shkruan Gjergj Bajram Kabashi
Shqetësimet e Milazim Krasniqit për Muslimanët dhe gjykimet e tij të cekëta dhe shumë të rrezikshme për Shqiptarët !
Profesori Milazim Krasniqi, të cilin shumëkush e vlerëson si kryeislamistin politik të Kosovës, në të ashtuquajturën analizë të tij për librine Justin MC Carthy : “Vdekje dhe dëbim – Spastrimi etnik i myslimanëve osmanë, 1821-1922”, e shpalosë edhe një herë shovenizmin e tij të padurueshëm e të thellë religjioz islamik.
Ky pseudointelektual i rrezikshëm në aspektin kombëtar, nuk do ta vërej gjenocidin shumëshekullor të Perandorisë Osmane ndaj shqiptarëve, (as gjenocidin e Turqisë aktuale), e cila i asimiloj dhe turqizoj miliona shqiptarë të shpërngulur me dhunë dhe marrëveshjet e saja diplomatike me qeveritë antishqiptare ish-jugosllave; asimilim ky që ndodhi përmes islamit, i cili shërbeu si ngashnjyes i madh për t’i turqizuar dhe shkatërruar plotësisht, por e sheh vetëm shkatërrimin dhe gjenocidin e shteteve ballkanike me Rusinë pas ndaj shqiptarëve dhe boshnjakëve në periudha të ndryshme historike. Për këtë injorant dhe pseudointrelektual të shquar me prani aq të madhe publike pas vitit 1999, Shqiptarët nuk janë vetëm Shqiptar, por janë “Shqiptarët musliman” ! Ky nuk është vetëm njeri i pakulturuem dhe i paemancipuam, por është ma shumë kaq !
Shkatërrimin e popullit shqiptar në të kaluarën, ashtu edhe sot, përpos serbëve, grekëve, malaziasve, maqedonasve etj., që u zgjeruan në tokat e tyre, e ka shkaktuar ma së shumëti Perandoria Osmane edhe vetëdija e pamjaftueshme kombëtare, do të thotë mungesa e duhun e ndërgjegjës kombëtare shqiptare. Ndërgjegjësimin kombëtar shqiptar dhe kranarinë e të qenit shqiptar edhe sot e kësaj dite e pengoj me të gjitha mjetet e mënyrat e mundshme njerëz si Milazim Krasniqi. Fatkeqësisht !
Nuk ka asnjë dyshim që pos armiqëve të jashtëm, shkaktar i tragjedisë dhe gjenocideve të mundshme ndaj shqiptarëve, mund të jenë pikërisht njerëzit e fetarizuem dhe intelektualisht shumë të cekët si Milazim Krasniqi. Milazimi i ka bërë shumë dëme popullit shqiptar të Kosovës në gjithë periudhën e pasluftës me propagandën e vet tejet të zhurshme islamike, duke dashur që këtë popull mos ta lejoj të ndihet ai që është me rrënjë e gjak, Shqiptar, por vetëm Musliman.
ps!
Ju lus që ta lexoni me vëmendje e fjalëpërfjalë këtë analizë të ish-udhëheqësit të departamentit të gazetarisë në UP (?!), dhe të gjykoni e komentoni shkrimin e tij, pa e fyer me asnjë fjalë e fjali.
Me respekt, Gjergj bajram Kabashi
Ja si gjykon një ndër njerëzit me prani të pameritueshme por gjithsesi më të madhe publike në Kosovë, Milazim Krasniqi.
Milazim Krasniqi,
“Natyrisht, shndërrimi në një pakicë, me anë e gjenocidit, nuk ka lënë vetëm pasoja demografike po edhe psikologjike e kulturore tek shqiptarë muslimanë. Këta shqiptarë të mbetur në Ballkan, e kanë ndiesinë se janë nën presionin permanent gjenocidal të shteteve ballkanike, po edhe të shumicës së shteteve të mbarë kontinentit. Gjenocidi i viteve 1991-1995 në Bosnjë e Hercegovinë ndaj boshnajkëve muslimanë dhe gjenocidi i viteve 1998-1999 kundër shqiptarëve të Kosovës, janë dëshmi se politikat e gjenocidit serb ende janë aktive në Ballkan. Kjo bën që edhe shqiptarët muslimanë të jenë me trauma identitare. Shumë prej tyre, fakikisht kanë drojë ta shpalosin identitetin e tyre si muslimanë dhe e fshehin pas sloganeve të palogjikshme poetike, si “feja e shqiptarit është shqiptaria”, ose konstruksione të ngjashme.
Po qe se do të ishte nacionalizmi shqiptar i fortë, agresiv dhe ekspansiv, slogani i tillë edhe do të mund të akceptohej në funksion të ekspansionit nacionalist. Por, nacionalizmi shqiptar është tej mase i degraduar, i rrëgjuar dhe i paaftë që të prodhojë aktivizëm, në pajtim me parimet e nacionalizmit. Prandaj sloganet e tilla nuk përdoren për mobilizim kombëtar, sepse ai mobilizim nacionalist nuk ekziston fare, veçse përdoren për zbehjen e identitetit fetar të shumicës së shqiptarëve. Por, duke ua krijuar kompleksin e inferioritetit nga të qenët muslimanë, këta shqiptarë privohen nga identiteti i tyre i natyrshëm, sipas të cilit ata kombëtarisht janë shqiptarë, por fetarisht janë muslimanë.”