Gjin Musa, gazetar dhe analist i pavarur.
Sote u vendosen kurora me lule nga personeli i ambasades Shqiptare pran selis se Shejte te Vatikanit dhe personeli i Ambasades se rep.Kosoves ne rep.e Italisë.
Me inisativen e ambasadorit te rep. Shqiperisë pranë selisë se Shejte ne Vatikan z.Visar Zhiti ky aktivitet u zhvillue ne bashkepunim me te tre ambasadat, ate te Shqiperis dhe te Kosoves si eshe ate te Vatikanit.
Festa ne perkujtim te 549 vjetorit te vdekjes se Heroit ton Kombetar, Gjergj Kastrioti, Skenderbeu, u hape me kengen kushtuar Atdheut te kenduar nga rapsodi popullur Pjeter Pjetri, kenga u shoqerue me duartrokitje nga te pranishmit.
Ambasadori Visar Zhiti pasi falnderoje te pranishemit ne kete dite perkujtimore, foli per jeten dhe historin e legjendes se kombit Shqiptar, Heroin kombetar Gjergj Kastrioti, Skenderbeu.
U deshen te kalonin mbi 500 vite, qe kombi Shqiptare ti falte njerzimit Shejten Nane Tereza, kombi jone i perket njerzimit, permendorja e Gj. Kastriotit Skenderbeu eshte dhjetra shtete te botes, kurse Nana Shejtenesh i perket botes mbare.
Ne fjalen e saje pershendetese Ambasadorja e Shqiperis ne Romë znj. Anila Bitri pasi pershendeti bashke atdhetaret nga Shqiperia, Kosova dhe Maqedonia qe jetojn aktualishte ne Romë dhe ishin te pranishem ne kete dite perkujtimore.
Ambasadorja Bitri tha: Ky kolos i kombit Shqiptar duhet te na mbledhi ne ç’do feste qe ka kombi i jone, ketu ne kete piac qe mbane emerin, “Piaca Albania”.
Ambasadorja e rep, se Kosoves znj. Alma Lama pershendeti te pranishemit ne emer te ambasades dhe pasi foli per figuren historike te Kombit tone,beri thirrje per dashuri dhe unitet,Shqiptaret kudo qe ndodhet ne trojet e veta,kane nji flamur,kane nji fe,atdheu mbi te gjitha,kete beri Heroi kombetar per kombin ne ato kohe aqe te veshtira.
Ne aktivitet pershendeten Italian, Arbereshe dhe klerikë, te cilet dhane vleresimet per kombin Shqiptar, per heroj i cili perfaqeson kudo ne botë, demokracin dhe atdhedashurin per kombin dhe flamurin.
Aktiviteti u mbydhe po nene tingujt e çiftelis dhe te zanit brilant te rapsodit Pjeter Pjetri.
Per heroin tone kombetar jane shkruar me mijra libra kudo ne bot, biblotekat ma ne za kane ne sfondet e tyre kryesore Gjergj Kastriotin-Skenderbeu.
Gjergj Kastrioti, Heroi Kombëtar i Shqipërise lindi në vitin 1403, i përkiste familjes mbretërore të Kastriotëve. I ati ishte Gjon Kastrioti, udhëheqës i qyteteve më të mëdha të asaj kohe, Krujës dhe Mirditës dhe e jëma ishte Vojsava.
U mor si janicer (rob) gjatë përhapjes se perandorisë otomane, së bashku me tre vëllezërit e tij si një garanci besnikërie dhe nënshtrimi të të atit të tij ndaj sulltanit turk. Gjergji, falë zgjuarsisë dhe trimërisë së tij, fitoi favorizimin e sulltanit. U edukua në oborrin e Muhamedit B’, dhe u emërua si Sanxhak Bej (komandat trupash) më i ri në të gjithë ushtrinë otomane. Që nga mosha e tij fëminore, Sulltani e admironte trimërinë e tij por edhe karakteristika të tjera që ebënin të ngjashëm me Aleksandrin e Madh dhe për këtë arsye i dha titullin Skënderbeu (iskender Bej), domethënë Aleksandër Beu.
Gjergj Kastrioti – Skënderbeu (6 maj 1405 – 17 janar 1468) sintetizon një epokë të tërë historike që mori emrin e tij: luftën njëshekullore kundër pushtimit osman (fundi i shek. XIV – fundi i shek. XV). Nën udhëheqjen e tij, lufta e shqiptarëve u ngrit në një shkallë më të lartë e më të organizuar dhe shënoi një kthesë vendimtare në zhvillimin politik të Shqipërisë.
Gjergj Kastrioti – Skënderbeu ishte përfaqësuesi më konsekuent dhe më i shquar i elitës drejtuese shqiptarë që udhëhoqi më vendosmëri frontin e luftës së shqiptarëve kundër pushtuesve osmanë. Ai realizoi të parin bashkim të shqiptarëve, Lidhjen Shqiptare të Lezhës, e cila hapi rrugën e krijimit të shtetit të pavarur shqiptar, themeluesi i të cilit u bë ai vetë. Kujdes të veçantë Skënderbeu i kushtoi ruajtjes së burimeve të brendshme ekonomike, tek të cilat u mbështet lufta. Duke fuqizuar mbrojtjen në brezin kufitar, në lindje e në jug, ai i dha mundësi banorëve të viseve të lira të zhvillonin një veprimtari ekonomike deri diku normale.
Krahas mbrojtjes së vendit, Skënderbeu i kushtoi vëmendje çlirimit të viseve të pushtuara që ndikoi në formimin e mëtejshëm të lidhjeve më banorët e këtyre viseve dhe në forcimin e bashkimin e të gjithë popullit shqiptar. Aftësitë e Skënderbeut si burrë shteti spikatën edhe në marrëdhëniet me vendet e tjera. Duke pasur të qartë së rrezikut osman mund t’i bëhej ballë vetëm më sukses vetëm me forca të bashkuara, Skënderbeu kërkoi pareshtur pjesëmarrjen e vendeve evropiane në luftë kundër armikut të përbashkët.
Në kushtet e pabarazisë së theksuar ndërmjet forcave osmane dhe atyre shqiptare, Skënderbeu përpunoi strategjinë dhe taktikën e tij luftarake, në bazë të së cilës qëndronte mendimi se fitorja nuk mund të varej nga numri i ushtarëve. Ai mbante armikun në alarm të përhershëm, i priste rrugën e fuqizimet dhe, pasi e kishte futur në kurth, e godiste me sulme të fuqishme e të befasishme.
Skënderbeu u shndërrua në simbol të luftës për liri e pavarësi. Ai mbeti një figurë e dashur për shqiptarët edhe pas vdekjes së tij. Kujtimi i tij mbeti gjithnjë i gjallë nëpër këngët, gojëdhënat e tregimet e shumta popullore që i dhanë atij tiparet e një figure legjendare.
Vepra dhe figura e Skënderbeut kishte përmasa dhe rëndësi evropiane. Ai u vlerësua lart nga personalitetet e shquara evropiane të kohës. Këtë e dëshmon edhe fakti së për Skënderbeun është shkruar një literaturë e shumëllojshme, prej qindra vëllimesh, të botuara në shumë gjuhë te huaja.