Arben Çokaj
Të rinjtë shqiptarē, të rritur në Shqipëri pas viteve 1990, kujtojnë se çdo minare xhamie – raketë e Erdoganit – ka të lidhur në qafë edhe altoparlante zhurmues.
Atyre nuk u besohet se në vendet Evropiane, përveç trojeve shqiptare, ka xhamia pa altoparlante dhe se ligji në Evropë nuk e lejon që të prishet qetësia publike!
Ky është terrori akustik, me të cilin ata janë rritur, duke dëgjuar arrogancën turko-arabe të fesë së paqes, se eZani është zëri i All’ahut asuaxhel, e se nuk mundet me e ndalë kush! Po pse e kanë ndalë në Evropë, ku ne duam të hyjmë pra?!
Në fakt, edhe në Shqipëri, neni 274 i Kodit Penal i Republikës së Shqipërisë e ndalon prishjen e qetësisë publike, por mentaliteti turqeliko-islamik e dallkauk dominant në shoqërinë shqiptare e lejon këtë terror e dhunë psikike akustike, pasi jemi të ngjashëm me një “banana republikë”, ku ligji nuk zbatohet në formën e plotë të tij!
Kjo duhet të ndryshojë! Stop terrorit akustik turko-arabik, që po i luan mendsh shqiptarët! Feja duhet të sillet brenda ligjeve demokratike dhe të mos i thyejë apo cenojë ato.
Ne si shqiptarë e meritojmë të ndërtojmë një shoqëri evropiane, laike e të lirë për të gjithë, ku zbatohen ligjet e shtetit e jo të dovletit – piskamat arabe me altopatlante.
Zhurmat publike nuk duhet t’i kalojnë 80 decibel (dB), se ndryshe bëhen të dëmshme. Piskama me altopatlante, që terrorizon përditë shqiptarët e kultivon neuroza fetare islame arabe, i kalon padyshim 200-300 decibel.
Për më tepër, lexoni në anglisht se sa dB (decibel) lejohet zhutrma në publik:
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pmc/articles/PMC5308171/