ALBINI NUK GABOI FARE, POR TANI PO GABON LUMIRI?!

0
121
Lumir Abdixhiku

Kryetari i LDK-se Lumir Abdixhiku paska thane së kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka gabuar kur ka mbeshtetë presidentin e SHBA-së Joe Bidenin, gjatë fushatës se tij kundër ish-presidentit Donald Trump.

Lumiri me tutje vazhdon kur thotë së:
“Nuk ka çështje më skandaloze sesa kur kryeministri thotë se e ka përkrahur Bidenin, ndersa te tjëret jo”.

Sikur kjo deklaratë të vinte nga ish shefi yt Isa Mustafa i cili e rrexoi LDK ne 12% për arsye se LDK e bëri patericë të PDK për shumë vite çfarë LDK pati edhe tronditje të mbrendshme. Në vend qe ish-shefi i yt te merrete denimin e merituar ti e avansove ne kryetar nderi të LDK. Shumë sklandaloze.

Por, ti Lumir po e quaj skandaloze sese Kurti e paska përkrahë fushatën e një miku të madh te shqiptarëve Joe Biden Presidentin aktual te SHBA-ve i cili ka meritë te madhe për lirin e Kosovës.

Kjo çfarë thuani ju z. kryetar i LDK jo qe është skandaloze por edhe e turpshme. Sespe është fakt i pamohueshëm se ju të tjerët nuk e keni përkrah hapatas fushatën e Jor Biden për president.

Ju e dini shumë mire z. Lumir se pse Ju nuk e përkrahet haptas e publikish, siç bëri Albinui, fushatën e Joe Bidenit?!
Nuk e bêtë sepse Ju ishit më shumë të lidhur me presidentin Trump, një figure i cili aksidentaslisht erdhi për kryetar te SHBA-ve dhe i cili krijoj tollovi mbenda SHBA-ve ku pati protesta racore, e shumë çka tjetër, por ndikoj shumë edhe ne ftohjën e maredhënjeve ndrkombëtare më partneret strategjik te SHBA sidomos ne Evropë, çfare si president jo vetem se e humbi imazhin ne vend por edhe jashtë vendit.

Ju z. Lumir nuk e përkrahet haptas fushatën e Joe Bidenit për president sepse ishit ne krah të Trumpit, te Joe Baltonit, Richard Grenellit dhe Palmerit të cilët ishin miq te Serbisë e jo të Kosovës. Të gjitha këta siç u zbulua këto ditë, por edhe është ditur edhe me pare, se dolën me përkrahjën e ides se Vuçiqit dhe Hashim Thaqit për ndarjën e Kosovës qe po të mos ishte mikja e jonë e mdhe Angela Merkel ndoshta edhe do te ndodhëte.

Por për këtë marifet te tyre u doli përpara si digë Albin Kurti i cili nuk i shkoj si bisht Hashim Thaqit ne Vashington, sepse e dinte mire dhe e kishte nuhat me kohë se çka po e priste Kosovën.

Për këtë nga te gjithë ju Albin Kurti u sulmue si antiamerikan,bête fushat të egër për ta njollos dhe rrezuar qeverin Kurti I, sepse nuk u shkonte për shtati Grenellave, Palmerave, Baltonave, Thaçave dhe Vuçiqeve për projektin e tyre për ndarjën e Kosovës. Ti gjithë këta u futën ne fushatën për rreximin e qeveisë Kurti I.Ishte I bërë ”xeher” sidomos miku proserbi Richard Grenell i cili nuk mund te durronte se egzistuari qeverin Kurti I.

Këtë me se mire e tregoi hapatazi këto ditë zyrtari i lartë i LDK Areben Gashi kur hapats publikisht ne TV T7 “deklaroi se Grenell na i dha vetem shtat ditë për ta rrezuar qeverinë Kurti I. E lutëm qe ten a i jape edhe tri ditë me shumë”.Dhe pastaj dihet se si u zhvilluan ngjarjet, shkoj qeveria Kurti I e zgjedhur nga populli, për te ardh je qeveri tjetër nga rradhet e klaneve mafioze ne krye me Avdullah Hotin.

Z.kryetar Lumir a nuk ëshët super skandaloze për ty përzirjën e Grenellit ne rrezimin e qeverisë Kurti?!
Pse nuk u moret më këtë çeshtje dhe te ia sqaronit publikut të vërtetën?!

Unë, pos Isa Mustafës, nuk kamë pare ndonjë reagim te Juajin personalisht lidhur me deklaratënn e zyrtarit te lartë të LDK Arben Gashit, i cili është edhe shef i grupit parlamentar te LDK.

Por, Lumir edhe me skandaloze është fakti se për deklaraten e Arben Gashit ju nuk u moret me te.
Ku është këtu e verteta, a ka rrejtë dhe mashtruar publikun Arben Gashi, apo është e verteta ajo se çka thotë Isa Mustafa. Deri me tash as ti e as LDK nuk jeni deklaruar, e nese jeni deklaruar duhet te bëni publik qendrimin e LDK dhe te merreni me Arben Gashin qe e pska rrejtë, mashtru publikun.