Shkruan: Florim Zeqa, 07.01.2021
Alternativa politike nga mërgata është imperativ i ngutshëm kohorë, për arsye se mërgimtarët kanë nevojë për një forcë politike që mbronë pasuritë dhe shtëpitë e tyre nga hajdutët ordinerë, që i liron nga tatimi në pronë për shtëpitë e ndërtuara pas lufte dhe pronat e pashfrytëzuara, por jo edhe nga tatimet për veprimtari afariste, por kërkojnë që investimet e tyre të jenë të sigurta dhe të pakërcënuara nga haraç-kërkuesit të cilët kërkojnë shuma të mëdha parashë në këmbim të zhvillimit të lirë të veprimtarisë afariste në vendin tonë!
Thyerja e shpresave të qytetarëve, produkt i klasës politike
Ikja e të rinjëve nga Kosova duke e mallkuar çdo gjë në këtë vend, nuk është mallkim nga Zoti, por është “dhuratë” nga politikanët e pangopshëm, të shndërruar në përbindësha të gjithçkaje në këtë vend.
Politikanët e papërgjegjshëm, Kosovën nga një vendi i shpreses dhe i ardhmërisë e kanë kthyer në një vend ku ëndërrat shndërrohen në iluzione, ku shpresat vdesin akoma palindur, ku vdekja të shoqëron çdo kund dhe në çdo hap të jetës.
Shqiptarët e Kosovës në të kaluarën e afërt identifikoheshin me heroizmin, trimërinë, krenarinë, atdhedashurinë, solidaritetin, humanizmin, toleranacën ndaj njëri-tjetrit.
Deri dje morali njerëzor ishte vlera absolute e shoqërisë sonë, sot maskarallëku dhe poshtrimi njerëzor kanë njollosur imazhin dhe mjegulluar historinë tonë kombëtare.
Hipnotizimi popullatës nga premtimet megalomane të politikanëve mashtrues, për zgjidhjen e të gjitha problemeve politike dhe sociale, e ka pasivizuar një pjesë të popullatës, ku si pasojë e kësaj e kemi rritjen e papërgjegjësisë së politikanëve, rritjen e shkallës së korrupsionit, krimit të organizuar dhe dukurive tjera të shumta negative në vendin tonë.
Politikanët milionerë, populli i varfër dhe i pashpresë
Lënja e fatit të vendit në duart e liderëve të korruptuar politik, është më tepër së heqje dorë nga shtetësia dhe sovraniteti politik.
Të gjithë prijësit e partive dhe nismave politike në Kosovë janë milionerë dhe supermilionerë që nuk e kanë hallin e shtetit e as të qytetarëve, por si të ngriten në poste shtetërore dhe si të pasurohen në mënyrë të paligjshme, si të punësojnë familjarë dhe militant partiakë nëpër institucione shtetërore.
Si mërgimtarë, e kuptojë më mirë se askush tjetër dashurinë që e kanë mërgimtarët për shtetin, por akoma më shumë dëshirën për të investuar dhe ndërtuar vendlindjen e tyre.
Përvoja e deritanishme na ka mësuar, se jo rralë herë ndihmat e mërgimtarëve janë keqëpërdorur pikërisht nga drejtuesit e partive politike në pushtet dhe opozitë.
Deri më sot nuk më ka rënë të dëgjojë për një liderë partiakë (me përjashtim të Behxhet Pacollit) që ka ndihmuar ndonjë familje apo rast emergjent (jashtë familjes së tij) në Kosovë!
Por më ka rënë të dëgjojë shpesh, kur liderët partiakë i kanë dalë në ndihmë njëri-tjetrit, qoftë për raste shëndetësore apo procese gjyqësore…
Ndihma nga Diaspora më e madhe sesa ndihma e shtetit
Askush nuk e don më tepër se mërgimtarët Kosovën, por askush më shumë sesa mërgimtarët nuk është përbuzur nga të gjitha partitë dhe politikanët e të gjitha llojeve e ngjyrave.
Është sa e dhimbshme, po aq trishtuese të shohësh veprimtarë dhe atdhetarë të shquar të mërgatës të rreshtohen pas partive të dështuara dhe figurave të ricikluara politike, pas milionerëve dhe matrapazëve që u pasuaruan me paratë tona dhe djersën e qytetarëve të Kosovës.
Për këto 13 vite në shtetin e pavarur, të pastrehëve, familjeve të varfëra dhe më nevojë, më shumë ju kanë ndihmuar shoqatat nga Diaspora sesa shteti i Kosovës, e të mos i permendi të hyrat nga mërgata apo “remitencat” si po i quajnë politikanët, e të cilat janë dyfish apo trefish më të mëdha sesa buxhetit i shtetit.
Të hyrat e mërgatës, përveq ngritjes së drejtëpërdrejtë të mirëqenjes së familjeve kosovare, në mënyrë indirekte ndikojnë në zhvillimin ekonomik të vendit dhe rritjen e buxhetit të shtetit.
Ne mërgimtarët nuk duhet të rreshtohemi pas partive të dështuara politike në qeverisjen e vendit, por duhet të bëhemi bashkë për largimin e kësaj klase të çoroditur politike.
Edhe pse kjo është një punë e mundimshme dhe tepër sfiduese, mërgata duhet ta ketë organizimin e saj politik si oponencë e fuqishme e politik-bërjes kosovare.
Vetëm alternativa politike nga mërgata mund ta shpëtoj vendin nga përbindëshat politik dhe uzurpatorët e shtetit në përgjithësi. Vetëm alternativa nga mërgata do ta nxjerrë Kosovën nga varfëria dhe do ta shpëtojë nga përbindëshat politikë.
Sa më parë ta çlirojmë Kosovën nga përbindëshat politik, aq më e afërt do të jetë dita e ndryshimeve pozitive në vendin tonë. Zgjatja e jetës kësaj klase politike do të thotë vdekje e ardhmërisë së shumë gjeneratave në Kosovë.
Po e përfundoj me një thënje të të madhit Faik Konica; Në qoftëse Shqipëria do të vdiste ndonjëherë, atëherë në epitafin e saj do të shkruhej: “Shqipëria lindi nga Zoti, shpëtoi nga rastësia, vdiq nga politikanët”, e përshtatur për ditët e sotme; “Dardaninë e kemi dhuratë nga lashtësia, e shpëtoi Amerika, rrezikon të vdes nga politikanët e papërgjegjshëm”!
Mërgimtarët që ishin kryesort ne qeverisjen e Kosovës per 20 vite janê kêta mërgimtar: Hashim Thaqi, Ramush Haradinaj, Bexhet Pacolli, Xhavit Haliti, Isa Mustafa, Agim Çeku, Azem Syla, Shukri Buja… edhe dhjetëra tê tillë…
Komentet janë mbyllur.