Albin, ndërro taktikë në dialog me Serbinë, kërko ndryshimin e kufijve deri te Molla e Kuqe!

1
332
Molla e kuqe

Pamje nga fshati Mollë e Kuqe, një nga dëshmitë qe ka të bëjë me një histori mbi kufijtë realë të tokave shqiptare, që çojnë deri në Nish, aktualisht te okupuara nga Serbia të “Molla e Kuqe”, që po e shihni ne foto. Sipas kësaj historie, emrin Molla e Kuqe e kishin dy fshatra skajore shqiptare, njëri në veri e Shqipërisë në Serbi dhe tjetri, qe gjendet brenda kufijve administrativë të Greqisë, me emër të ndryshuar në Kalloreferis në jug të Shqipërisë në Greqinë e sotme !!!

Letër e hapur përfaqësuesve të Kosovës në dialogun me Serbinë: Albin, ndërro taktikë në dialog me Serbinë, kërko ndryshimin e kufijve deri te Molla e Kuqe!

Luan Dibrani Shkruan Luan Asllan Dibrani

Presidentes së Republikës së Kosovës,
Znj. Vjosa Osmani,

Zoti Albin Kurti, qeveritarë, përfaqësues të Kosovës, parti politike në pozitë dhe në opozitë, institucione dhe organe drejtuese të Kosovës, me lejoni t’ju drejtohem me këtë letër të hapur mbi zërin e arsyes mbi dialogun Kosovë-Serbi mesa vijon:

Duke u mbështetur në situatën e rënd, politike për atdheun tonë me një gjendje të jete të tendosur dhe afrimit te përfundimit të dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë,vendosa t’u drejtohem,sepse koha na tregoj paaftësinë e ish qeverive të shkuara në dialog me Serbinë,jo vetëm te këtyre 20 vjetëve qeverisje, por edhe nga viti 1878 e këndej qe luajtën rolin kukullave dhe kukuvajkave!!!

Me Seriozitetin e SHBA-ve dihet mirëfilli se Republika e Kosovës, në procesin e dialogut ndërshtetëror me Serbinë konform “Rezolutës së Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së” po hyn në fazën përfundimtare.

Në prag të takimit në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ka debate opinione supozim nga ato lokale deri në ato ndërkombëtare te lloj, llojshme dhe skandaloze.
Kushtëzimet e Serbisë dhe nderskamzat kanë qenë gjithmonë prezentë duke ndërruar shpesh taktika mospërfillëse nga përkëdhelja e disa shteteve të Evropës ashtu siç vepruan edhe gjatë historisë!!!

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian (BE), me ndihmën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), sipas Rezolutës së Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së të shtatorit 2010 ka për qëllim promovimin e bashkëpunimit rajonal, avancimin në agjendën evropiane dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve.

Dialogu u zhvillua nga përfaqësuesit e qeverive të dy vendeve pa konsultime të mirëfillta kualitative të brendshme dhe në mungesë të transparencës dhe konsensusit. Ish grupet dialoguese nga Kosova kurrë nuk kanë qenë një zë i duhur, prandaj kësaj here Albin Kurti, dhe përfaqësues te dialogut të keni kujdes, konsultoni njerëzit intelektual, pa marr parasysh partinë përkatëse dhe kompletoni grupin nga ma të mirët.

Me Seriozitetin e SHBA-ve dihet mirëfilli se Republika e Kosovës, në procesin e dialogut ndërshtetëror me Serbinë ka hyrë nën kuadër të zbatimit të obligimeve të pranuara ndërkombëtare konform Rezolutës së Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.
Nëse është dikush për ndërrim kufijsh, t’i kthejmë kufijtë tanë atje ku i kishim të molla e kuqe, pa të kaluarën nuk ka dialog me Serbinë, e kur te hapet kjo temë vetvetiu hapet “Kutia e Pandorës”.

Zoti Albin, tani se shpejti do përballesh ne tryezat e BE, ku në vazhdimësi synimi i Serbisë është akoma rrudhja e territoreve tona përmes termit ”Shkëmbimi territorial”, është gabimi më fondamental që i bëhet kombit shqiptar, dhe këtij shteti”, por nëse është për shkëmbim territorial, tema në këto tryeza mos lejo poshtërimin e tokave tona nga grabitqarët serb, po kërko nëse është dikush për ndërrim kufijsh ti kthejmë kufijtë tanë atje ku i kishim te molla e kuqe.

Ndërkohë Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian (BE) për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, dhe disa tjerë shpesh marrin në diskutim dhe duke u prononcuar për “non-paper”-in e publikuar së fundmi në të cilin përshkruheshin ndryshime të kufijve në disa shtete të Ballkanit Perëndimor, përfshirë Kosovën dhe Bosnje e Hercegovinën gjithnjë në llogarinë dhe interesin e Serbisë. Prandaj zotou dhe hap temën, se pa të kaluarën nuk ka dialog me Serbinë, e kur të hapet kjo temë vetvetiu hapet “Kutia e Pandorës” mbi të kaluarën e popullit shqiptar dhe padrejtësitë qe iu servuan nga vet Evropa.

Krijimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe futja e kishave shqiptare në Kosove si ortodokse apo edhe prona serbe, Serbia do ta ketë prapë Kosovën nën sqetull prandaj kujdes në dialog!!!

Zoti Albin Kurti, krijimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe është kërkesa publike e Serbisë në raport me marrëveshjen finale në dialogun Kosovë-Serbi, por kërkesa reale përfshin një “autonomi madhore”, prandaj të keni kujdes, po citoj deklaratën e presidentit serb si me poshtë:

“Aleksandër Vuçiq, ka thënë se nëse ‘Kurti shkon në Bruksel për të diskutuar njohjen e Kosovës, më mirë mos të shkojë’. Ai ka thënë se në Bruksel do të duhej të diskutohej për Asociacionin e Komunave serbe“.

Zoti Albin Kurti ndërro taktikën politike në dialog me Serbinë, sepse përcaktimi i kufijve tanë është pikërisht te mollët e kuqe në Serbinë e sotme dhe në Greqinë e sotme, mos u frikëso hape këtë temë si të duan kundërshtarët!

Zoti Albin Kurti ndërro taktikën politike në dialog me Serbinë, kërko ndryshim të kufijve deri të molla e kuqe sepse fshati Molla e Kuqe në jug, i përket një zone që sot gjendet brenda kufijve administrativë të Greqisë, me emër të ndryshuar në Kalloreferis. Fshati tjetër, në skajet veriore të Shqipërisë, gjendet edhe ai jashtë kufijve të Shqipërisë së sotme, diku afër një vendi të njohur me emrin “Molla e kuqe” afër Nishit.

Zoti Albin Kurti ndërro taktikën politike në dialog me Serbinë, sepse përcaktimi i kufijve tanë është pikërisht te mollët e kuqe në Serbinë e sotme dhe nԯ Greqinë e sotme, mos u frikëso hape këtë temë si te duan kundërshtarët!

Frika e politikanëve serb për Shqipërinë natyrale, shpesh dalin me propagandën e termit “Shqipëria e madhe” ku i ikën realitetit!?

Një fjalë popullore thotë “kush e ka mizën pas veshit e kruan”, prandaj po iu sjell edhe një reagim te Daçiqit në Serbi kur thekson citojmë si më poshtë:

“Politikanët shqiptarë po bëhen “kërcënimi kryesor i paqes dhe stabilitetit në Ballkan dhe Evropë”. “Deklaratat e koordinuara të Ramës, Thaçit dhe Musliut tregojnë se Shqipëria e Madhe është qëllim i të gjithë shqiptarëve. Sot, Musliu me këtë i është afruar edhe Nishit, nesër edhe Shkupit, Ulqinit, Epirit. A do të flasin për këtë BE-ja, SHBA dhe Britania e Madhe? Nëse nuk e bëjnë edhe kësaj here, kur Shqipëria e Madhe ka arritur deri te Nishi, do të jenë përgjegjës të drejtpërdrejt për pasojat”, ka thënë Daçiq”. Ai më tutje ka kërcënuar duke thënë se “shqiptarët duhet mirë t’i masin fjalët e tyre dhe t’i zgjedhin ato, sepse më në skenën ndërkombëtare nuk janë mbrojtësit e tyre të cilët kanë bombarduar Serbinë që t’ia marrin Kosovën”. Frika e politikanëve serb për Shqipërinë natyrale,shpesh dalin me propagandën e termit “Shqipëria e madhe” ku i ikën realitetit!?

Sot janë akoma toponimet tona me mbi 700 fshatra e qytete dhe qyteza tonat si qyteti i Nishit, Toplicës, Prokuples, Kurshumlisë, Vidinit, Tërnit, Negotinit, Zajçarit, Pirotit, Smederevës, Qyprisë, Krushevcit, Soko Banjës, Leskocit, Vranjës vilajeti i Novi Pazarit etj ,prandaj faket e deshi keni ta tërboni politiken serbe pran faktorëve ndërkombëtar!
Zoti Albin Kurti për të folur për këtë temë duhet para se gjithash ta japë një vështrim të shkurtër, rrethanave politiko-shoqërore që i paraprinë kësaj ngjarje shumë të dhimbshme dhe mjaft tragjike për ne shqiptarët gjegjësisht muhaxhirët e Nishit, Toplicës, Prokuples, Kurshumlisë, Vidinit, Tërnit, Negotinit, Zajçarit, Pirotit, Smederevës, Qyprisë, Krushevcit, Soko Banjës, Leskocit, Vranjës etj.

Më 1844, shovinistët greko-serbë, dolën haptazi me planet e tyre hegjemoniste dhe ekspansioniste ndaj tokave shqiptare përmes Megali-Idesë të Jani Koles grekë, respektivisht Naçertanisë së Ilija Garashaninit.

Zoti Albin Kurti ndrysho taktiken e dialogut mbështetu ne te kaluarën historike dhe autoktone te tokave shqiptare para Traktatit famëkeq të Shën Stefanit dhe Kongresit te Berlinit, qe u tkurren trojet tona pa mëshirë nga toka dhe deti. Thjesht ndaheshin tokat e Shqipërisë, për t’i përmbushur dhe ngopur apetitet e etshme të shteteve ortodokse Ballkanike.

Zoti albin Kurti na gëzove qe te ra fati te jesh përfaqësuesi i shqiptareve në këto tryeza, prandaj rikujtoju te kaluarën e hidhure dhe te përgjakur të krahinave dhe vilajeteve të shqiptarëve, evropianëve, atje qe zhvilluan kulture e gjuhe, histori dhe ekonomi qe edhe sot janë akoma toponimet tona me mbi 700 fshatra e qytete dhe qyteza tonat. Nuk është çudi se forcat politike serbe e dine këtë gjë shume mirë se ne ato troje janë kolonët serb!!!

Zoti Albin Kurti kërkoj te hapen arkivat e Evropës për këto fakte në Stamboll, Vatikan, Beograd, Moskë, Londër, Berlin e gjetiu!

Shpërngulja e Muhaxhirëve është bërë gjatë dhjetorit të vitit 1877, dhe janarit të vitit 1878, kur edhe ishte një dimër shumë i ashpër. Kushtet klimatike nga një anë, dhe ndjekja nga ushtria serbe nga ana tjetër ishin tragjike për popullatën tonë shqiptare-Muhaxhirë. Atëbotë ata mezi arritën që t’i merrnin vetëm njerëzit e gjallë me veti, kishte raste kur nëna Muhaxhirë nuk mundi t’i marrte të gjithë fëmijët e saj, dhe nëpër atë acar të madh ia mësyn pjesës jugore të Vilajetit të Kosovës për shpëtim, prandaj rikujtoj ti zoti Kurti me ekipin tuaj dhe mos të shkohet atje me duar ne xhepa si Isa Mustafa.

Që nga viti 1833 kur Serbia kishte fituar autonomi kulturore nga Perandoria Otomane, kishte filluar planet jo vetëm për pushtimin e tokave shqiptare, por edhe për zhdukjen e tyre nga faqja e dheut. “Naçertanija” e Ilija Garashanini-t ishte një platformë dhe program për dëbimin e shqiptarëve nga platformë dhe program për dëbimin e shqiptarëve nga trojet e veta qe trashëgoj edhe kasapi i Ballkanit Sllobodan Millosheviqi dhe praktikisht e përdori te njëjtën platformë në luftën e fundit të Kosovës se 1999. Ky program ishte konstruktuar në vitin 1844, ndërkohë që ishte realizuar gjatë dhjetorit 1877 dhe janarit 1878. Gjatë kësaj kohe, të gjitha faktet historike thonë se janë përzënë nga trojet shekullore afro 700 vendbanime.

Masakrën serbe të para 100 vjetësh dhe kjo pjese e historisë te jete kapitull në vete për kallëzim penal ndaj Serbisë!

I dashur Albin te rikujtojmë edhe në takimin radhës në dialogun me Serbinë, terrorin dhe masakrën serbe te para 100 vjetësh dhe kjo pjese e historisë te jete kapitull ne vete për kallëzim penal ndaj Serbisë për gjenocid te asaj kohe, akoma varret dhe gjaku i atyre kohërave është i freskët!!! Pra dialogu i pret këto reagime te juaja si zë i shqiptareve në krah e keni mikun më të madh SHBA-të.

I madhi Albin Kurti, rifreskoni të dhimbshmen tonë mbi faktet si djegëjet, vrasjet dhe masakrën qe përjetuan shqiptaret gjatë dëbimit secila familje është një histori në vete!
Vlen të përmendet edhe një fragment i udhëpërshkruesit serb, Sreten Popoviq që, ndër të tjera, shkruante për atë kohë citojmë:

Ato netë, shumë familje shqiptare duke udhëtuar me fëmijët e tyre, nga acari i madh pësuan humbje të mëdha në njerëz. Shumë fëmijë në qerre ose në shpinë të nënës u ngrinë dhe vdiqën. Kishte raste të shumta kur edhe pleqtë vdisnin nga të ftohtit.” Qystendili i Bullgarisë në janar të vitit 1878 ishte përplot shqiptarë, sikur Bllaca e prillit të vitit 1999 qe u përzunë shqiptarët nga Sllobodan Millosheviqi.

Për fatin e mirë të këtij populli, për dallim nga vitet 1877-1878, këtë herë, këtë katrahurë po e përcillte e tërë bota, kurse shtetet më të fuqishme e më demokratike, në krye me SHBA-të dhe Britaninë e Madhe u vunë në krah të drejtësisë dhe bashkë edhe me shtete të tjera e ndihmuan këtë popull që të kthehej në tokën e tij shekullore.

I dashur Albin shqiptarët akoma janë skllevër të mentalitetit anadollak,sllav etj me orientime te gabuara kah Azia e disa edhe nga Moska, por kësaj here shpresa është e madhe tek ju se do e ndryshoni historinë!

Zoti Albin Kurti ne këtë rast kërko qe në dialog të jetë edhe delegacioni i Amerikës ,mos hezito, mos u hamend, dhe mikun çmoje se thjeshtë kurrë s’kanë qenë kundra Shqiptarëve.

I nderuari dhe i madhi Albin Kurti në vazhdimësi t’u kthejmë më të mirë popullit mik izraelit që ndihmuan popullin tonë të shtypur nga diktatura e egër serbe për t’i ruajtur tokat tona Autoktone dhe për ti kthyer troje tona të përgjysmuar dhe të ndara në disa pjesë të shteteve të Ballkanit?!…

Rroftë Amerika dhe Izraeli dhe gjithë shtetet tjera që na ndihmuan në të drejtën tonë.

BE nuk ka fuqinë e garantimit të paqes në ndonjë rajon pa SHBA-të, janë kërcënim sidomos për shtetet e dobëta (për nga siguria) e rajonit. Shqiptarët e kanë çështje ekzistence renditjen me SHBA-të, dhe nga ana tjetër e kanë vullnet si popull: kur thuhet se jemi populli më proamerikan në botë, prandaj edhe ti dëshmo dhe demantoje propagandën qe po e zhvillojnë rivalet politik, cuba në Kosovë e Shqipëri kundër teje.

Duket se shumica e qytetarëve por edhe elitat politike de facto kanë hequr dorë nga BE me një politikë boshe që shumë vjet edhe me dialog formal e të pa efektëshem, por duhet te lutemi në të madhin zot dhe ta falënderojmë Amerikën qe na ndejti gjithmonë në krah prandaj, Amerika duhet të jete pjesëmarrëse e Dialogut…

1 KOMENT

Komentet janë mbyllur.