Ali Ahmeti dhe Menuh Thaçi po kërkojnë më shumë “pushtet” në kapërtinat e mbyllura të Kushtetutës

0
466
Kushtetuta - MK

Në vend të debatit

Kjo është Kushtetuta e Maqedonisë së Veriut, që, nëpër vite në plan të parë ka vënë shtetësinë e popullit maqedonas dhe gjuha maqedonase si gjuhës ztyrtare, ndërsa gjuha shqipe në paragrafin (…) ku flitet për gjuhët tjera as që përmendet por tutje thuhet se aty ku përmasa e qytetarëve tjerë (jo maqedonas), që kalon 20% mund të përdorin gjuhën e tyre amtare(!). Në asnjë paragraf të Kushtetutës askund nuk përmendet fjala qytetare (shqiptarët dhe gjuha e tyre shqipe)! Në zgjedhjet parlamentare në MV po garojnë edhe partitë politike shqiptare të përçara dhe secila po bën fushatë për vete dhe jo për qytetarët shqiptarë,që sipas Kushtetutës aktuale (lexo:janë pakicë kombëtare dhe jo shtetformues), ndërsa gjuha shqipe jo zyrtare(sic!)

Faktorët politikë shqiptarë (PDSH- me Menduh Thaçi kanë dalë me një “tezë politike” e panjohur në ligjet kushtetuese të këtij shtetib (lexo: Zv. kryeministër konsensual(sic!), ndërsa BDI-Ali Ahmeti (lexo:Kryeministri shqiptar(sic!) dy qasje të ndryshme më shumë lajm sa për tagrën e votës së lirë nga shqiptarët në ketë hapësirë etnike, që, tash sa vjet kanë pritur gjithmonë në zgjedhjet parlamentare “Se do të bëhet mirë”, për të vazhduar tutje se “Jemi popull shtetformues me gjuhën shqipe zyrtare!”(sic!)? Krejt kjo në kolovajzën politike me figurat e njejta politike pa asnjë ndryshim me ndonjë rrafsh të ri politik dhe, si thuhet me gjak të ri të brezit të shkolluar të shqiptarëve në vendet e BE-së dhe SHBA.

Tashti, kur fushata vazhdon në të gjitha vendbanimet shqiptare, partitë politike po garojnë për (lexo:për pushtetin e pa shkruar në Kushtetutë), por me të vetmin qëllim të koalicionit me partitë maqedonase fituese të zgjedhjeve paralamentare dhe këtu nis dhe këtu përfundon odisejada politike shqiptare në Maqdoninë e Veriut(sic!). Tërë sloganet e partive politike shqiptare në këto zgjedhje, në Shkup faktori politik maqedonas po i përcjellë me buzë në gaz(sic!), ndonëse asnjëra nga këto kërkesa nuk do të realizohen sikunder deri më tash në ketë shtet me përmasën e rendit të parë (shtetndërtues për maqedonasit e për shqiptarët pakicë kombëtare dhe jo shtetformues)!

Atëherë, ku do të mbesin premtimet e fushatës paralemntare të Menduh Thaçi dhe të Ali Ahmeti para sovranit të votës së lirë dhe pozita kushtetuese e shqiptarëve e pa ndryshuar që nga vitet 1945-2020 në rendin e dytë qytetarë të pakicës me pakicat tjera (multinacionale)?! Për fund edhe sot nuk e kemi të qartë si është e (mundur) që partia politike “Besa” me Kasam Bilalli dhe me lirat e Turqisë të jetë bartëse dhe përgjegjëse për çështjen e (pa)zgjidhur shqiptare në Maqedoninë e Veriut?!


Skënder Karaçica
Executive Director

Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists

Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: [email protected]