi dhe burgosi shoferët dhe pesonelin shoqërues të ngarkesave. Është dashur të paguhet një haraç prej 25 mijë markave gjermane, për t`u liruar dhe zhbllokuar nga banda e SHISH-it dhe e SHIK-ut.

Kërcënimi i drejtëpërdrejtë telefonik i Hashimit, për Ministrin Ahmet Krasniqi, se “me ty shpejt do ta kryej misionin” dhe sharja me nënë e bërë atij, është dëshmi faktike e një krimi të rëndë dhe sabotim i luftës. Ishte kolonel Ahmet Krasniqi ai që vuri në jetë, në zbatim, taktikën dhe strategjinë e luftës, në baza shkencore të artit luftarak. Vrasja zyrtare e Ministrit të Luftës, në kohën e luftës, ishte sinjali i parë i sabotimit të luftës për çlirimin e Kosovës.

2.- Krimi i organizuar politik: Vrasja e ushtarakëve dhe e veprimtarëve të LDK-së të Ibrahim Rugovës

Banda e SHIK-ut, e kryesuar nga Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, në koordinim me sherbimet konspirative të Shqipërisë, Serbisë, kjo e fundit, tashmë, kishte futur në lojë edhe shërbimin e fshehtë francez, nëpërmjet të cilit vepronte e shpenguar dhe e sigurtë, filluan likudimet, vrasjet prapa shpine të ushtarakëve institucionalë, të veprimtarëve të LDK-së dhe të bashkëpunëtorëve të Ibrahim Rugovës. Vrasjet dhe terrori i SHIK-ut, i filluar në prag të luftës, dhe i vazhduar përgjatë dhe pas luftës, me qëllim të marrjes të pushtetit me dhunë, ishte vazhdimësi e terrorit millosheviçian, ndaj shqiptarëve të pafajshëm. Kuota e vrasjeve prapa shpine, në pusira, në errësirën e natës dhe në dritën për diell, liston, numëron 1.820 ushtarakë dhe veprimtarë të LDK-së si dhe disa kuadro të LPK-së!

Shifra marramendëse e ekzekutimeve ka qenë e planifikuar, e listuar, e shënuar dhe ka pasur një shtab hartues emëror dhe urdhërdhënës ekzekutues.
Një dëshmi domëthënëse, që e vulos këtë të vërtetë sipërore, është deklarimi publik i kuadrit të SHIK-ut, Fatmir Limaj, kur thotë: “Për arrestimin dhe dënimin me vdekje të Blerim Kuqit dhe të tjerëve, pyesni Shtabin e Përgjithshëm”.

3.- Korrupsioni, thënë shqip, hajnia zyrtare e Hashimit me “komandantët” fiktivë të “Rognerit”

Hashim Thaçi është përgjegjësi kryesor për shitjen, më sakt, vjedhjen zyrtare të pasurive të brezave shqiptarë. Privatizimin e egër të pasurive shoqërore e shtetërore, e përdori për pasurimin personal dhe të “komandantëve” të tij vrastarë. Duke qenë në krye të bandës të SHIK-ut, i rrasur deri në grykë me krimet monstruoze, deri edhe në kalljen e kufomave të viktimave të tij, si në rastin kuadrit të LDK-së, Shaban Manaj, Hashimi mbeti peng i krimeve serike. Argatët e tij kërkonin një makro shpërblim, për sjelljen e tij në kupolën e pushtetit. Dhe, ai ua dhuroi pasuritë e brezave shqiptarë, si: objekte industriale, me hapësira të mëdha toke, hotele e lokale të shumëta bisnesi, toka masive dhe të tjera, me çmime simbolike.

Për ta vërtetuar këtë, qytetarët e Kosovës lë të nisën nga privatizimet në komunat e tyre. P.sh. andej nga vij unë, Istogu, nga shumë privatizime, vetëm dy raste kanë arsyetuar blerjen: Rasti i parë: “Trofta”, me pronar veprimtarin e palodhur të çështjes kombëtare, Ismajl Bytyçin, i cili, me investimet e shumëta të bëra, e ka bërë “Troftën” një qendër ushqimore e kreative me nam në tërë Kosovën dhe mëtej. Rasti i dytë: Privatizimi i Qendrës Shëndetësore Kurative “Ilixha” në Banjë, me pronar Xhevdet Shoshin, i cili ka bërë dhe vazhdon të bëjë investime kolosale, duke e nxjerr nga kolapsi këtë kompleks shëndetësor dhe parkun madhor çlodhës. Kjo Qendër, tashmë, frekuentohet nga të gjitha trevat shqiptare, brenda dhe jashtë Kosovës.

4.- Tradhtia e dukshme për Mitrovicën e Veriut dhe marrëveshjet që e bëjnë Serbinë hisedare në Kosovë

Kur NATO-ja çliroi Kosovën (dhe jo “UÇK-ja”), detashmenti i organizuar i Kosharës ishte i gatshëm për marshim në Veriun e Mitrovicës. Por, Hashimi u dha urdhër bandave të Dukagjinit, të mos lejojnë lëvizjen e luftëtarëve të Kosharës. Dhe, për të mos shkaktuar vëllavrasjen ndërshqiptare, nuk vepruan.
Kur bandat serbe, të stacionuara në Veriun e Mitrovicës filluan vrasjen dhe largimin, shpërnguljen e shqiptarëve me dhunë e terror, nga shtëpitë dhe trojet e tyre stërgjyshore, në ndihmë të bandave serbe shkuan krerët e SHIK-ut, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, në shoqërim të ushtarëve freancezë, sepse Hashimi, tashmë, ishte agjent i tyre, i rekrutuar përmes mikut të tij – Arnaud Denjean, dhëndërr i Serbisë.

Organizimi i protestave të mars – prillit 2004, nga SHIK-u i PDK-së, ishte projekt i drejtëpërdrejtë i Serbisë, për të arritur, fillimisht decentralizimin, fshat e komunë serbe, për të ardhur tek “Zajednica” e sotme. Janë njëmijë e një fakte se në krye të protestave kanë qenë kryetarët dhe kuadrot lokalë të PDK-së dhe të AAK-së, si dhe Shoqatat e dala nga “lufta”, në krye me “veteranët e luftës”, shumë syrësh SHIK-as vrasës të shqiptarëve të pafajshëm, të cilët kurrë nuk kanë qenë pjesë e luftës.

Të gjitha bisedimet dhe marrëveshjet e bëra me Serbinë, të monitoruara, në surdinë, nga sigurimi francezë, rezultojnë të dëmshme, deri në tradhti kombëtare, sepse ato e bëjnë hisedare Serbinë në Kosovë. Dhe, Hashimi anashkaloi të gjitha institucionet e Kosovës, sepse, ai është peng i krimeve serike dhe duhej zbatuar urdhërat e padronëve të tij.

Hashim Thaçi nuk përmbush asnjë kriter për t`u bërë president

Kur presidenti i fundit jugosllav, kroati Stipe Mesiç, nxori ushtrinë me tanke në bulevardet e Beogradit, për ta mbrojtur Millosheviçin nga turmat demonstruese, Serbia zyrtare, më vonë, do ta akuzonte presidentin e atëhershëm “pse e mbrojte me tanke Millosheviçin?” Dhe, Mesiç do të përgjigjej sepse “unë jam kroat dhe Kroacia ime donte shkatërrimin e Jugosllavisë. Dhe, askush nuk mund ta bënte këtë, përveç Millosheviçit. Prandaj, edhe e mbroja, që ky shkatërrim të ndodhë sa më parë”. Diçka e tillë po ndodhë edhe në Kosovë. Serbia ka fakte të bollshme të krimeve për ta burgosur e dënuar Hashimin dhe bandën e tij të SHIK-ut. Por, askush më mirë se sa Hashimi me bandën e tij, nuk zbaton politikën shkatërruese të Serbisë në Kosovë. Dhe, nuk ka asnjë habi pse Lista Serbe aprovon zgjedhjen e Hashimit president të Kosovës.

Kërkesa e parë Kushtetuese është se “Presidenti duhet të përfaqësojë unitetin e popullit”. Dhe, çfarë uniteti përfaqëson monstra Hashim, kur, duke qenë në krye të organizatës vrastare të SHIK-ut, së bashku me kreun e Kuvendit, Kadri Veselin, kanë përgjakur Kosovën, popullin e saj. Sa herë paraqitën këto hiena në mjetet televizive, shumë mijëra njerëz, në ofshamje e sipër, shpërthejnë në lot e vaj. Vallë, a kaq të pa shpirt janë pushtetarët e sotëm, të prirë nga PDK-ja dhe Isa Mustafa, që duan ta shtojnë dozën e provokimit dhe të lotimit të mijëra shqiptarëve, familjarë dhe dashamirë të viktimave të SHIK-ut të Hashimit dhe të Kadriut?!!

Për ta zbutur tragjikomedinë e zgjedhjes të Hashimit president, janë aktivizuar shumë tellallë, që “hanë bukën e shqiptarit dhe bëjnë duanë e shkaut”. Dhe, për çudë, më shumë kakarisën disa kuadro të LDK-së, se sa vetë PDK-ja! Për t`i mposhtur kundërshtarët e LDK-së brenda partisë, ata thonë se “nuk e kanë hallin te zgjedhja e Hashimit president, por te largimi i Isa Mustafës”! E kemi thënë dhe e përsërisim se Isa është kryeministri më i mirë i qeverive të deri sotme të Kosovës. Ka edhe ministra për lakmi, si: Avdulla Hoti e Haki Demolli, ashtu siç ka ndonjë ministër që nuk është fare për karrikën e zënë të ministrit.

Por, si kryetar i LDK-së, me gjithë konsolidimin fillestar të partisë, nuk arriti të bëjë reformat e premtuara. Përkundrazi, me politikën e tij përjashtuese, seleksionuese e diferencuese, gjithnjë, në kahjen negative, e dëmtoi shumë LDK-në. Rrjedhimisht, elektoratin numerikë të Ibrahim Rugovës, i cili, në pjesën më të madhe nuk ka dezertuar, por që abstenon, nuk voton, nuk mund ta përfitojë kryetari aktual, Isa Mustafa. Për këtë duhet të mendojë mirë dhe të veprojë pa humbur kohë Isa Mustafa me strukturat e partisë dhe anëtarësia e përgjumur e LDK-së. Megjithatë, LDK-ja ka qenë dhe mbetet partia më e besueshme dhe më serioze në Kosovë.