Alarm për sigurimet shoqërore – shumë institucione shtetërore dhe Ente Publike nuk paguajne detyrimet

0
550
Sigurimet shoqërore - pagat

Arben Malaj në FB

Shteti (nuk) ka rene. Ne media eshte deklaruar se “Në fund të vitit 2018 borxhet e pa-paguara të sigurimeve shoqërore arriten në 14 miliardë lekë ose 110 milionë euro.” Një pjesë e konsiderueshme e tij i përket pushtetit vendor. Mospagesat vazhdojne te perkeqesohen ne rreth 1100 institucione. Qartesimi i kesaj situate, transparenca maksimale me punonjesit e sektorit publik, qe nuk u paguhen sigurimet shoqerore, prezantimi i nje plani konkret se si dhe deri kur do te shlyhen keto detyrime, qarteson nqs shteti nuk ka rene. Kjo eshte nje çeshtje sociale shume kritike per te gjithe punjonjesit.

Disa institucione nuk kane derdhur as pjesen e sigurimeve shoqerore, qe ju kane mbajtur nga paga e tyre. Kjo mund te konsiderohet “vjedhje” e parave te tyre deri atehere kur keto shuma vertetohet se jane derdhur ne sigurimet shoqerore. Njekohsisht mos-pagesat fshehin defiçitin buxhetor dhe borxhin publik te nje vendi, kjo prodhon pa qartesi dhe pasiguri per te ardhmen. Mospagesat cenojne rende kredibilitetin e qeverisjes. Ne nje vend te qeverisur me pergjegjesi morale dhe ligjore sapo keto shifra te beheshin publike, qeveria, dhe bashkite duhet te benin sqarim publik per saktesine e shifrave dhe planin konkrete te shlyerjes se tyre. Heshtja i bene pergjegjes edhe ligjore. Disa hapa te menjehershme duhen te ndermerren pa vonese:

(i) Interpelance parlamentare me kryeministrin. (2) Verifikim i shifrave nga KLSH. (3) Identifikimi i drejtuesve te institucioneve qe kane shkelur ligjin, duke mos paguar ne te njejten kohe pagat dhe sigurimet shoqerore dhe penalizimi per shperdorim detyre; (4) identifikimi i pergjegjegjesise per punonjesit thesarit qe kane lejuar pagimin e pagave, pa paguar ne te njejten kohe sigurimet shoqerore; (5) bllokimi i menjehershem i çdo shpenzimi operativ dhe i investimeve per zyra, makina, pajisje, sherbime brenda dhe jashte vendit deri ne shlyerjen e detyrimeve te prapambetura; (6) Bllokimi i çdo shpenzimi per udhetim e dieta per aktivitete nderkombetare, duke e deleguar perfaqesimin ne nivel ambasadori. (7) Detyrimi i institucioneve pergjegjese qe brenda 15 diteve te paraqesin programin e shkurtimit te shpenzimeve operative dhe afati i shlyerjes se detyrimeve te prapambetura per sigurimet shoqerore. (8) Nje analize e thelluar per eleminimin e fryrjes se numrit te punonjesve per motive politike e nepotiste ne institucionet qe nuk kane paguar sigurimet shoqerore; (9) Qartesimi publik nga qeveria i hapave konkrete ligjore dhe administrative te nderprerjes se mos pagimit ne te njejten kohe te pagave dhe sigurimeve shoqerore dhe te shlyerjes se detyrimeve te prapambetuar brenda afateve konkrete.

Pensionistet e sotem dhe ata te viteve te ardhshme si edhe taksapaguesit shqiptare nuk duhen renduar me kostot e renda, te mos pagimit te sigurimeve shoqerore. Pensionistet penalizohen nga mos rritja reale e pensioneve, taksapaguesit do te rendohen nga rritja e taksave, per te mbyllur gropen e madhe dhe ne rritje te defiçitit te skemave sociale, deficitit buxhetor dhe rritjen ne nivele kritike te borxhit publik zyrtar dhe te fshehur…

Ditë të mbarë!
Arbeni

(Ky reagim publik nuk shpreh qendrim te BSH-se)

Për më tepër, lexo: https://acp.al/news/7043/Alarmi-me-sigurimet-shoqerore–Shume-institucione-shteterore-e-Ente-Publike-nuk-paguajne-detyrimet/


Reagim nga zv. Kryeministri, Erjon Braçe në FB:

GAFURJA E GENJESHTRES!

Genjeshtra e dites:
Arka bosh,
jane ndaluar tenderat e medhenj nga
15 tetori madje dhe ata para 15 tetorit,
FZHSH nuk tenderon me,
Agjencia e Blerjeve te Perqendruara po ashtu nuk tenderon,
koorporatat e energjise gjithashtu!

E verteta e thjeshte dhe lehtesisht e verifikueshme:

1. Nuk ka asnje urdher me shkrim,
asnje urdher informal qe ndalon tenderat para e ne daten 15 tetor,
pas saj po ashtu!

2. Ligji, pra ligji Per Menaxhimin e Sistemit Buxhetor ne RSH, neni 51 i tij,
kufizon njesite shpenzuese me daten
15 tetor!

Ligji nuk eshte fakultativ,
ligji eshte detyrim i qarte per kedo!
Keshtu ka qene, keshtu eshte,
keshtu do te jete!

3. Ne sistemin elektronik te
Agjencise se Prokurimit Publik, verifikohet lehtesisht qe puna vijon si cdo dite.

Poooooooo, do ndalohet cdo njesi shpenzuese te prokuroje per investime, mallra e sherbime qe i ka patur te hedhura ne rregjistrin e prokurimeve dhe nuk ka marre asnje mase apo ka deshtuar te prokuroje deri ne 15 tetor!

Kjo eshte disipline,
keshtu eshte e keshtu do jete!

4. FZHSH nuk ka bllokuar asnje procedure prokurimi, zero!
Madje dhe tre te fundit i ka ne proces vleresimi.

Po ashtu dhe Agjencia e Blerjeve te Perqendruara!

5. Koorporatat e energjise vijojne te prokurorojne sipas nevojave te tyre,
natyrisht me kujdesin e shtuar ne kushtet e nje thatesire enorme qe ka nisur ne nentorin e vitit qe shkoi dhe qe ka detyruar sistemin te bleje sasira te medha te energjise elektrike per furnizimin e qytetareve dhe sipermarrjeve;
Asnje ore deri tani, energjia nuk ka munguar kund.

6. Poooooo, kush ka patur ne rregjister prokurimin e blerjes se makinave dhe nuk e perfunduar deri ne 15 tetor,
do bllokohet dhe kjo nuk ka lidhje me arken bosh.

7. Sistemi i Thesarit, vijon te paguaje rregullisht cdo fature,
rregjistruar ne sistem 24 ore me pare.

8. Tatimet, vijojne te rimbursojne Tvsh per sipermarrjet e deri tani kane paguar mbi 4 miliard leke me shume se nje vit me pare.

9. Poooo, kemi nje problem te qarte me mbledhjen e te ardhurave ne te dyja administratat fiskale.
Nuk e ka fshehur kush,
edhe si plan i fryre, edhe si evazion, edhe si pune e pamjaftueshme!

Beteje eshte, ate do bejme!