Shkruan Jola Doçi-Dibrani
Kryetarit i Serbisë Aleksandar Vuçiq sot vizitoj rajonin e Toplicës qe përkufizohen me
Kosovën. Me vitin 1978 ishin krejtësisht troje shqiptare! Ai u ankuar për pakësimin e popullatës së kësaj ane. Presidenti tha se Kurshumlija, Bllaca, Prokuplja dhe disa vende rajonale kanë humb gjysmën e popullsisë së saj. Aleksandar Vuçiç tha se këtë krahinë të Toplicës e kemi ruajtur nga shqiptarët duke aluduar ne përndjekjen e shqiptarëve me dhunë nga ajo zonë!?…
Ma tutje ai shprehet me këto fjalë “E di mirë rëndësinë e Toplicës dhe ky rajon ka qenë i pari kur Serbia ka kërkuar luftëtarë”. Ne vazhdim Vuçiqi, ka ftuar gratë e kësaj pjese që të lindin fëmijë sa me shumë. Serbia nuk do të ekzistojë pa lindje të fëmijëve”, ka thënë ai duke premtuar ndërtimin e autostradës deri në Kosovë, e cila, sipas tij, do të ndihmojë jetën e banorëve të kësaj ane.
Hapni arkivat sipas marrëveshjes se juaj me Turqinë për spastrimin e këtyre vendeve nga shqiptaret!
Ai tha se po qe vazhdohet zbrazja e ketij rajoni, Serbia po e humb edhe një pjese të saje. Duhet ti themi Vuqiqit se ”ato toka herëdokur; do tu kthehen shqiptarëve se tapitë janë tonat, prandaj hapni arkivat sipas marrëveshjes se juaj me Turqinë për spastrimin e këtyre vendeve nga shqiptarët”… Duke folur për Kosovën, Vuçiq sërish është pyetur se “ku shkruan që shqiptarët kanë të drejtë të” formojnë Ushtrinë e Kosovës” Ai u përgjigj, duke i ikur pyetjes”.
Mos formimin Asociacionin e Komunave serbe Vuçiq e ka quajtur gënjeshtër pesëvjeçare dhe ka vlerësuar se Prishtina është e përkëdhelura e bashkësisë ndërkombëtare duke u përgjigjur edhe për Gjykatën Speciale, ai ka thënë se nga Gjykata Speciale për Kosovën nuk pret asgjë.
Në fund po ashtu iu bë një pyetje lidhur me hetimin e vrasjes së Oliver Ivanoviq. Edhe këtu u tregua skeptik duke iu hedhur fajin se ajo ishte në duart e policisë të shqiptarëve dhe të Kosovës, prandaj ka pengesa te invalvohemi ne në këtë proces hetues.