Alania e jo Albania e Kaukazit !

0
143
Albania e Kaukazit

shkruan Fahri Xharra

Kur dija nuk mblidhet dhe nuk ruhet në kujtesën e një populli atëherë dijetaret e atij populli flasin për vitin zero në shkencë edhe kështu e fillojmë nga e para. Në këtë shkrim të ish kryeministerit të Shqipërise nuk duket se përdoret shkenca e mëparëshme e përplasjes më të madhe që ka ndodhur në shkencën e albanologjisë. Debati albanologjik ka nisur me priftin Asemanin, i cili u vu te kundërshtonte disa dijetarë gjermanë që provonin autoktoninë tone. Asemani i donte shqiptarët të ardhur nga Kaukazi në shek. VII.

Mendimin e Asemanit e mori dhe dijetari francez Pukevil por në skenë arritja e von Hahn i kishte zbehur dyshimet rreth autoktonisë sonë. Këtu ngrihet Nikoklis, kundër von Hahn-it, duke u bazuar tek tjetërsimi i të dhënave historike risjell tezën se ‘Albanët e Ilirisë nuk janë autoktonë por janë të ardhur nga Albanët e Kaukazit në shek. VII’.

Në debatin albanologjik hyn Falmerayeri i cili e shkatërron përfundimisht Nikoklin dhe pas tij vjen Kupitori të ndreqi akoma më shumë një pjesë të mendimit të Falmerayerit. Pra, ka një debat zinxhir në albanologji për lidhjet e albanëve te ilirise me ata të Kaukazit të cilin duhet ta njohim kur shkruajmë për këtë temë. Në anën historike do shtonim se jo vetëm prova e Ptolemit për Albanopolin në shek. II por edhe ekzistenca e Albi dhe Albanëve në Romë, në Ameriken Latine me një piramidë me emrin Piramida e Albanëve, në Angli e Skoci, në Karia etj., të gjitha këto nuk duket se kanë ndonjë lidhje historike por vijnë nga një popullsi e para këtij qytetrimi. Mos duhet parë më me kujdes dhe teroia e re e Shumaker e Janxinker rreth proto albanëve? shkruar nga Altin Kocaqi)

Në këto 100 vjetët e fundit kur historia shumë shpesh është në shërbim të politikave afatshkurtër, ajo është keqpërdorur sidomos në Ballkan, ku interesat e shteteve të krijuara më përpara nëpërkëmbin ato të popujve fqinj. Nuk kursehen në këtë betejë, gjithnjë të humbur pa e nisur, për të përdorur “teza”e “argumente historike”, për të ngritur teori dhe rivendikime territoriale në dëm të të tjerëve.

Literatura botërore është e mbushur me një me një gënjeshtër të madhe greke, dhe pastaj romake e tutje në të gjitha gjuhët se në brigjet e Detit Kaspik, në Azerbaixhanin e sotëm ishte dikur Alania e quajtur e Kaukazit.

Po filloi me një citim intersant: 1. Strabo had no knowledge of any city in Albania, although in the 1st century AD Pliny mentions the initial capital of the kingdom – Qabala. The name of the city has been pronounced in many different ways including Gabala, Kabalaka, Shabala, and Tabala ( historian armen Movses Kaghankatvatsi )

Pra Straboja ( 63 BC -AD 24 ) e as Plini nuke e përmendin Albaninë. Nga lindi ky manipulim historik, pas të cilit po ngasin edhe shqiptarët. M. Peshiq, historiane serbe thotë: “Shqiptarët është më mirë ta pranojnë origjinen e tyre kaukaziane, dhe e kanë më lehtë të lirihen nga kompleksi i tyre ilir“.

Emri Albania rrjedhë nga greqishtja e vjetër Ἀλβανία (James Stuart Olson. An Ethnohistorical Dictionary of the Russian and Soviet Empires). Shtojsa e Kaukazit është shtuar për tu mos përzier me Albaninë e sotme. Historianët armenian mendojnë që emri rrjedhë nga fjala” “alu” («աղու»), që do të thotë “i dashur, miqësor “në armenisht. Movses Kaghankatvatsi dhe burimet tjera e cekin që emri i themeluesin legjendar i Albanisë së Kaukazit ishte Aghvan, dhe fisi i tij ishte i njohur si Alan…

Në të vërtetë në “Albaninë e Kaukazit flitej gjuha Lezgjike e afërt me gjuhën që flitet në Dagestan ( История Востока. В 6 т. Т. 2. Восток в средние века. М., «Восточная литература», kurse në: “Caucasian Albanian Script. The Significance of Decipherment by Dr. Zaza Alexidze”. Azer.com.” shkruhet që aty fliteshin 26 gjuhë.

Një teze e tillë është ajo mbi ardhjen e shqiptarëve nga Kaukazi, diku nga shekujt X-XI meqenë se athere përmendemi për herë të parë me emrin albanoi-arbanoi në trojet e sotme në burimet bizantine. Përgjithësisht historiografia shqiptare dhe jo vetëm ajo, e ka refuzuar këtë pseudoteori në mënyrë intuitive pa i hyrë në brendësi të dhënave historike që lidhen me albanët e Kaukazit. Për ne, me të drejtë ka mjaftuar teza e prejardhjes ilire dhe autoktonia e shqiptarëve, vazhdimësia e gjuhës dhe të qenit e saj indoeuropiane, që vërtetohet nga shumë disiplina.

Kush ishin Alanet ?

Alanet ishin një fis i vjetër nomad iranian, nga Veriu i Kaukazit, të cilët quhen edhe Sarmatian te lidhur me Messagetet. (Bailey, Harold Walter. Alans. Archived 2012-01-21 at the Wayback Machine Encyclopædia Iranica).

Por për të kuptuar të vërtetën e Alanëve duhet lexuar edhe Agustí Alemany “Sources on the Alans: a Critical Compilation 2000, Handbook of Oriental Studies (Section VIII: Central Asia, Vol. 5), E.J. Brill: Leiden-Boston-Köln.

Në kapitullin 2.4 Lucanët : lexojmë ( shiko me te kuqe );
… se çka Pompey –it i kujtohet në fushatën e tij në Kaukaz viti 65 BC gjatë Luftës Mitradike, Lukani e bën një gabim duke i perziar Albanet me Alanet. Në poem ën e Lukanit përshkruhen Alanët si “popull i Pontusit të cilët nuk pushojnë së luftuari“.

Në të dy faqet e më poshtme të këtij libri ku spjegohen luftërat Romake me vendorët gjithkund përmenden Alanet e jo Albanet. Edhe në faqen e më poshtme Taciti i gabon Albanët me Alanet sepse qëlimi luftarak i Neronit ishte Alania dhe jo Albania.

Nga kjo tablo kuptohet se nuk ekziston as lidhja më e vogël ndërmjet shqiptarëve (albanitë-arvanitë) me alanët e Kaukazit. Lidhja e tyre ka qënë dhe mbetet e sajuar apo e kërkuar dhe keqdashëse. Aq më tepër kjo, përderisa as dhe një, përsërim këtë, studiues i Alanëve dhe i popujve të Kaukazit, gjatë më shumë se një shekulli nuk i ka shkuar në mendje për një lidhje të tille sepse realisht ajo absolutisht nuk ka ekszistuar.

Miq të nderuar të shkrimit dhe të leximit të keni kujdes, që në çdo shkrim që iu bie në duar për Albaninë e Kaukazit ta dini se është fabrikim serb dhe rus, e vërteta është se aty ishte Alania e Kaukazit, me popullin alan ose aluan, popull nomad për i qëndrushëm deri vonë.

Mos e harroni porosinë serbe: “Shqiptarët është më mirë ta pranojnë origjinen e tyre kaukaziane, dhe e kanë më lehtë të lirihen nga kompleksi i tyre ilir“.

krenar me këtë shkrim:
Fahri Xharra, 29.10.21
Gjakovë