Albin Kurti dhe Vjosa Osmani pushtetarë autoritativë

0
301
Albin Kurti - Vjosa Osmani - Mitrovicë

Skënder MULLIQI

Kosova ka pasur mundësi të bëhët një vend i rregulluar për 22 vite në liri.Shtetit më të ri në Evropë nuk iu vunë themelet bash të mira. Nuk kishte vullnet politikë për këtë gjë, së dominojë vullneti për përfitime, për pasurime të paligjshme… Kosova më kohë është larguar nga e kaluara, ndërsa më punë ka mbetur mbrapa botës së civilizuar. Nuk ka fajtorë kujdestar, por fajtorët dihet së janë klasa politike e cila nuk u largua nga logjika e kaluar e ish sistemit komunist. Mund ti numërojmë në gishta të dorës shtetarët të cilët u përpoqën për shtëtndërtim dhe mirëqenje.

I kishim simbolet nga e kaluara së si duhet dashur atdheu dhe kombi, por që ky rrugëtim shumë pak u trasua nga ata që morën timonin e shtetit të Kosovës. Më shumë u ballafaquam gjatë këtyre viteve më jurishnikët e politikës të cilët nuk treguan zgjuarësi dhe as dije. Po rrezikojmë të bëhëmi tradhëtar të idealeve tona. Po e rrezikojmë rrugën e demokratizimit. Ky eshalon politike u tregua inert, i pa aftë për kohën e pluralizmit politikë dhe për sistemin kapitalist liberal. Është e qartë së një shtet i pa ndërtuar mirë në sisteme, nuk ka mundësi ti këtë as përfaqësuesit politikë në nivelin e kërkuar.

Thënë saktësisht, kur kemi rregullim të mbrendshëm, kur kemi shtet funksional dhe ligjor, atëherë janë predispozitat për pushtetarë të zot dhe në nivelin e kërkuar. Kosova ka marrë leksione jo të mira nga njerëzit të cilët shkelën në krim të organziuar, korrupcion…, të cilat dukuri bënë që te kemi një situatë përmanente të krizave politike, institucionale, dhe të krizave ekonomike. Bën që të kemi varfëri, madje edhe të formës ekstreme, si dhe largime masovike nga Kosova… Kemi edhe shumë shembujë jo të mirë të politikave dështuese të gardës së vjetër dhe reakcionare politike, të cilat janë si përvojë, që të mos përseriten.

Kjo do tju shërbën forcave reformatore politike të 14 shkurtit. Këta tashmë e kan mësuar modelin e keqeverisjës më vendin, për dy decenie, që është shumë kohë e gjatë. Modeli i qeversjës së mirë është kur hiqët lakmia për pushtet apsolut, kur hiqët lakmia e hajnisë dhe zhatjës të pronës shoqërore. Kur të gjitha këto, si dhe krimi e korrupcioni bien në suaza të normalitetit…

Albin Kurti dhe Vjosa Osmani e kan rastin historik të formohen shtetarë autoritativ, më moral dhe përgjëgjësi të lartë politike. Është e logjikshme së pas kohës së keqe, vjen kohë e bukur. Kohë e bukur ka lindur pas 14 shkurtit kur në mënyrë plebishitare u zgjodhën nga gjiri i popullit përfaqësuesit legjitim. U zgjohën ata të cilët nuk do të lejojnë të pëmbyset anija e quajtur-Kosovë…