Ilir Muharremi
Medito për një çast, lundro poshtë koresë së trurit aty dikund thellë te memoria dhe pa hezitim zhytu në vlugun e atyre kujtimeve. Rikthe imazhin e viteve 1997, njeriun me flokë të gjata të shpërprishura dhe me bluzën e Che Gevarës në rreshtin e parë ballë për ballë policëve serb dhe pa ju tremb fare syri.
I krijuar për popullin, i rilindur nga mesjeta dhe zëri i tij qysh atëherë ishte kanosës dhe i rrezikshem për atë sistem. Albin Kurti, njeriu i cili e kuptoi qysh herët se Kosova çapitej, plaçkitej, zaptohej, dhe kurrë nuk çlirohej.
Duke u ditur se shteti jonë sapo kishte dal nga inkubatori dhe filloi fazën e adoleshencës së dhunuar, ky njeri i doli në krah sepse e dinte se këtë adoleshente po e shkelmojnë nga brenda dhe jashtë.
Këtë shtet e kanë pafuqizu në çdo kohë, e kanë përdhunu, madje dikujt i duket edhe si budallaqe ,por Albini po e kupton popullin e po i sulmon hijenat.
Populli është i strukur në shtëpi. Të dobëtit nuk rezistojnë nga epidemia. Disa mbijetojnë në spital, dikush vdes, ndërsa politikanët vazhdojnë të luajnë letra me shokët e tyre. Ata sot janë shumë por më vonë do ngelin gjysma e ndoshta asnjë. Do infektoni edhe ato letra por jo nga koronavirusi, por nga padrejtësia dhe injoranca juaj.
Harrohet në media koronavirusi dhe bëhet top lajm shkarimi i Agim Veliut. Populli është i lodhur nga ju e jo nga virusi.
Albini ne vitin 1997 ka qene 20 vite mbrapa, sepse floket e gjata ishin ne mode ne vitet 1964-1978.
Ndersa me e vesh kmishen e terroristit Che Gevara kjo tregon shume per karakterin represiv te Albinit. Che Gevara ka pushkatuar femije 14 vjeçarë ne burg.
Albini vetem nuk ka mundesi se po te kishte mundesi do te ishte terrorist komunist si Lenini. Stalini etj.
Keshilltari i tij politik akoma e mban portretin e Mao Ce Tung, qe vrau 60 milion njerez. Agon Hamza antiamerikan i perbetuar. Edhe keshilltari tjeter, Shkelzen Gashi kriminel komunist antiamerikan.
Keto jane fakte 100%.
Keshilltari Erzen Vraniqi deshiron kthimin e KS në Serbi… keshtu pat deklaruar ne 2017…
Komentet janë mbyllur.