ALERGJIA E AGIM VELIUT NDAJ VJOSA OSMANIT

0
598
Vjosa Osmani - Beso

Vjosa Osmani – Beso në rrenë.

nga Binak MAXHARRAJ

/I vetmi yll që rrezaton dritë në LDK është Vjosa Osmani/

Glauk Konjufca nga LVV ka deklaruar se kandidatura e Vjosa Osmanit për presidente do të ishte e pranueshme për LVV, emër ky që po lakohet edhe në media dhe portale.

Por menjëhërë më mllef i reagoi ashpër Konjufcës, as kush tjetër pos Agim Veliut, i cili më gjuhën e tij të një të deshpruari, bile më një tonë edhe si kërcenues duke iu përgjegjur se askush nuk ka të drejtë të përzihet në “punët dhe politikat e mbrendshmë të LDK dhe se LDK paska kandidatura tjera të përshtatëshme“.

Ndoshta ka aluduar në Isa Mustafën, Lutfi Hazirin apo edhe për vehtën, figura këto të demoduara, të dala jashtë përdorimit, qe në zgjedhjet e lira nga populli nuk do t’i votonte as lagja e tyre…

Por Veliu sikur ka harruar se kandidatura për president është edhe punë e partnerit të kalicionit sepse pa pelqimin e tij bije çdo kondidaturë e LDK.

Por pse gjithë ky mllef i Agim Veliut ndaj Vjosa Osmanit ?!

Dikur në vitin 2014, kur po mbaheshin zgjedhjet parlamentare po kjo LDK e denigroi ashpër Vjosa Osmanin gadi si të pa rendesishme. Por ashtu nuk mendoi anëtarsia dhe elektorati duke e nxjerrë si më të votuarën fëmër në Kosovë.

Por, për çudinë më të madhe, qe mbetët enigmë, po kjo LDK e nominoi Vjosa Osmanin për kryeministre të ardhshme. Veliu dhe Luta u përqyrravën, ishin kundër.

Por Vjosa Osmani e vazhdoi fushatën elektirale parlamentare ishte si bleta e cila e mbodhi negtarin nga lulët duke e nxjerrë LDK si partinë e dytë më vetëm një deputet më pak se sa LVV.

Po ku do të ishte LDK sikur kësaj fishate paraelektorale t’i printe si i nominuar për kryeministër psh. Isa Mustafa, Agim Veliu apo Lutfi Haziri?!

Askund, jo më shumë së sa në vendin e tretë pas PDK, dhe sot nuk do ta kishin shansin te diagolojnë më LVV.

Por, menjëhërë pas zgjedhjeve prapë u tregua fytyra e veftetë e kapsëve, zapuesve të LDK, që në shenjë falenderimi për votat qe ua solli Vjisa Osmani, kjo kastë e mykur e LDK e injoroi, e linçoi në mënyrën më të turpshme nga pjesemarrja e saj në negociata rreth formimit të qeverisë e cila si e nominuar nga LDK për kryeministre do të duhëj ta kushte fjalën kryeyore.

Por, të pa beset janë gjithmonë të pa besë, ata nuk i zënë besë as vetëvehtës, janë dhe mbetën të pa besë, besën e kanë në klanët klientliste të tyre mbrenda LDK qe tani më nuk i vjenë as era e dikurshme e LDK.

Në këtë drejtim shkon edhe reagimi dhe alergjia funoke e Agim Veliut kundër figurës më të ndritëshme të LDK Vjosa Osmanit.