Albin Kurti ka folur në Komitetin për Punë të Jashtme në Parlamentin Evropian

0
182
Albin Kurti

Ai në fjalimin e tij ka përmendur katër kushtet për të bërë dialog me Serbinë, shkruan Indeksonline.

“Nuk jam lideri i parë që flas në këtë Institucion edhe liderët tjerë të Kosovës kanë folur para meje në rrethana dhe kohë të ndryshme.”

“Kam dalur të flas para jush si një kryeministër i një vendi sovran, i voglë por me shpresë, i ri por edhe antik që në kohë të ndryshme ka mbrojtur vlerat evropiane.”

“Si popull kemi vuajtur okupime nga Perandori e regjime të ndryshme që kanë tentuar të asimilojnë gjuhën dhe kulturën tonë të marrin tokën tonë dhe të zhdukin ekzistencën tonë.“

“Kosova e pranon dialogun me Serbinë për të zgjidhur çështjet e pazgjidhura, dëshiron marrëdhënie paqësore që dy vendet tona dy popujt tonë të jetojnë e të punojnë në harmoni.”

“Tani, si një kryeministër që ka mbi 50 përqind të votave, detyrimi im i parë është që të mbroj sovranitetin, pavarësinë dhe kushtetutën tonë.”

“Ne jemi për dialogun, por dialog që është mirë i përgatitur mbi parime i drejtë dhe i barabartë. Më lejoni t’i përkufizoj këto parime: I pari është pranimi i realitetit, kjo do të thotë se nuk mund të kthehemi para pavarësisë. Pavarësia e Kosovës në bazë të pakos së Ahtisarit ka qenë kompromis do të thotë hapja e listës së dëshirave, që do të qonte në ngjarje të paparashikueshme.”

“E dyta është pranimi i së vërtetës. Serbia duhet të pranoj krimet e së kaluarës. Për të ndaluar gjenocidin, NATO është dashur ta bombardoj Beogradin sepse ishte Beogardi me regjimin e Millosheviqit që kishte kryer gjenocid në Kosovë. Ishte aparat shtetëror me zyrtar qeveritar e me zingjir komande. Edhe pas luftës në Kosovës edhe regjimit të Millosheviqit, Qeveria e re nuk është distancuar asnjëherë nga Sllobodan Millosheviqi dhe krimet e tij të luftës.”

“E treta është barazia e përfaqësuesve. Në çdo tryezë ulemi si të barabartë. Kosova nuk është një çështje në dialog por është partnere e dialogut dhe kjo duhet kuptuar.”

“E katërta qytetarët duhet të jenë përfituese përfundimtar. Ne duhet të ofrojmë zgjidhje reale për problemet reale siç është fati e personave të pagjetur, ku 1/3 nuk janë shqiptarë.”

“Çdo pranverë Kosova mban zi dhe përkujtojmë masakrat që i ka shkaktuar Serbia.

“Mu për këtë çështja e parë që duhet ta trajtojmë është çështja e fatit të personave të zhdukur. Kështu që ne nuk mund të injorojmë historinë.”

“Besoj që është në interes të BE-së dhe Evropës është që të dalim me një plan mini Marshall. Plani Marshal kishte shpëtuar dhe ndërtuar Evropën”, u shpreh Kurti. /Indeksonline/