Albin Kurti ti po mëton të zgjidhesh Kryeministër ?!

0
1420

A guxon ti nga A. Demaqi e R. Qosja që të bësh një simbolikë te e fundit, të nderosh Varrin e Presidentit Rugova ?

Xhevat Rexhaj

Republika e Kosovës nisi rrugëtimin legjitim e legal nën frymën, dhe organizimin e intelektualëve shqiptarë të Kosovës e përkrahur nga 99% e popullit ( terminologji që ti shumë e përmend, o Albin). Si motor me brum vlerash pro perëndimore studenti i M. Bartesit, Ibrahim Rugova u vnue në krye të ecjës së pandalur për pavarësi të Kosovës. Popullin e kishte mbrapa ngase nuk i rrejti asnjihere, ishte i drejte dhe ishte fjalë pak por vepra shumë qysh nga zyrat e Washingtonit e deri në Bruksel, të tjerat nuk po i ceki fare, sepse janë pjekje historie e realiteti. E deshi pra populli i vet Presidentin Rugova, e deshi secila shtrese qytetare, dhe fëmijët lindnin nën emnin e Republikës së Kosovës. Po more Albin edhe ty tu krijue mundësia që nga Malësia e Bjeshkëve të studiosh në sistemin shkollor të pavarur të minsitrisë së R. së Kosovës. Po pra edhe ti ishe ne UP, dhe mbarove studimet me vulën në Diplomë, ku të shkruan Republika e Kosovës, apo jo o Albin në vitet e 90-ta pra.

Presidenti Rugova nuk ishte fiksion, o Albin, ishte prekje e shqiptarisë ishte liria dhe pavaresia e jote edhe e imja edhe e populit, Rugova nuk u mor me ju kritikuesit e fyesit e gojëflliqurit që ishit, ai u mor me ecjen amerikane e gjermano-britaneze e gjerë te Vatikani ku ishte aq i adhuruar, ai nuk ua ktheu sharjet as fyerjet, jo more jo ngase ishit aq të vegjël e aq të shitur tek nxitësit e vllavrasjës ndërshqiptare A. Demaqi, R. Qosja dhe figurat kyçe të PRONTO s, të cilët ti sot i therret me emna kriminela, ok ke të drejte tash ti thërrasësh ashtu, ngase u zhgenjeve nga ta, ose ua ktheve shpinën për egon tande, sepse ti ne kohë lufte dhe pas lufte ishe me ta bashkë, po po o Albin, ishe me ta duke djeg edhe Kosovën në mars të vitit 2004, dhe si rezultat serbët e Kosovës dhe Serbia nga armiqë mjerisht u kthyhen në viktima tek faktori nderkombetar. Po i la anash tash edhe të tjerat djegie ideologjike, që ti me siamezat tu vazhdove, o Albino.

Në vitin 2014 ti Albin në një intervistë pate deklarue: nëse dikush mundet ta shkatrrojë PDK ne dhe PRONTON ai ashtë z. Isa Mustafa, po po Albino e kam intervisten tande e ruaj, ok Isa bëri sa mundi të rrezoj PDK-në, por ti e din Albino se ishte mu kundershtari yt i sotëm R. Haradinaj që nuk lejonte të caktohej Isa kryeminister edhe se ti i kishe thane Ramuhsit vetë, por jo nuk e prishi pra VLAN-in Isa, por ambiciet e semura te shokut tand Ramushit. Ti Albino ishe bllokuesi kryesor i asaj që kishe deklarue se Isa ashte i vetmi ta deklasojë Pronto-n, dhe kete Isa e filoi ne qeveri, ua ndaloi prontove tenderat dhe korrupsionin milionesh, e shumë pislleqe te tjera, dihen keto. Isa forcoi ligjin dhe finacat i drtejtoi si duhet, ti Albin nuk mujshe me durue se si Isa po e shemb çerdhen e krimit, andaj ti Albino u bane kinse je kunder krimit por ne realitet ishe me krimin, se u lidhe me PRONTO-n, ta rrezoni LDK-në dhe Isa Mustafen, e jo pdk-në e pronto-t…

Ok edhe kjo tashma e kalueme, por ku je sot Albin, sot je mire me vota Albin, po po ke dal partia e parë si e vetme, une edhe në këtë shkrim të uroi pse jo, jam demokrat e me duhet të respektoj votën e popullit. Ti tash ke shancen dhe ke deshiren të jesh kryeminister i Kosovës, shumë e drejte dhe legjitime sepse nese deshtojnë ata ish shokët tuaj PAN-ista apo ende brumi juaj i bashkimit LPK, ti ke mudnesinë t’i mbledhesh 61 deputet dhe ta kerkosh qeverinë. E tash këtu do ndalem pakëz më konkret, mundësin e ke o Albino me formue qeveri me AAK, Nisma, AKR dhe listën Serpska, mundësinë tjetër e ke me PDK, AAK, Nisma e AKR plus serbet, ose e treta mundesin që sa duket ti e deshiron (ashtë shume e drejte nga ti) me koalicionin e LDK-së ! Të tri këto mudësi i ke, dhe ligjerisht e legalisht e ke te drejten si partia e parë të negociosh më këto subjekte. Une personalisht do dëshiroja që të formoni qeveri me aak-nisma-akr dhe listen serpska (dihet se lista serpska ashte detyrim kushtetues, nuk po kritikoi ketu fare), ngase thjeshte puqeni, pra keni berthamen e përbashket LPK-në dhe qëllimin e përbashket ta zhdukni nga pasqyra politike LDK-në.

Ah Albin, të kthehem tash se si do dukej një koalicion me LDK-në, pse jo te e fundit nëse nuk mundesh me ata të tjerët. O Albino shumica e shteteve të botës kanë figurat e tyne historike kombëtare, por të gjitha ato shtete kanë nga nji figur madhore që i ruajne ne histori si themelues shteti, të tillin e ka edhe Republika e Kosovës e ka Presidentin Historik Ibrahim Rugova, po po o Albin shumica absolute sihte dhe ashtë në ecje historie me Rugovën, e ti ku je o Albin? Të kthehem pakëz te kundërshtarët tuaj politik të PRONTO-s, po ishin dhe janë pronto e banda, ti i quan kriminela edhe une i kam quajtur me dekada ashtu, se të tillë ishin e janë, por ore Albin kur ata merrnin poste institucionale megjithatë bënin dhe bëjnë ende respektin institucional duke e nderue te Varri së paku historinë e pavaresise së Kosovës, po Albino po dhe me këtë dua të them se ata në një apo tjetër mënyrë aty edhe kërkojnë falje në heshtje për intrigat dhe dëmet që donin dikur të ia bënin Presidentit, une gjestet e tyne i çmoi si shenjë reformimi.

PO ishte një mangup kryetar Kuvendi i cili asnjihere nuk tregoi njerezi që si post shteteror ta vizitoi Varrin, e them Varrin e Rugovës e ai ishte shoku yt Jakup Krasniqi. Albino nëse mëton të udhëheqësh shtetin, ashtë edukata, njerezia dhe institucionalizmi që nderon figurat e shtetit e kombit, ti këtë se ke bërë asnjihere, ti këtë se ke resüektue asnjihere ngase je njeri i pa respekt, pa nder dhe pa edukat¨üe familjare shqiptare, ah pakëz të kuptoi pse : i ke mësuesit e dobët, i ke mentorët që e thashë më nalt kanë kërkue vllavrasjen ndërshqiptare gjatë dhe pas luftës, e ata janë baballarët tuaj Rexhep Qosja e A. Demaqi ! Ti Albino dëshiron të bëhesh kryeminsitër edhe me votat e LDK-së, ke të drejtë more pse jo, por derisa ti nuk nderon edhe në shenjë edukate VARRIN e themeluesit të shtetit Ibrahim Rugova, atij që ty ta bëri të mundur ta kesh diplomën e Univerzitetit të Prtishtinës me vulën e Republikës në gjuhën shqipe, do ishte më mëkat, më poshtërsi dhe më krim me lidh kolaicion me ty, sesa që ishte koalicioni me H. Thaqin.

A ke guximin ideologjik, politik, kombetar e njerëzor ta bësh hapin… apo do mbetësh një çe Gevarist i Fidel Kastros dhe mjerisht, një perkrahës i shamiave, pra arabizmit ???