AKTIVITETET KULTURORE GJITHËNJË E MË SHUMË PO I AFROJNË KRIJUESIT…

0
610

Shkruan Murat Gashi

Para disa ditësh ( më 18 Gusht 2018) në Kompleksin Memorial “Zahir Pajaziti” pranë kullës së heroit, në fshatin Turuçicë afër Orllanit në Podujevë u mbajt Festivali Kombëtar i Letërsisë në kuadër të Ditëve të Diasporës.

Në këtë Festival kishin shpallur dhe konkurs për poezi më të mirë artistike, ku dhe unë konkurova. Në këtë Festival, në konkursin letrar të krijuesve kishin konkuruar nga mërgata, autorë nga Kosova, Shqipëria e trojet tjera etnike. Në këtë tubim madhështor letrar që u mbajt, e veçanta e kesaj ore letrare ishte dhe promovimi i revistes letrare “Orfeu”.
Botimet e librave nga autorë të shumtë, si mbrenda në Kosovë, ashtu dhe nga diaspora, gjithnjë e më shumë po i afron njerëzit në mes veti si dhe po e shtrinë aktivitetin Kulturor në pjesë të ndryshme të Kosovës, me përmasa të gjëra në çdo qyetet të Kosovës, si dhe në Shqipëri. Në vitet e fundit, ky aktivitet nuk mungoi edhe nëpër lagje të qyteteve, fshatrave, shkollave etj. i jep imazh tjetër dhe po shkon drejtë kurorëzimit të një bashkimit mbarë kombëtar Kulturor.

Që në fillim kur filloi Festivali i Poezise në Orllan të Podujevës organizuar nga Prokult me drejtor Fatmir Halimi, i cili të pranishmit i përshendeti dhe ju deshiroj mireseardhje poeteve nga Kosova, Shqiperia dhe Diaspora. Poashtu Fatmir Halimi pershendeti dhe falenderoi Ministrin e Kultures, Ministrine e Diaspores dhe Drejtorine e kultures ne Besiane per mbedhtetje materisle te ketij festivali. Ndersa me perurimin e revistes “Orfeu” kryeredaktor i revistës Asllan Qyqalla i cili foli… për vlerat, për materialin e mbarështruar në këtë numër të “Orfeut”. Me pas ne emer te Ministrise se Kultures te pranishmit I pershendeti Zyrtari I kesaj Ministrie, Edis Badallaj.

Manifestimi…Kulla e heroit Zahir Pajaziti tuboi dhjetëra poetë nga mërgata, Kosova dhe Shqipëria. Ne kete tubim letrar drejtori i SHB. ” PROKULT ” foli dhe për rëndësinën e këtij Festivali Kombëtar i Letërsisë në kuadër të Ditëve të Diasporës.Ai me një ndjenjë te prirjes foli rreth çështjes së Letërsisë SHQIPE, kultivimit të saj si dhe për Afrimin e ndjenjave Kulturore nga të gjitha trojet etnike Shqiptare.Më pastaj, foli dhe kryeredaktori I Revistes ” ORFEU “, për vlerat letrare artistike që do të kete kjo revistës.

Pas fjalemit, poetët filluan të lexojnë krijimet e tyre poetike, ndërsa juria i pëpër prej tre anëtarëve: Mevlude Mezini Saraçi, Riza Grejçevci dhe Milazim Kadriu kryetar, përcollën leximet e tyre poetike.Ne kete manifestim lexuan: Murat Gashi, Abdullah Troshupa, Naxhije Doçi, Fadil H Curri,Mini really Rukovci, Odise Plakut, Sherife Berisha Thaçi, Rabije Bytyçi, Hamit Majkovci, Drita Kosumi, Zeqir Fazliu, Diella Çitaku, Halil Gashi, Martin Çuni, Rrahim M. Sadiku, Musa Jupolli, .Mentor Thaqi, Milazim F. Kadriu, Zymer Mehani, Rexhep Halimi, Mehmet Breznica, Shaip Beqiri, Prend Buzhala, Riza Greiçevci, Agim Jerliu, Xhemil Bytyçi, Mevlude Mezini – Saraçi etj.

Duke degjuar lexuesit, sytë derdhën shikimin e dhembjes në statujun ( Lapidarin ) e lartë të heroit kombëtar Zahir Pajazitit kurse Kulla shtrihej “kala ” e pashembur me Flamurin Kuq e zi mbi kulm drejtë qiellit të Dardanisë. Këtu dëgjoj poezi kështuar për heronjtë dhe polutikanë që kishin sakrifikuar shumë për kombëtarizëm.

Këtu shpesh u dëgjue zëri i ” artistit ” Festim AvdylI, i cili i lexoi disa poezi te autoreve.Pas dy orëve të Festivalit Kombëtar të Letërsisë në kuadër të Ditëve të Diasporës, Juria e për bërë prej tre anëtarësh: Mevlude Mezini Saraçi, Riza Grejçevci dhe Milazim Kadriu, të këtij manifestimi, ndau “Çmimin Diaspora”. Duke shpallur rrezulltatet e jurise Milazim Kadriu kryetar i jurise, nder te tjera tha: Ky ishte edicioni i shtate i Manifedyimit ” Festivali Kombetar i Letersise dhe ditet e diaspores ” qe moren pjese qindra krijues nga Kosova, Shqiperia dhe Diaspora ku moren edhe dhjetra cmime e mirenjohje. Vendin e parë ia ndau poetit Musa Jupolli, që jeton e vepron në Paris, çmimin e dytë poetes nga Prishtina Naxhije Doçi dhe çmimin e tretë poetit nga Tirana, Odise Plakut. Në fund me këtë rast krahas urimit për poetët e shpërblyer nga mërgata, Kosova e Shqipëria, u shtue një koktej në Restaurantin ” Milenium ” buzë liqenit të Batllavë.

Këtu më koha ishte vonë, mua mu dasht të nisem për në Prishtinë, ndonëse autobusi i fundit ishte në ora 20.Që në fillim më bëri përshtypje organizimi i mirë i kësaj ore të madhe letrare për Ditët e Diasporës por edhe mbare kombëtare, me shpresë se vitet tjera manifestimet kulturore letrare do të jenë dhe të finishme dhe më të bashkuare.Poashtu, më beri pershtypje edukata e miqësisë dhe e bujarisë Rifat Rexhepi, Ibrahim Xhemajli dhe vellau i tij Ismajl Xhemajli që dua ti falënderoj këta miq nga Ferizaji shumë të respktuar të cilët më shoqëruan me makinën e tyre deri në stationin e autobusit në Prishtinë.

Dërgoi për publikim, Zymer Mehani, gazetar