Arben Çokaj
Të rinjtë shqiptarē, të rritur në Shqipëri pas viteve 1990, kujtojnë se çdo minare xhamie – raketë e Erdoganit – ka të lidhur në qafë edhe altoparlante zhurmues.
Atyre nuk u besohet se në vendet Evropiane, përveç trojeve shqiptare, ka xhamia pa altoparlante dhe se ligji në Evropë nuk e lejon që të prishet qetësia publike!
Ky është terrori akustik, me të cilin ata janë rritur, duke dëgjuar arrogancën turko-arabe të fesë së paqes, se eZani është zëri i All’ahut asuaxhel, e se nuk mundet me e ndalë kush! Po pse e kanë ndalë në Evropë, ku ne duam të hyjmë pra?!
Në fakt, edhe në Shqipëri, neni 274 i Kodit Penal i Republikës së Shqipërisë e ndalon prishjen e qetësisë publike, por mentaliteti turqeliko-islamik e dallkauk dominant në shoqërinë shqiptare e lejon këtë terror e dhunë psikike akustike, pasi jemi të ngjashëm me një “banana republikë”, ku ligji nuk zbatohet në formën e plotë të tij!
Kjo duhet të ndryshojë! Stop terrorit akustik turko-arabik, që po i luan mendsh shqiptarët! Feja duhet të sillet brenda ligjeve demokratike dhe të mos i thyejë apo cenojë ato.
Ne si shqiptarë e meritojmë të ndërtojmë një shoqëri evropiane, laike e të lirë për të gjithë, ku zbatohen ligjet e shtetit e jo të dovletit – piskamat arabe me altopatlante.
Zhurmat publike nuk duhet t’i kalojnë 80 decibel (dB), se ndryshe bëhen të dëmshme. Piskama me altopatlante, që terrorizon përditë shqiptarët e kultivon neuroza fetare islame arabe, i kalon padyshim 200-300 decibel.
Neni 274 i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë
Prishja e qetësisë publike
Hedhja e gurëve apo sendeve të tjera në banesën e shtetasit, krijimi i zhurmave shqetësuese si, me në të shkrepjes së armëve apo plasjeve të ndryshme, të përdorimit jashtë rregullave të sirenave të automjeteve, apo çdo lloj tjetër sjelljeje të papëlqyeshme, në rrugë, sheshe e vende publike, që cenojnë dukshëm qetësinë e moralin apo tregon mospërfillje të hapët për mjedisin, përbëjnë kundërvajtje penale dhe dënohen me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.
Arben, falenderime per shkrim te jashtzakonshem patriotik.
Komentet janë mbyllur.