Alfred Mirashi dhe sukseset e tij

0
971

Dërgoi Gjin Musa, gazetar

– “SHPIRTI I ROMËS” – VEPRIMTRI NDËRKOMBËTARE, ÇMIMI I PARË PËR ARTISTIN SHQIPTAR ALFRED MIRASHI.
– NË CEREMONI E FTUAR DHE AMBASADA JONË…

Në një nga veprimtaritë e rëndëshishme dhe ndër më të bukurat, “Shpirti i Romës” (Spirito di Roma), ngjarje shumëplanëshe kulturore e pop-artit 2016, ku nga artistë nga shumë vende të botës si Greqia, Bullgaria, Kroacia, pranë vendit tonë, nga Italia patjetër, nga Polonia, Franca, Hollanda, Zvicra, Izraeli, etj, e në kontinente të tjera, nga SHBA, Kina, Republika, Surinam, etj, etj, u përzgjodhën 60 vepra arti të gjinive të ndryshme dhe u ekspozuan në vendin prestigjioz, në Muzeun Arkeologjik “Stadio Domiziano, Piazza Navona” në Romë. Mes tyre ishin dhe dy autorë shqiptarë, Anila Ciccone dhe Alfred Mirashi Milot.

Në ceremoninë e përurimit të eskpozitës, në 16 shtator, pjesëmarrja ishte e gjerë dhe e kualifikuar, artistë, kritikë arti, studentë. I ftuar ishte dhe kreu i ambasadës tonë, Visar Zhiti, dhe kryetari i shoqatës itali-shqiptare “Besa”, Edmond Godo.
Kritiku i artit, Profesor Francesco Gallo Mazzeo dhe Profesor Sergio Lombardo folën për prurjen e begatë të veprave të ekspozuara të artistëve nga Italia dhe bota, për realizimet moderne dhe gjuhën shprehëse, me mesazhe që shqetësojnë kohën sot, etj, dhe me çmim të parë u vlerësua vepra “7 Keys” (7 Çelësat) e piktorit dhe skulptorit shqiptar Alfred Mirashi Milot, i njohur tashmë në Itali e më gjerë, për ekspozimet e tij deri edhe në Kinë.

Autori, pasi falenderoi për çmimin e lartë, falenderoi dhe praninë nga Ambasada e jonë pranë Selisë së Shenjtë të Visar Zhiti, ndërkohë mik dhe shkrimtar, por dhe tregues i vëmëndjes që tregohet për artitët, në intervsitën që dha për gazetarët televizivë shpjegoi se 7 çelsat e tij janë për mendjet e hapura, që duan komunikimin, ndërsa Visar Zhiti, i pyetur nga një televizion francez “Per artin” se si do ta interpretote, shtoi se “janë 7 çelësa shpirtërorë për çdo të ditë javës, të mëdhenj dhe të shtrembëruar nga mundimi për të hapur realitetin dhe tjetrin, për të zbuluar të vërtetën dhe të shenjtën…”.

Është një metaforë dhe e Shqipërisë në hapjen e saj ndaj botës. Imazhi i Shqipërisë dhe i shqiptarëve është gjithnjë e më i mirë me praninë e saj dinjitoze në Europën e kulturës, si vend i virtyteve që jep botës artistë, por dhe shenjtë.