ALBIN HIQE TAKSËN, TI VETEM ME DIALOG MUND TA RRËZOSH SERBINË PËR TOKË

0
313
Albin Kurti

Nga Binak MAXHARRAJ

/Albin, Hashim Thaçin mbaje larg dialogut, atë kurrë nuk mund ta bësh mik, ai këto dite në Amerikë më shumë loboi kundër teje, se sa për Kosovën/

Puna e taksës sikur u bë kijamet në botë. Të gjithë që sa kohë po kërkojnë të hiqet. Në këtë po insistojnë sidomos miqet tanë. E, dihet se vetem miku ta done të mirën. E, miku më i madh i shqiptareve është Amerika.

Po te mos ishte Kryetari Wilson sot nuk do te kishte sot shtet shqiptare. Ai e nxori kërëtë cope Shqiperi qe e kemi sot në Konferencen e Londrs. Kurse Amerika me 1999 e nxori Serbin nga Kosova dhe tashti jemi të lire.
Albin, mos u bënë kokëfortë hiqe taksën krejtë, pa shibla. Takses i ka dal boja. Tanimë ajo e ka bërë efektin e vetë.

Por,dije një gjë së taksa pos folklorit nuk ka luajt asnje rol. Mallrat serbe si me takes si pa te, kane hyer ne Kosovës vazhdimisht përmse kontrabandës ne bashkëpunim me serbët dhe shqiptarët.

Albin qeli rrugë vehtës dhe qeverisë mos u bënë prralë me taksën.
Albin atje në Amerikë këto ditë edhe Presidenti Hashim Thaçi ndërsy krerve shteteror Amerikanë po ta lenë fajin ty për taksën, po mundohet tashi edhe zyrtarishtë më ta vu tiketën si antiamerikan, anipse ai gjithëherë te ka quajtur kështu. Kuse këtu ne Kosovë Partia e tij sot është kundër heqjes së taksës. Kjo është fytyra e tij e vertetë.

Albin hiqe taksen pa shibla sepse sikur edhe 100 taksa me ja vu Serbisë ajo eshtë antishqiptare, ajo done zorin për më na njihtë si shtet, ajo me pas mundësi na zhbinë nga kjo faqe e dheut. Kjo është natyra e sajë fashiste dhe qetnike.

Albin nuk mund ta thyesh Serbin me taksën. Serbinë mund ta thyesh vetem më dialog te mirefillët. Por jo me asi dialogu te tipit të Hashim Thaçit, i cili për shtate vite diagoloj ne fafor te Serbisë në demë të Kosovës.

Albin hiqe taksën pa shibla, merre dialogun më Serbin mbi vehte dhe në këtë dialog ke fakte sa te duash qe ta rrexosh Serbinë për toke. Serbia është ajo qe beri gjenocid ne Kosovë, ajo qe deshti t’i zhbinë shqiptaret nga faqëja e dheut. Vëtëm me dialog dhe ne sy te krejtë botës t’i mund ta mundesh Serbinë, sepse ajo ne kët dialog ajo nuk ka fakte, te gjitha faktet janë në anën tone.

Por këto fakte duhet ne dialog t’ia thuash troç, sepse një gjë te këtill Hashim Thaçi as qe ka pasë guximin t’i shpalos, sepse ate Vuqiqi e mbante ne grusht, ishte i shantazhuar, i shantazhuari thonë ta fikë derën e shpisë.

Albin mos u merr me opozitën, nuk ia vlenë. Opiziten te cilën populli e nxori ne opozitë si një jashtëqitje për shkak te marifeteve te saje ne shkaterrimin e shtetit, ajo tashti është bashkuar me tëpër se kurr e cila po trumbeton, po çjerrët si çakallët se nuk duhet te hiçët taksa.

Punë e madhe së do te protestojnë ne Parlament,ne rrugë dhe kudo tjetër. Le ta bëjnë, kjo është punë e tyre, por ta dijsh se kjo opozitë aq shumë e ka humbur kredibilitëtin e saj sa qe besoj se askush nuk do të ju shkojë pas. Ata janë ta humbur.