13.5 C
Tirana
( Arkivi 2016 - 2021 )

ALMA LAMA LARGOHET NGA AMBASADORE E KOSOVËS NË ITALI

Shkrime të ndryshme

admin
adminhttps://fjala.info/
Arben Çokaj - Mësues Fizike & Informatike :: Gazetar & Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- & Grafik dizajner

Arben Çokaj

Po pres të protestojë Arbana Xharra për këtë largim pa arsye të ambasadores Alma Lama, pasi ajo që interesohet për forcimin e grave në Kosovë, e akuzoi në atë kohë, bashkë me gazetën Koha Ditore, sikur kjo e shiti votën, që Hashimi të bëhej president. (?!)

Tani që Hashimi nuk po e mbron Alma Lamën, a munden edhe ata, që e akuzuan, të bëjnë një “mea culpa”, e të thonë të paktën “na fal”. Nuk besoj, jo se nuk kanë kurajë me folë e me shkrua, por nuk kanë moral e dinjitet!

Më vjen keq të pohoj një realitet këtu, se kur KM Rama futi bë punë në organet e larta të shtetit shqiptar një numër njerëzish nga Kosova, askush në Shqipëri nuk doli me shpifje, dashakeqësi e urrejtje për kosovarët e punësuar, jo! Edhe pse ata nuk e kishin dhënë asnjë kontribut për Shqipërinë.

Por dolën një numër kosovarësh kundër Almës, edhe pse ajo ka 20 vjet që kontribuon me dinjitet, si femër e zgjuar dhe e civilizuar, në politikën dhe median e Kosovës, pra, kontribuon në jetën publike kosovare.

Por disa nga kosovarët kam frikë se ma parë pranojnë Dude Bajlen, që u tregon mbathjet në Kuvend, si përfaqësuese të tyre, se një zonjë të nderuar nga Shqioëria. Kosovarët le të shajnë, se kanë kulturën neurotike të krijuar për dekada nga pushtimi serb dhe idenë se ne shqiptarët në Shqipëri, po të donim, do i kishim ndihmuar edhe ata, por i kemi “tradhëtuar” gjoja.

Këtë perceptim u ka injektuar shkau me kalimin e kohës dhe disa ashtu besojnë. Ata nuk e kuptojnë se në fund të fundit, nuk i kanë në tërësi cilësitë e popullit shqiptar në Shqipëri, edhe pse kanë plot njerëz atdhetarë e me kontribut të mirë për kombin shqiptar…

Alma Lama nuk do të vdesë për bukë jo, por ju atje në Kosovë argëtohuni me Dude Bajlen, se ajo u duhet. Ne të Shqipërisë, na keni për të na përdorur për qëllimet tuaja, pra, për të përfituar prej nesh… kuptohet jo të gjithë! Dhe ne e kuptojmë këtë, i kuptojmë edhe ndjenjat tuaja, dhe do vazhdojmë t’ju ndihmojmë me aq sa mundemi. Vetëm mos kërkoni përtej mundësive tona. Dhe ruajeni veriun, nëse u ikën, u ikën për marrinë e politikanëve tuaj, jo tonën…

- Reklama -

Më shumë shkrime

Shkrimet e fundit