Gjergj Kabashi
Lëvizja Vetëvendosje dhe vet Albin Kurti si Kryeministri në detyrë, duhet të jenë shumë më të matur dhe etik në të shprehurit publik dhe të mos bëjnë gabime që i kushtojnë imazhit të vendit, duke na parqitur të prapambetur si dhe duke e humbur që në start imazhin e mirë, që e ka para popullit të Kosovës si parti e udhëheqje, që vlerësohet e mendohet si e pakorruptuar.
Elektorati i ka votuar më së shumëti dhe ata votuan vetëm në saje të asaj pjese të imazhit të VV, që është menduar si i mirë dhe shpresëdhënës për vendin. Pavarësisht që vazhdojnë të shpresojnë në qëllimet e tij të mira, votuasit kritikë të Albin Kurtit e të VV në përgjithësi, janë të zhgënjyer me një kokëfortësi të panevojshme dhe jofleksibilitet të Albinit në raport me ndërkombëtarët, por edhe në skenën e brendshme politike. Sidomos me disa gabime të panevojshme në raport me partnerin qeveritar LDK-në.
Shumëkush mendon se Albini ra në grackën e përgatitur nga të tjerët, për të cilën deri diku është edhe vet fajtor. Albini ka të drejtë ta tregojë “kokëfortësinë” e tij vetëm në raport me mbrojtjen e Kushtetutës së Republikës së Kosovës, të ligjeve dhe të integritetit territorial të vendit, ashtu siç parashihet sipas Nenit 1 të asaj Kushtetute. Në raportet e tjera i takon të sillet si një politikan e nacionalist modern, që gjithmonë e përcjellë një buzëqeshje në buzë. Që të tregohet i mençur dhe i vendosur në parimet e mbrojtjes së ligjshmërisë e kushtetutshmërisë.
Askujt nuk i vjen mirë kur ende pa u rehatuar në karrigen e Kryeministrit, ai të detyrohet që ta lë atë dhe të mbetët i konfrontuar me pothuaj të gjithë të tjerë në vend dhe jo vetëm. Jo vetëm Albini, por të gjithë të tjerët, secili njeri veç e veç, është i mençur vetëm për aq sa e ka pajisur natyra me aftësitë e caktuar. Njeriu e politikani ka gjithmonë nevojë për tjetrin dhe veprën e mirë të tij, e jo të sillet si “botë në vete”.
Askujt nuk i vjen mirë kur dëgjon, që bërlloku i grumbulluar në institucionet e Kosovës dhe parti politike, pra të gjithë ata që e vodhën, zhvatën e ropën vendin qe njëzet vite, të mundohen t’ia lënë fajet e veta Albin Kurtit e VV-së. Nuk i vjen askujt mirë, kur ANTISHQIPTARËT E BASHKUAR (antishqiptar është ai që e vodhi vendin e vet që njëzet vite), që Sot të dalin dhe t’i drejtohet Albinit e VV si “anti-amerikanë”, “prorusë” e ata të mos kujtohen se ajo ishte dhe është “luftë speciale” e menduar mirë, së cilës tek në fund fillojnë t’i përgjigjen, por mjaft zbehte dhe pa forcën e argumenteve që i kanë.
Siç veprojnë me etiketat anti-shqiptare si “anti-amerikan” turmat e PDK-istëve, LDK-istëve, AAK-istëve, NISMA-as etj. Të vjen tepër keq kur i dëgjon akuzat dhe etiketimet e tyre të orkestruara në bashkëpunim e koordinim tepër të ngushtë me mercenarët e njohur të medias…
A jeni në mend?
A e dini të gjithë ju se nuk keni të drejtë dhe nuk është njerëzore, etike, morale e as sjellje shqiptare, që të flasësh me përçmim për tjetrin, sidomos për atë që të ka çliruar dhe është garancion i ekzistencës tënde sot e nesër, duke rrezikuar luftë botërore për ty e popullin tënd dikur?!
VV dhe vet Albin Kurti duhet ta kuptojnë përfundimisht se duhet të jenë përgjegjës për çdo fjalë e fjali që e shqiptojnë. Ta lëmë pas të kaluarën e tyre naive dhe mungesën e përvojës në udhëheqje. Ai Sot e tutje nuk guxon me gabue, sidomos kur po e fiton përvojën e duhur nga të qenët praktik si politikan, tashmë edhe si Kryeministër në detyrë.
Kurti nuk duhet ta lejojë vetën që për shkak të lajthitjeve e gabimeve fëmijënore me shprehjet e deformuara si “Amelika, Amelika”, apo “Shtëpia e Bardhë” apo “Shtëpia e Verdhë”, që si papagaj i përdorin ithtarët e tij pastaj, i bënë dëm jo vetëm VV por edhe mbarë popullit. Ia lëshon qentë vetes pas.
Albin, ti duhet të tregohesh i vëmendshëm e logjik, ashtu siç je në të folur e mendime racionale, duke mos përtuar që ta herrësh gjithë kohën të folurit publik nga shprehjet e të folurit jopublik, që është rrjedhim e pasojë bisedave shpeshherë demagogjike me gjithfarë partiaku.
Tregohu i disiplinuar dhe ndali të gjithë ata që flasin e qesin prej goje fjalë e mendime pa lidhje e jonjerëzore, qofshin të atyre që në rrjete sociale e gjetiu paraqiten si mbrojtës të VV, apo të këtij turkofilit të Prizrenit, vëllait të kryetarit të asaj komune Mytaher Haskukës nga rradhët e VV, që e fyen Grenellin për orientimin e tij seksual!
Kjo është jo vetëm NJE MARRE E MADHE, por në çdo aspekt joetike dhe e palejueshme për një njeri.
Gjergj,
Duhet me qene por nuk eshte.
Komentet janë mbyllur.