MAZLLUM SANEJA
(Kujtimit të shenjtë të poetit)
Kosova është gjaku im që nuk falet… (Epika)
Poeti këtë varg antologjik e shkroi qëkur i kishte tetëmbëdhjetë vjeç, si nxënës i gjimnazit ne qytetin e lindjes, Gjakove. Ky varg u bë për shqiptarët një manifest sui generis i revoltës dhe i mospajtimit përballë realitetit të hidhur. Ai u citua nëpër sheshe ku mbaheshin mitingje proteste, u bë si moto e shkruar nëpër flamuj të bartur nëpër manifestime kryengritëse.
Ali Podrimja – ky fenomen poetik, sipas kritikës letrare shqipe – konsiderohet poeti më i madh bashkëkohës shqiptar në hapësirën gjuhësore shqiptare. Autor i më se tridhjetë librave me poezi dhe eseistikë, krahas Ismail Kadaresë është shkrimtari më i përkthyer shqiptar në gjuhë të botës si në anglisht, gjermanisht, italisht, frëngjisht, suedisht, polonisht, hungarisht, sllovenisht etj. U lind me 1942 në Gjakovë, jeton dhe krijon në Prishtinë, në vendin që i thonë Kosove, në vendin që shtrihet në vetë zemrën e Gadishullit Ballkanik, rrethuar nga Bjeshkët e Nëmura. Shqiptarët si një popull i vetëm – askurrë nuk u bashkuan vullnetarisht në shtetin jugosllav as në vitin 1918, ashtu edhe ne vitin 1945. Shqiptarët gjithmonë janë konsideruar si një racë më e ulët: “Fajtor është Shqiptari që merr frymë/ ec ne dy këmbë/që flet shqip/që ha shqip/që dhihet shqip/”.
Ali Podrimja shkruan në gjuhën shqipe. Kjo gjuhe përbën grupin e veçantë ndërmjet gjuhëve indoevropiane dhe nuk ngjason me asnjë gjuhe tjetër. Gjuha shqipe ka mbijetuar dhe është ruajtur falë gjenisë së popullit, duke kaluar nga njëri brez tek tjetri, me gojë a me të treguar gojë pas goje, falë këngës, legjendës.
Ali Podrimja, është, para se gjithash, poet i kujtesës, poet i kujtesës kombëtare. “Letërsia – thotë me te drejte poeti – nuk mund te ndërroje as te beje gjë pos te mbaje gjalle kujtesën…” Poezia e tij përtërin dhe shpalos toponiminë gati të harruar (Iliria, Morea, Janina, Nikopoli, Preveza), përkujton dhe ngjall figurat mitologjike ringjall historinë tonë të hershme dhe gojëdhënat e moçme:
/ A ju kujtohet detin e zbuluam/ … a ju kujtohet për në Iliri/ për në Albanopol udhëtuam/a ju kujtohet/ Atlantida Atlantida Atlantida/.
Përkujton mitet dhe historinë e hershme(“Rozafati”,Morea”,”te Guri i Prevezës”).
Në poezinë e tij poeti shumë herë shfrytëzon thesarin e gjenisë së popullit. Në veprat e tij poetike të krijuara në trajtë mitesh, gojëdhënash apo legjendash, poeti vë dialog me historinë, mitologjinë. Ai është i vetëdijshëm se nuk bën të jetojë dhe të krijojë pa rrënjë, pa origjinë, pa të kaluarën. Poezia e Podrimjes në mënyrë sintetike dhe koncize shtron dhe kap problematikën e historisë së popullit shqiptar, problemet e identitetit të rrezikuar kombëtar.
Vepra e tij poetike përbën një tërësi të përbërë, të ngjeshur, të kristalizuar, konsekuente dhe të saktë. Kjo është një poezi e një niveli të lartë artisti dhe e një dimensioni të jashtëzakonshëm etik, që ngërthen në vetvete respektin e thellë për njeriun e rëndomtë, për thjeshtësinë, guximin dhe nderin. Lidhjet e saj me nocionet themelore dhe elementare si dinjiteti e guximi njerëzor apo kërkesa e natyrshme e së bukures.
Heroi i Podrimës tërë kohën gjendet në një situate të zgjedhjes: identiteti i tij është i definuar ekskluzivisht si qenie dramatike – ndërmjet . Ndërmjet mitit dhe realitetit, traditës dhe bashkëkohesisë, idesë dhe konkretes, mendimit dhe veprimit.
Ali Podrimja si një poet i kursyer ne fjale, i papërsëritur ne sintaksën poetike, ai është një poet me shpirt të trazuar, gjithnjë në kërkim të mjeteve te reja te shprehjes artistike, përmes një gjuhe provokuese. Poezinë e tij e karakterizon një game e gjere e problematikes dhe një shumëllojshmëri e mjeteve shprehëse.
Podrimja është poet i revoltës dhe i rezistencës, gjithnjë ne lufte me te keqen, me mizorinë, barbarinë dhe me ne fund ne lufte me sëmundjen, vdekjen. Ai solli ne poezinë moderne shqipe një ndjeshmëri dhe intonacion te ri poetic. Ne veprat e tij poeti nuk shtron vetëm probleme te ekzistencës kombëtare, te etnisë dhe te Atdheut, te realitetit te hidhur te kohës, po ai shtron probleme universale te ekzistencës njerëzore te rëndësishme ne luftën e individit përballë sistemeve totalitare për liri dhe demokraci, te individit te mbërthyer me trauma e kriza gjithfarëshe, ne kohen qe karakterizohet si shekulli i qytetërimit teknik, po edhe I shkatërrimeve me te mëdha njerëzore , për te cilat dëshmon historia.
Se këndejmi shtrohet pyetja: Çfarë na solli fundi i shekullit XX? Po, zhvillimin marramendjesh te botes, qe ndodhi me një ritëm te shpejte, i cili zhveshi dobësinë e natyrës njerëzore, pafuqishmerine e madje komizmin ne lufte ne eliminimin nga kultura dhe vetëdija, te pjesëve përbërëse te jetës çfarë janë: vuajtja dhe vdekja. Shkaku tjetër I shqetësimit te poetit dhe heroit te tij lirik`është vete fundi i shekullit XX. Sa me te drejte thotë filozofi dhe mendimtari anglez Thomas Hobbes se “njeriun per njeriun eshte ujk”(Homo homini lupus”) dhe njeriu ne fund te shekullit XX u shndërrua në bishë.
Egërsire. Monstrum. Fundi I shekullit – fin de siecle – solli me vete ndjenjën e fuqishme te fundit te saj, çfarë ishte e njohur dhe e pranuar si dhe friken e ankthin para te se ardhmes te panjohur, ndjenjën e ankthit dhe te pasigurisë, parandjenjën e tragjedisë dhe të vdekjes.
Ne formimin e tij krijues ushtruan ndikim dy poetë te mëdhenj: Gjergj Fishta dhe Federico Garcia Lorca. Derisa Fishta ia mësoi dinjitetin njerëzor dhe guximin, Lorca dëshmonte konstatimin se popujt dhe kulturat kane diçka të ngjashme qe I ofron : dhembja, shqetësimet, fatet,imagjinata. Megjithatë ekzistojnë ca karakteristika qe I bashkojnë poetet, pa marr parasysh ne epokën dhe gjerësinë gjeografike. Këto janë ndjeshmëria dhe mahnitja.
Imagjinata poetike e Podrimjes është plot e përplot ngjyra te errëta dhe simbole. Macja e zeze simbolizon fatin e keq, fatumin:
Një mace e zeze me ndjek
Ne udhëtimin tim
Orën e fatit ajo dikton
Si armiq dinak dhe forca te errëta simbolizojnë poashtu gjarpri, ujku dhe luani. Ndërkaq, simbolika e Gurit dhe Kullës – si metafora te qëndresës dhe te rezistencës shqiptare përmes shekujve, qe përsëriten aq dendur ne poezinë e Podrimjes, qe me aq mjeshtëri brilante i kultivon poeti, janë një pasqyre e aftumit shqiptar, artikulohen si shenja dalluese te identitetit ne mbrojtje nga sulmet barbare:
Merreni këtë gur e hidheni ku te doni
Fortësia e tij na përjetëson
(“Merreni këtë gur”)Deri te Kulla ime
Udha e panjohur me çon
/… /nën kokë
vë Çelësin dhe Shpatën
(“Kulla”)
Kulla – lexohet edhe si simbol i vetmisë , te asaj vetmie te ekzistencës pi edhe I vetmisë ndërmjet bashkëqytetareve te shtetit jugosllav, ku veçantia kulturore u shndërrua ne ajke tehuajsim dhe burim kërcënimi. Poetin gjithnjë e tmerron shkapërderdhja e popullit te vet dhe ndihet i pafuqishëm karshi indiferencës dhe hipokrizisë se Evropës se përgjumur, që i izoluan Shqiptarët nga qytetërimet e tjera, qe aq mizorisht e ndan dhe e copëtuan një popull me një qytetërim te lashte, me “Murin Shqiptar” te mallkuar te mospërfilljes dhe te hipokrizisë:
Shoh Evropën përmes grilave
Duke shpaluar trupin
Ne breg te erërave
(“Evropa përmes grilave”)
Imazhi i Atdheut të ndarë dhe te copëtuar ne sytë e poetit pa atdhe është nga fenomenet më tronditese dhe më tragjike, që Podrimja e artikulon aq mjeshtërisht ne poezinë tone te martirizuar, qe është një kaptinë e tragjedisë sonë të jetuar:
Gjymtimi yt pikëllon dhe ne ëndërr
Na kujton cungun ne pyll rrufesh
(“Fotografia jone, etnia”)
Ndjenja e vetmisë shkakton dhe ngjall copëtimin – gjymtimin tragjik nga shteti ame Nena Shqipëri, e cila i fanitet, i shfaqet poetit aq shpesh si diçka e largët dhe e huaj si “Ishulli Albana”. Nga ai breg i vetmuar, poeti thërret me zë të lartë, këlthet:
Xhuxhe je
Xhuxhe je moj
Pa mua
Dhe kurrkush jam
Jam kurrkush moj
Pa ty
(“Etyd për Shqipërinë”)
Ali Podrimja – ky poet modern si për nga mënyra e ndijimit, ashtu edhe mënyra e të shprehurit, kredon e tij poetike e shpreh prej revoltës dhe protestës. Pikërisht revolta dhe qëndrimi stoik i njeriut karshi fatit të sfiduar përbën shprehjen e besimit te tij, duke mos u dorëzuar par atë papriturave te jetës. Një mënyrë e këtillë e të kuptuarit te botes dhe të poezisë i karakterizon pothuaj te gjitha veprat poetike të Ali Podrimjes, veçmas veprën poetike “Lum Lumi”(1982), e cila sipas kritikës letrare është vepra më e mirë, më e arrirë në gjithë poezinë shqipe të shekullit XX.
Asgjë e çuditshme, sepse kemi te bëjmë me një poezi shume te pjekur, e përshkuar pers dhembjes, revoltës dhe zemërimit ironik.
“Lum Lumi” është një libër i dhembjes dhe i dashurisë për vete Lumin , te birin e poetit, një homazh kujtimi për humbjen e parakohshme të të birit. Është ky libër i tragjikes dhe heroikes njerëzore. Duke lexuar dhembjen e madhe te poetit ne udhëtimin e tij prometeik, lexuesi nuk mund te qëndroje indiferent, nuk mund te mos trazohet shpirti I tij duke u tronditur thelle. Megjithatë ky nuk është pikëllimi I lirikut as madje I ekzistencialistit te kredhur ne rezignacion e vale dëshpërimi mbi fatin tragjik te shpirtit njerëzor. Toni i dhembjes te Podrimja është i përmbajtur, i përkorë, sikur vetë poezia, e liruar nga patosi dhe patetika. Qëndrimi i tij përballë tragjedisë së ndodhur është i papërkulshëm, stoik dhe plot dinjitet, megjithatë me shpresë dhe besim në jetë:
Erdhe në jetë
Nuk ka nevojë për kujë
Lutje
Kryesorja të jetosh
Këtë gur ta hedhësh me larg se Unë
(“Me jetue”)
Poeti na bind se qëllimi i shpëtimit të njeriut nuk qëndron në atë që të këtë një jetë të rehatshme dhe të lumtur, po të dëshmojë të vërtetën, të ngjesh armët e të luftojë ngadoqoftë për të shenjtën liri në çdo rrethanë:
Ti heq shpirt me kokë
Në jastëk
Turp
Vogëlushi imKe mundur tekefundit të ngjeshësh
Armët e Agimit
E të shkosh në Bejrut
Të vdesësh për Palestinën
(“Të shkosh në Bejrut”)
Poeti gjithnjë e ushqen me shpresë dhe besim heroin e vet, të birin, Lumin, duke e këshilluar: behu i guximshëm, mos humb besimin, reago kundër dhunës, mos duro te keqen,me pleh kurrë mos u pajto, mbi te keqen, mbi te mirën, mendo me koke tende, kurrë mos pështy në dashuri – mallkim i fisit, ne çdo kohe – te dish te thuash fjalën kur duhet thëne,te dish t’i duash njerëzit dhe botën, natyrën, sepse urrejtja është me e rende se vrasja, para se gjithash behu besnik i vetvetes dhe i parimeve te tua.
Madje ne momentet me tragjike poeti nuk humb besimin ne jete. Të jetosh domethënë te ekzistosh, domethënë të mësohesh me vdekjen – thotë poeti.
Dhembjen e tij personale prej babai dhe poeti si një pjese e pandare ekzistencës njerëzore e ngre ne një nivel gjithnjë njerëzor.
Ne udhëtimin e tij, ta quajmë nga askund ne askund, ne këtë “planetë te zgjebosur”, gjithnjë poetin e ndjekin: “macja e zeze”, “Zoti i zi”, “kënga e zeze”, derisa “vdekja ishte me e shpejte se unë”. Ne udhëtimin e tij prometeik, poeti është gjithnjë ne kërkim te njeriut, qe ne fushën e bardhe e harruam, ndonëse poeti është i vetedishem se jetojmë në një botë gjithnjë më të tëhuajsuar dhe të dehumanizuar:
U bënë vite që e kërkoj
Dhe që nuk flas”
(“Mora udhe të takoj njeri”)
Megjithatë, poetin gjithnjë e mban shpresa dhe besimi, edhe pse:
Po ky litar
Rreth kokës
***
dhe prape vetëm
rreth flakës
(“Pa folje”)
Si përfundim mund të themi se poezia e Ali Podrimjes është një ngjarje e veçante ne letërsinë bashkëkohëse shqipe, sepse është ngjarje e hidhur e dinamizmit te gjithanshëm te psikikes njerëzore. Ali Podrimja ky poet i dhembjes dhe i durimit, i revoltës dhe i rezistencës gjithnjë synon te kuptoje thelle qeniesine e fenomeneve dhe te gjerave, depërton ne substancën shpirtërore te ngjarjeve dramatike, duke u futur ne kuptimin e ekzistencës si te njeriut, ashtu edhe te gjerave.
Gjuha poetike e Podrimjes është e stërholluar, e rafinuar, e kursyer dhe konkrete, jashtëzakonisht karakteristike, e mprehte dhe e ashpër.
Ali Podrimja ky humanist evropian porsi Shimborska apo Herberti ne mënyrë të distancuar, duke hulumtuar dhe studiuar historinë dhe bashkekohesine, te cilat e mbajnë të gjallë përgjithësisht kujtesën njerëzore e edhe kujtesën kombëtare, gjithnjë na befason dhe na mban të gjallë me pushtetin e fuqishëm te fjalës se shkruar. Qëllimi i kësaj poezie është zgjimi i shqetësimit, i së vërtetës, të zbuluarit të së bukures dhe të kërkuarit e pareshtur të të kuptimit të ekzistencës njerëzore.
PS. Ky ese botohet në kujtim të poetit tonë, vepra e të cilit u botua dhe u përkthye në shumë gjuhë të botës, e edhe në polonisht në përkthim të Mazllum Sanejes dhe Ewa Śmietanska “ Skradziony płomień (Flaka e vjedhur) në botim të Shtëpisë së njohur botuese polake “Pogranicze”, Sejny 2007.
MAZLLUM SANEJA
VETEM VDEKJA ËSHTË E PËRKRYER
– Kujtimit të ndritshëm të Ali Podrimjes –
Kurrë nuk u pajtove me të keqen
As me dhunë as me plehNgado që udhëtove nëpër botë
Në shpirt e mbarte KosovënDiç të botës antike pate në vetvete
Dhe trishtimin e epokës sonëVendi yt më i sigurt
Ishte poeziaNjëherë në njëqind vjet
Lindin poetë të tille sikur tiI lumtur është ai popull
Që ka poetë të tillëVetëm vend ndërrove
Të jetosh i pavdekshëmLamtumirë miku im Ali
Jeta e njeriut qenka një shtegtim i pambarimVarshavë,
22 korrik 2012