AKTRIM ME VETMINË

0
398
Mustafa Spahiu

Nga MUSTAFA V. SPAHIU

AKTRIM ME VETMINË

Vetmia e godet vetminë me qëllim,
Doli sheshit margaritari i guacës…
Mbrëmjes e shohin sytë e macës;
Rolet e tjera bëjnë vetëm zbukurim.

Prore në udhëtime ardhja e vonë,
Këmishë gjarpërinjsh gjeta n’djep!
Sorkadhet e ëndrrave lart në plep;
Aktrimi vetmitar s’gjeti dot jehonë!

Thellë çudirave ai m’i pafajshmi,të
Përhënët gjazë i mësojnë brigjet,se
Peshqit e gjakut i zhveshin shtigjet;
Qanë në mesditë më i përvajshmi!

Në këtë vend – dita me patetikë,
Kridhem ku bën gjumë thellësia…
Vallëzuese belhollë është vetmia,
Profilit të ditë(s) gjendet estetik!…

Aktrim vetmitar – sa rol i pështirë!
Skena është gjithnjë lëvizëse,Pro-
Zerpinë me dritëzat terratisëse, e
Kapa fatin bardh’e zi – hiçe ngjyrë!

E shtunë, 9 kollozhék 2021, në
Dardaninë Ilire

HIJA NË GJAKUN TIM

S’di kush e cyti hijen të futet
Pa privilegjë thellë gjakut tim,
S’ka fuqi zjarri për vëzhgim –
Njeriu lindi – hija pse ngutet?

Hyrja në ditë ësht’e sigurtë,
T’sundojë mbi ato që krijon
Hija nëpër gjak fole kërkon,
Brengën ma bën të ngurtë…

Hijes me vargje ia pres rritën,
Ndal!, i jap isharete në vijim,
Hijes i them s’ka më zgjerim,
As pa arsye s’ta drojë frikën!

Ndërmjet buzëve hark ura,
Hije që pa mëshirë m’gjykon!
Morave e turbullt gurgullon-
Ik shpirtkeqe futu n’zgurra!

Gjaku im s’do hije, po buçet
Që as ëndrrash s’të shtillë,e
Lisi thatë shkezës’të përfill;
Çdo rruaz’e bardhë ty t’qetë!

E martë, 12 kollozhék 2021, në
Dardaninë Ilire

HIRI DHE ASGJË… HIRI

Përherë një pyetje e njëjtë
Të mos harlisemi, të mos mashtrohemi
E s’ke nga t’ia mbash: të mos hutohemi
Se vezullimin e yjeve e gjejmë nën hi –
Prodhimi i zjarrit është hiri, qarkorja për
Fatin e vatrës, ime më me fi i lante e
shplante teshat e koteshat, nëse (s’besoni)
As që diçka, po e zëmë kushediseçka, por
nëse mund të ndërmarrësh diç të përhimtë
Eshtë e vërtetë që prej hirit nuk del asgjë –
e këtë unë nuk e besoj fare – atëherë nuk
është e vërtetë se kushdo dhe asgjë në
këtë botë s’krijohet pa hi!? Pra, hiri paska
vlerën e vetë, do ti, edhe prej hirit po dilka
diçks… Keni parë hi të situr në sitën e mëndafsht?
Më në fund, edhe mos qoftë kështu, qofshin rrëfenjëza të tjera dhe e përhapshin
nëpër botë hirin e tyre – kjo e tëra është
shpresë – vetëm qoftë e tyre, – unë besimin
tim nuk mundem ta ndryshoj…
S’kam pse inatosem me botën… Hirin, unë
nuk e trillova as nga bjeshkët, malet, pyjet
dhe gurët gëlqerorë…
Them:
Hiri dhe asgjë… hiri!

gusht, 2017

LOTI FUNDIT S’ËSHTË HESHTJE

Shkyqe vrik flakën pa u bë kryeneç,
Ëndrrën e paëndërruar mos e trego
Me ylberesh në dorë mos maratono
Syri i gurtë s’është në vend fatkeq.

Loti fundi s’është heshtje e trilluar,
Kalo urën e jetës dhe ec symbyllur
T’fajësuarit mengenesh janë mbyllur
S’fisnikërohen zjarrit të përcëlluar!?

Heshtja hap shtigje të ngatërruara
Vetmitë majen s’e zëvendësojnë,e
Lëngatat e djeshme si trashëgojmë,
Fluturat e shpirtërave të shëruara.

Se duan balsamin rrin n’pikëllim,si
Para këngës, si para zjarrit në jetë,
Para mëngjesit koha diku ka mbetë
Të gjitha heshtjet t’i përjetoj shqim!

Heshtja, vetmia e krijojnë mëshirën!
S’di cili shekull n’shtatë bukuri flen?
Njerëzit pyesin çfarë magjie do vjen
Duke shumëzuar me vete mënyrën.

Heshtja s’është përrallë e trilluar, si
Vijë dor’e zbuluar thellë n’shuplakë,
Grua fshehur e shartuar n’hi e gjak;
S’therret kurbani pa ndjesë t’flijuar.

Ygdyli vrapimit kërkon rregulla lirike,
Kësaj vetmie ku t’i gjejë vend n’gotë?
O, tëra urat nuk thehen nëpër botë,se
Heshtja ime himn – apoteozë poetike.

E enjte, 7 kollozheg 2021, në
Dardaninë Ilire

L U M I

Lumi brigjeve i ka ëndrrat pjellore,
Rrënjët nën gurë – vrullon burimin,
Nëpër kohë e kërkon pambarimin;
Përbirohet nëpër unazën hyjnore.

Kreshtën e nënujit – ndodhi çudia
Shkrepin e kuarcit duke e shpuar
Hap shtratin e vet pa u zemëruar;
Nën diell si kalë galopon kaltëria…

Lumi nën vete shtron rërë t’nxehtë,
Krenarinë lumit s’ia godet as rrufeja,
Vdekjen e kapërcejnë valët e reja,se
Rrufepritësin e ka mbi rè,t’mprehtë!

Lumi do derdhje s’do digë, as rezë,
Ia di enigmën, ai kërkon dhe flijime,
I tmerruar e vërshon vjershën time;
Peshqit fluturojnë nga bukuria zezë!

Vetëm lumin e shikon-Qerren diellore,
Sykaltërt n’hidhërim ngrihet përpjetë,
Mos kalo pranë lumin pa përshëndetë
N’emër i thërret rètë e shiut – qiellore.

E martë, 12 kollozhék 2021, në
Dardaninë Ilire

MBRËMJE KAMERTALE ME SHIJAVINË

Mot me shira lirike në pranverë,
Rètë hapin guaskën në kreshtë,
Mot me shi, shijavinë në vjeshtë
Mbrëmje kamertale përngaherë!

Perit’fatit ndehen rrudhat e natës,
Arona, briri, okarina, lira e argjilia,
Fyelli,kllasi, nimiri vegla nga Iliria,
Kor’e orkestra ekzekuton kantatën.

Mbrëmje lirike – përimtohet dielli,
Mbrëmje kamertale me shijavinë,
Lulet pjesëmarrëse koras vijnë, e
Duke u rritur me kurorat e qiellit.

Fytyrat e hijshme lojën trim’rojnë,
Zemra shikon përfare n’pah e dlirë,
Në pala fustanelash tingujt e mbirë,
T’mish’ruar gjithë pa më këndojnë.

Rituali i Sabës kishte orgji e ritual,
Festa përcillej me këngë, me valle,
Ilirët me dehje festonin as pa halle;
Zogjtë dëgjonin gjëkundi në mal,dhe

I ëndrroni ato instrumente muzikore
E bartnin sa ma lartë perin e xhitës,
Shakoni i zbulonte burimet e rritës,e
Mrekullitë vinin stinëve – pranverore.

Mbrëmja kamertale trëndafil’i bardhë,
Kënga në pentagram është kujtesë,se
Kantata muzikore frym’zohet shpresë;
Mbrëmja kamertale – hënën zbardhë!

E shtunë, 16 kollozhèk 2021, në
Dardaninë Ilire

NJERIU QË MBAHET MEND

Josepf DIOGUARDIT – 1940

Jo nuk të harrojmë – vëllamadh gjaku,
Pas fisit tënd i ngjeshur me besnikëri,
DIELL je bërë po na ngrohë liri, me
Qëndresë arbëreshi – lule zambaku.

Fjalën e artë rrezesh kurorë në duar,
Pa mllef n’urtësi magjeps dhe gurin,
Stërgjyshi amanet – eshkë me unurin
I ke kujtim – n’Amerikën i dashuruar!

Shpresat t’diellnohen veç arbërisht,
Zërin lart’e ngrite për tëndin ATDHÈ!
Robërinë flake zbardhe çdo ditë t’re,
Me zonjën tate – Eratò – nurbrishtë…

Ju, kombin e ngritët në përmendore,
Minerva të dha zgjuarsi me trimëri…
Ballëpraruar – diellin me yje – krenari!
Me Hefestin dot s’po ndalesh prore…

Me instrumentet muzikore të Ilirëve,
DIOGUARD për ty bien ditë e natë…
Peng vure veten n’çdo shtrëngatë –
Paç jetë t’gjatë prej zemërdëlirëvet!…

E enjte, 14 kollozhék 2021, në
Dardaninë Ilire

QORTIM NDAJ VETVETES

Tri vjeshta pa shkëputur bëj qortime
Ndaj vetvetes po ju them me zemër, e
Hapi dryrin heshtak – çelësi paemër –
Dhe vetë tretëm erërash n’vështrime.

I vetes, o, i dashur pse besë ke zënë,
Shumë deri në gjunjë je futur në hi?
Dridhur nga lotët’kanë rrjedhur n’gji;
Ke lënë vetveten – tri ditë pa ngrënë!

Me dorë në zemër qartas po ta them!
Ti more burrë mos belbëzo si përrallë;
Je bërë sy e vesh ç’po rrah n’qepallë,
Vetvetes o tjetrit do t’i kërkosh ujem?!

Qortimet i nisi në adresën e gabuar?
– I “çmenduri” veten shanë si n’lojë…
Vetmia qenka lodër lidhur me tojë,pse
Kaq shumë tjerëve iu kam BESUAR?

E hënë, 4 kollozheg 2021, në
Dardaninë Ilire

SONATA E HËNËS JEHON…

Nis e bardhe n’azdi t’majit gjingrohtë,
E mori me dorë një fat më t’mirë, si
Hatixhja vajti nuse n’Elbasan dëshirë,
Lulja e pashijuar mos u mallëkoftë –

Dëgjohet orkestra pa t’verdha astrale,
Sonata… vjen me okarinat tinës, me
Ritual’i Sabës me flokë hëne shpinës,
Argjilia, arina-astritë rritur n’për male.

Shtyllave t’flakës shëndritshëm qielli,
Akorde të forta organo bubullinë, që
Përcillej me orgji, rituale valle n’lëndinë;
Lumin e hekurt’zi e shkrinte dielli,tej-

Zjarrtë – vërshojnë drita të Perëndisë,
Najada e vestale shkojnë përdore,pas
Siringave janë nisur tërë bota bimore;
O, për ta zgjuar nimirin e mrekullisë, e

Soanata e hënës mbetët një fshehtësi,
Tingujt e kllasi të magjepsin në skenë,
Shakoni priu – kumti e mori dhènë, Lu-
let, azuri, gjethet e purpurta n’qetësi.

Sonata e hënës – këngë korrtarflakta,
– Pse këtu nuk puthni, as nuk qeshni?
Për këngë të dashurisë mos dënesni;
Vermitë me sabajë t’dlira kallinjarta…

E premte, 7/8 kollozheg 2021, në
Dardaninë Ilire

TEGELA SHIU MBI ORGANO

Jehona e erës ja gjithnjë më është më afër.
Shikimi im i hedhur si suta diku për anësh e
vendosur në pëllëmbën e hapësirës – duket
nuse me duvak…
Më mungojnë stolirat e veshur me vellon,
me flatrat viganore për të fluturuar në gjelbërim e lulëkuqe…
Blerimi çdo kund ka
hedhur farën e mirësisë… Ylberet harkojnë.
– Uraton e bekon dielli,
– Kundërmon parfumi i erës,
– Të gjithë e shërojnë klithjen time, dhe
– Kumbojnë kumbonaret e mesditës…
Këlthas:
Etje, etje lumbardhët e mi më ulen në
malbrezat e ballit… Trishtilat e hapësirës,
tashmë janë akorduar çemanet e sqepave të
qelibartë të cicërimeve, gjuhët e tyre po
i derdhin qindra melodi të nektarta… E –
qielli i kumaktë në qetësi, me balluket e
veta – po pushon zemrës së blertë të gjelbërimit
– s’di se për anash rrezet e vakta të diellit,
me purpurin e tyre e puthin më lehtë se zefiri
që po ngrafitet si arabeskat e një tempulli të lashtë.

Puhiza, puhizëza lumbardhët duke m’i
gudulisur s’po ndalet – gjithnjë lule të reja
duke zbuluar; ngjyra që s’i kam parë kurrë.
Tegela shiu mbi organo – lifqeret zhumhurojnë e derdhen në dantelat e ditës
si qëdisma e Lindihanës.
Gjuha futet nëpër kopshtet e
trëndafiltë… Po tunden si fruljetë Kopshtet e Semiramides,
si mendimet e fëmijëve…
Blerësimet kanë marrë heqamë, në shpirtin
hyjnor të blerimit…
Kush kridhet në det të blerimit,
shija e anijeve memece, spiralja e ëndrrës,
duan diçka të thonë por prej pafuqisë kthehen
ne gjethet e palmës kolosale…

Në e parë të shikosh në rrëzë të Diellit që
ajrit i bën tegela blu – shiu luan mbi organo,
e pastaj në thellësi deri në vetë fundin…
Shih, sa e mrekullueshme është kjo botë;
shushurimë dhe bardhësi – po arrihet e
bukura me bukurira… Janë hapur sytë e
blertë të ditës së hareshme, më të hershme se agimi…
Po lahen sytë me duart e vesuara…
Bukuria vetë lind e shpëlarë, të
vijave të rubinta… Fëmijët ndërtojnë Saraje
e kukulla rëre; dy të dashuruarit ngadalëz
kalojnë – në maja të gishtave që as një njeri
të mos e zgjojnë!.. Dhe puhiza me sy kolosi,
puhiza krahëshkurtëra… Duart e florinjta le
t’i lëshojnë gjymat e shiut nga qielli i blertë-blu…

Tegelat e shiut janë të palodhur duke lozur në o r g a n o!
Vetëm grushti i dritës së stërshkëlqyer në majë të gjilpërës me borë
përndejshëm digjet… Etje, etje – lumbardhët e mi! Vetëm sytë le të puthen!

Një orë që s’ndalet kurrë, kurdiset nga ëndrrat e fëmijëve…
Brigjet i
pranojnë përrenjtë… Duke ndërprerë rrugën e syrit, as aty nuk janë më…
E – Organoja nuk pushon me tingujt e vet i
drithëron blerimet e përgjumura…
Shih, sa e mrekullueshme, e
(çuditshme? është, të them e blertë është
kjo botë – pas valës së njëmiliontë… nëpër
pëshpëritje dhe bardhësi deri në magjepsje.
Tegelat e shiut mbi organo, vijnë
valavinë…
Organoja jehon…

Në Dhèvendlindje,
muaji blinor 2019.