Albini është 👌

1
332

Kimete Berisha - Venezia Kimete Berisha

Për Joe Biden-in, pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme;
Për Donald Trunp-in, Kosova është ‘fabrikë’ e Serbisë dhe pak e Kosovës.
Kurse zyra ku ndahen milionat, është në Beograd

Me Donald Trump, Kosova do t’i ‘kthehet’ Serbisë.

Në rrethana normale, kur të dy kundërshtarët politikë kanë qasje të njejtë ndaj Kosovës, s’është e nevojshme të deklarohesh dhe të anosh kah asnjëri.
Por, rrethanat nuk janë normale, janë aq abnormale, biare dhe nonshalante sa Donald Trump e pagëzoi liqenin e Ujmanit në emrin e tij.

Është patriotizëm sot të anosh kah Joe Biden.
Kjo s’do të thotë se je kundër Trump.
Thjesht je për Joe Biden.
Albin Kurti asnjë fjalë nuk e tha kundër Donald Trumpit.

Tregoi se Biden e ka krijuar shtetin e Kosovës, por nuk tregoi se Trump nuk e sheh Kosovën si shtet të pavarur.

Pra, sikur Grenell në emër të Donald Trump të mos anonte kah ‘kastravecat’ e Kosovës, ndoshta s’do të ishte nevoja të anonim hapur kah Joe Biden.

Por amerikanët si të drejtpërdrejt që janë (po më bën me qesh Kimete! /AÇ), e urrejnë dyfytyrësinë, si ajo e Hashim Thaçit (që kurrë nuk e bën atë që e thotë dhe kurrë nuk e thotë atë që e bën), dhe dinakërinë si të Isa Mustafës.

Është stil amerikan të jesh i sinqert, si Albini.
Duhet të të kujtohet nënçmimi i Grenellit, kur e ka pyetur Daçiq në Beograd ‘se si kaluat në Prishtinë’, Grenelli ka qeshur me përbuzje, demek qysh kalohet me ata ‘myslimanë’ primitivë.

Pra, duhet ta votojë Joe Biden secili shqiptar, që pas pesë vitesh do ta shoh Kosovën shtet i pavarur!
Nuk voton kundër askujt, kur voton pro dikujt!
Vota jote nuk është votë e protestës, është votë e shpëtimit.

M’u bë galant me Donald Trump, të shkon dëm, sepse Ai të sheh nga lart, dhe në shumicën e kohës s’të sheh hiç që je gjallë.

Donald Trump e quajti Kosovën ‘shtet islamik’ për interesa personale, por myslimanët janë dhe duhet të jenë me Joe Biden. Myslimanët duhet që me votë ta refuzojnë t’i përdorë si numra, ti përdorë për fitorer e tij fallse në Izrael. Siç është falls edhe njohja e Kosovës nga Izraeli.

E kemi të lehtë dhe detyrë kombëtare të anojmë kah Joe Biden, sepse serbët anojnë kah Donald Trump.

P.S. Albin Kurti ka pranuar ta ‘rrezikojë’ karrierën politike kur kah anuar kah Joe Biden. Sepse është njësh.

Çka të duhet karriera politike, pa shtet.

1 KOMENT

  1. Nje prej femrave me te frusturuara, qe ka gazetaria e Kosoves.

    Kjo e pati shkruar nje artikull kunder Nexhmije Pagarushes para 6 viteve, duke folë per jeten seksuale te Nexhmijes… sepse kjo ka probleme seksuale edhe i vinte merzi per jeten seksuale te Nexhmijes.

    Kime Te …ka njerez qe nuk i harrojne ah, akuzat e tua.

Komentet janë mbyllur.