Albini e Vjosa e humbën betejën, por do ta fitojnë luftën?!

1
513
Albin Kurti dhe Vjosa Osmani

Skënder MulliqiNga Skënder MULLIQI

Deputetet e Kuvendit të Kosovës, në orët e vona dhë të liga për Kosovën, e turpëruan dhë lënduan rëndë tempullin e demokracisë dhe të lirisë. E përdhosën votën e sovranit në kohë kolere. E përdhosën votën e lirë për interesa meskine, për interesa përsonale, për interesa të atyre që moti e kan shitur shpirtin. E keni kthyer per nje moment te keqen e madhe, qe menduam të gjithë qe e lame mbrapa, qe Kosova mos te shkaterrohet perfundimisht.

Grusht te rendë i keni dhene ju deputete me maska te koronavirusit, por krejte të zhveshur nga turpi që nuk ua lanë as deti. Ju jeni do hiqa e kurkusha, do gjysem analfabeta e matrapazë politikë, qe për ju Kosova dhe kombi nuk paraqesin asgje hiç.

Jeni mësuar me vjedhë dhe plaçkite popullin tuaj, dhe e rrëzuat qeverine e shpreses, per t’i vazhduar avazet antiKosove aty ku i keni lënë. E futët vendin në krizë tjetër institucionale dhe ekonomike, e prutë vendin buzë zhbërjës. Jeni mesuar qe të vjedhni gjithëçka para veti, nuk keni faj! Kurti nuk ua lejojë këtë. Nuk është këtu në pyetje Amerika dhe as taksa, por është në pyetje kthimi i juaj, që e keni humbur pushtetin më vote, për t’i vazhduar mariftetet e pista, edhe për t’i shitur sërish territoret shqiptare, e tash Serbise.

Dhe, këtë edhe mund ta bëni po qe nuk do t’ju funksionon gjate, se populli është sovrani, nuk do ta lejon që të humben aq shume territore të vendit dhe ato me kryesoret, për pushtet dhe për ta shpëtuar bythen nga Gjykata Speciale. Kjo seancë do të mbetet si tubimi me i turpshem ne historine e nje shteti, kur njerëzit po vdesin e ju nuk e latë pa e mbajtur tubimin antiKosovë.

Ju po kamumfloheni prapa takse, e shkarkimit te Veliut, thua se ky fare Veliu na qenka Kosova! Ju qe po veproni ne një situate të tillë jeni argatet e djalllit, ju nuk jeni zëri i popullit. Kurti e ka te drejten dhe popullin mbrapa veti. E shkarkuat si hijenat e natës vonë, por kurrë nuk keni mundesi ta rrezoni zërin e arsyes qytetare, i cili pas kalimit te Koronavirusit do tua kthejë përgjigjen e merituar me voten e lire.

Në menyrë tinzare e hileqare dhe frikacake e shfrytëzuat epideminë, që mos të kanë mundësi qytetarët t’i mbushin sheshet në përkrahje të qeverisë së shpresës, të cilën jua morët serish, por mos mendoni për shumë gjatë. Kalon edhe kjo fortunë të cilën e prodhuat, dhe do të ndesheni më votën e sovranit, e cila përfundimisht ka me ju qitë përtokë dhe ka më ju gjuajtur në bërllogun e historisë. Atje edhe e keni vendin.

Ju do te zbritni nga skena politike, të cilën e turpëruat aq gjate, për të mos u kthyer kurrë më në pushtet… Albini e Vjosa e humbën betejën nga ata qe nuk kanë legjitimitet, por do të fitojnë luftën…?!

1 KOMENT

  1. Me 26 Mars, perfaqesuesit e KS votuan me rezultat 85:32…
    Çdo delegat eshte i Kosoves. Nuk mundeni disa delegat me i quajt te mire disa te keqij… ata jane te barabart.

    KS votoi kunder VV.
    Pik

Komentet janë mbyllur.