ALBIN KURTI DUHET TE UDHEHEQ ME KOSOVËN

0
708
Albin Kurti

Nga Binak MAXHARRAJ

Lëvizja Vetëvendosje është njera ndër Partitë më te reja për nga formimi por edhe për nga mosha. Kjo parti të cilën e udhëhëqë Lideri i sajë Albin Kurti ka grumbulluar rrethë vehtës pjesën me te re dhe më te shendëtëshme të kombit. Rrugëtimi dhe rritja i sajë nuk ishte nëpër kancalerit e ndryshme. Kjo Parti lindi dhe u rritë në rrugë, ne demostrata dhe protesta, duke luftuar për ndërtimin e shtetit, duke e luftar vjedhjet dhe hajnite e Partive tjera, e sidomos te PDK e cila përbëhet nga komandantet e vertetë dhe komandantëve mashtruës, qellimi i te cilëve nuk ishte ndërtimi i shtetit por plaçkitja e shtetit.

Protëstoi kundër Presidentit te Kosovës për Mareveshjet e këqija në damë të Kosovës për iden e tij për ta ndarë dhe copetu Kosovën e cila qe një vit e beri rremuaj Kosovën duke mos patur përkrahjhën nga as kush. Protestoj, për dorëzimin e tij ndaj politikave destruktive të Serbisë, protestoi për këmbimin tregëtar diskriminuse ndaj Kosovës, pa kurrfar reciprociteti Ishte e para qe për te gjitha këto protëstoi edhe në Parlament duke tentuar qe te mos kalojnë Mareveshjet e dhembshme për Kosovën siç ishte demarkacioni me Malin e Zi dhe Marëveshjet e ndryshme. Për te gjitha këto e për shumë te tjera LVV u sulmu gjatë protestave (ju vranë dy aktivist), u përsekutuan aktivistet e saj si ne kohën e okupimit serb, Albin Kurti rrxohej për tokë nga policet tu ia vu çizmen ne fytë. Kështu u rritë LVV në “betejat e saj nëpër rrugë duke kërku respekt për shtetin e vet.

Në këtë mënyrë LVV u rritë, lëshoi shtat u bë një ndër subjektet më te fuqishme në Kosovë që në zgjedhjet e fundit doli partia e parë me 32 deputet duke i lën pas edhe disa parti më të mëdha. Mu për këtë këto parti nga inati filloj për te ba skenare së si te ndalët kjo Parti në rritjën e saj të metejme. Dhe e gjeti Kalin e Trojës pikërishtë mbrenda LVV, për ta shkaterruar ate nga mbrenda. Shigjetat kundër LVV erdhi pikërisht nga Partia me e smuar dhe me dergjë PDK e cila ne këtë drejtim im orkestoi Klanin Pronto dhe SHIK-un. Ata ia futen fitilin LVV duke i gjetë aty mbrenda do farë krimba të cilkët kishin nisë ta brejnë LVV. Para një viti për ta shkateruar dhe penguar LVV drejtë rritjës së saj për ta marr pushtetin brenda kësaj Partije shpërtheu sherri. U iskenuan skenadr ndër më te ndryshmet për ta shpartallu LVV.

Kjo ndodhi ateherë kur Lideri i kësaj Partije Albin Kurti gjerndej në Burk për shkak te luftës së tij për berjen e shtetit, në këtë parti filloi revolta, nisi rebelimi ne fillim me një banalitet të turpshëm duke e quajtur Albin Kurtin m…t nga Aida Dërguti, krejtë kjo sipas nje skenari te përgatitur më parë, nga elementet destruktiv brenda dhe jashte LVV. Nisi rebelimi. Ne shenjë gjoja te ”despotizmit” te Albin Kurtit dolën me rend, sipas skenarit te pregatitur që më parë mbi 12 deputet te LVV. Por, aresyeja e arratisjes së këtyre rebeleve nuk ishte së ata e kishin keq në LVV, por ishin te detyruar nga jashtë me joshje dhe premtime për pozita dhe afrim me PDK-në.

Dhe kjo u vertetu këto ditë, kur ata nuk deshtën me nejtë ne opozitë por iu rras pushtetit sipas premtimeve te dhana. Krejtë kësaj, terë këtij skenari i parapriu Kryerebeli Shpend Ahmeti, i cili gjatë gjithë skenarit te arratisjes së rebeleve,vetë ndejti i fundit. Kryerebeli se bashku me ”bandën” e rebelëve tjera, sipas premtimeve iu afru pushtetit, po bashkëpunon me pushtetin, po ia jepë votat kur ti duhën, u futën në Ekipin për dialog me Serbin pa kurrfarë autorizimeve në këtë drejtim. Bile Kryerebeli Shpend Ahmeti edhe u zgjodhë si z/kryesues. Këta janë deputet falso, sepse de facto këto mandate i vodhën nga LVV te cilës edhe i takojnë.

Por.një gjë dihet,e dinë çdo kushë, se Shpend Ahmeti le të merrë pozita çfare do çoftë ai kurr nuk mund te jetë më i fortë karshi LVV, kurse Albin Kurtit nuk mund t’i afraohet as deri te zogu i këmbës, sepse Ahmeti do te mbetet një kurgja, një hiç ndaj figures me emblematike sot në Kosovë i cili, jo vetem Shpend Ahmetin por te gjithë lideret tjere po i gjuan në berllog ne te gjitha sondazhet. Natyrysht sepse ate populli e don, është sinonim i tyre, është shpresa e tyre për një të ardhme më te mirë dhe dinjitoze.

Kohët e fundit midis LVV dhe këtyre rebelëve ka nisë një fushatë e papresedan midis tyre plasi sherri midis tyre, sigurisht me iniciativën e punëdhënsve te tyre nga PDK-ja, duke tentuar se kush po e fyen e njollos më shumë njeri tjetrin siç janë këqëqeverisja e keq ne komunën e Prishtinës. Bile, për këto “shpifje” të LVV Shpend Ahmeti e paska ba një padi te kotë në gjykatë, sepse argumentet e tij nuk janë të skata, bile qumshti i Shpend Ahmeti veq është tani kos, kurse Jahta e Devollve ësht hala gadi për te.

Dikur Shend Ahmeti tutj, dridhëj nga Albin Kurti, mshefej birucave për tu mos u taku me Albin Kurtin, sepse e kishte kaqikun e vogël më u taku më viganin e LVV partria e të cilit po rritet për çdo ditë, kjo u pa me 28 shtator 2018 kur i vetem ne protesta e dridhi të Terë Prishtinë dhe Kosovën, kurse rebelet në çfarëdo rrethanash ne zgjedhje do te pesoi debakët dhe fijasko.

Thirrja e Shpend Ahmetit në një duel tv me Albin Kurtin është më se qesharake dhe budallallak i sojit te Shpend Ahmetit, sepse Shpnd Ahmeti është i vogël sa bubrreci për tu ballafaquar me Liderni par exselance të Kosovë, do te ishte nençmim jo vetem thirrja ne dual por edhe neçmim për Albin Kurtin i cili është Lidër i përmasave të medha jo vetem në Kosovë por edhe jashtë.