Skënder Mulliqi
Pamjet që gadi çdo minut po vijnë nga axhensionet e ndryshme të lajmeve në botë, janë trishtuese, janë lemeritëse, janë pamje të turpit që nuk lahen kurrë, janë lajme që duhet ta zgjojnë më në fund ndërgjegjën e botës së civilizuar, që këto masakra mbi civilë të pafajshem të ndërpriten. Regjimi kriminal i Bashar Al Asadit dhe regjimi kriminal i Putinit, janë duke shkaktuar gjenocid mbi gra, fëmijë dhe pleqë. Këto pamje janë të vështira sikurse që ishin pamjet nga masakrat në Bosnje dhe shumë masakra në Kosovë, të kryera nga kriminelët e kryekriminelit të luftës, Millosheviqit. Shumë mercenarë serbë po gjendën në luftën në Siri e mercenarë të tjerë.
A ka gjë me rreqethëse së kur vritën fëmijët, a ka gjë më e turpshme për botën demokratike të lejohet që për së gjalli të mbulohen njerëzit nga germadhat e bombardimeve të avioneve luftarak. Asadi dhe Putini si njerëzit më mizor të këtij shekulli ishte dashur të ndalën, sa nuk është bërë tepër vonë. Kundër këtyre bombardimeve të pa rreshtura mbi caqët civile në Alepo ka reaguar edhe administrata amerikane, e cila kërkoj nga Asadi që këto bombardime të ndërpritën. Asadi dhe Putini sikurse para ardhësi i tyre krimineli, Millosheviq njohin vëtem gjuhën e forcës. Disa herë shumë organizata humanitare të botës, dhe OKB kërkuan që të ndalohen këto ekspedita ndëshkuese karshi grave dhe fëmijve në Alepo, i cili qytet tashmë është kthyer në qytet fantazmë.
Nuk ka asnjë justifikim që në ndjekje të ISIS –it të bëhët qdo gjë rrafshë më tokë. Jeta e mijëra civilëve po vihet në rrezik edhe më të madh, për shkak të bombave që po bien pa pushim në lindje të qytetit duke shkatërruar shtëpi, shkolla dhe spitale. Miliona njerëz janë larguar nga Alepo, ende ka njerëz të cilët kan mbetur të ngujuar në shtëpit e tyre duke iu lutur Zotit së ndoshta do ti shpëtojnë më të keqës. Një fatkeqësi humanitare veq po ndodhë raportojnë shumë agjensione të huaja të lajmeve. Po mungon uji, ushqimi, madje po bombardohet edhe konvojet e ndihmave humanitare të OKB-së, nuk ka furinizime mjekësore… Në Alepo është duke ndodhur gjenocidi para syve të botës demokratike.
Vëtem mbrenda një mengjesi OKB ka njoftuar së forcat proqeveritare të Sirisë bashkë më forcat ruse kan vrarë dhe masakruar afrë 100 civilë, ndër ta shumë gra dhe fëmijë. Një 7 vjeqare- Bana i drejtohet botës demokratike. ”Ky është momenti im i fundit gjallë ose e vdekur”. ”Babai im është plagosur, unë tani po qaj”. Mesazhi i saj i fundit ishte “Jam shumë e mërzitur që askush nga bota nuk po na ndihmon, askush nuk po na ndihmon për të na evakuar mua, nënën dhe motrën time, ”Mirë u pafshim” janë fjalët në status të voglushës… Çdo minut, çdo orë janë shumë të gjata për njerëzit e rrethuar të Alepos… Të lutemi që ti mbulon dheu i zi sa më parë organizatat dhe njerëzit terroristë kudo që janë në botë, por pa të keqën e askujt…